25 Shkurt 2025, 17:47
Nga M.B
Foto ilustruese
SERBIA- Policia serbe bastisi të martën zyrat e të paktën katër organizatave të shoqërisë civile si pjesë e një hetimi mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) në Serbi. Ky veprim vjen pasi administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ngriu në janar fondet e kësaj organizate për 90 ditë dhe që atëherë ka ndërmarrë hapa për ta shpërbërë agjencinë e ndihmave, duke shkarkuar mbi një mijë punonjës të saj. Dy organizata me seli në Beograd, Qendra për Hulumtime, Transparencë dhe Përgjegjësi, ‘CRTA’, si dhe Nisma Qytetare konfirmuan se forcat policore bastisën zyrat e tyre të martën.
Prokurori i Shtetit Nenad Stefanoviç tha se Serbia ka kërkuar informacione nga Departamenti amerikan i Drejtësisë mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve të USAID-it dhe pastrim parash në Serbi, duke iu referuar deklaratave të Presidentit Trump, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, miliarderit Elon Musk si dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë pas vendimit për ngrirjen e fondeve të USAID-it.
Departamenti i posaçëm kundër korrupsionit ka kërkuar nga policia “të mbledhë të gjitha të dhënat e zbulimit për të verifikuar informacionin dhe për të mbledhur prova mbi shpenzimet e dyshimta të fondeve të USAID-it, keqpërdorimit të fondeve dhe dyshimeve për pastrim parash”, tha prokurori Stefanoviç.
Policia është udhëzuar të mbledhë tërë dokumentacionin rreth donacioneve të USAID-it për katër organizata joqeveritare, tha ai. Njëra prej përfaqësuesve të organizatës “Nisma Qytetare”, Dragoslava Barzut tha se policia kishte hyrë në zyrat e tyre në orët e hershme të mëngjesit dhe kishte kërkuar dokumentacionin financiar. Sipas saj, policia nuk kishte paraqitur një urdhër nga gjykata.
“Nuk do të ishte problem sikur të kishte një procedurë ligjore, por qartazi nuk bëhet fjalë për një të tillë. Kjo është një formë shtypjeje dhe keqpërdorimi politik i institucioneve tona për t’u përballur me ata që kanë njoftuar me vite se si shteti ynë, pra qeveria, zbaton vendime të caktuara. Kjo është thjesht një shtypje kundër atyre që mendojmë ndryshe. Gjatë disa muajve të fundit kjo prirje është përshkallëzuar”, deklaroi ajo.
Përmes një deklarate të shkruar kjo organizatë e cilësoi bastisjen si një “sulm serioz kundër të drejtave themelore civile dhe vazhdimësi të trysnisë së jashtëligjshme ndaj shoqërisë civile në Serbi”.
“Përdorimi i policisë për qëllime politike paraqet një keqpërdorim të ashpër të institucioneve të shtetit për të goditur ata që mendojnë ndryshe dhe kufizim të aktiviteteve të lira dhe demokratike në Serbi”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.
Përfaqësuesja e saj po ashtu hodhi poshtë pretendimet se bastisjet po bëheshin për të hetuar keqpërdorimin e fondeve të USAID-it.
“Edhe disa organizata që nuk kanë asnjë lidhje me USAID-in, janë po ashtu objekt i kësaj shtypjeje. Kjo sugjeron që në fakt synimi i autoriteteve janë ata që mendojnë ndryshe. Kjo është trysni që po ushtrohet ndaj lirive civile, ndaj vlerave dhe parimeve demokratike ngaqë ne gjithmonë, që nga vitit 1996 e deri më sot, kemi luftuar ekskluzivisht për interesat e qytetarëve dhe për një pjesëmarrje më të madhe të tyre në vendimmarrje”, tha Dragoslava Barzut.
Ndërkohë organizata CRTA, e cila bën vëzhgimin e pavarur të zgjedhjeve në Serbi, postoi në rrjetin X se “po bashkëpunonte plotësisht me autoritetet shtetërore”.
Bastisjet në Serbi po ndodhin në një kohë kur Presidenti populist Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e tij po përballen gjatë muajve të fundit me protesta kundër korrupsionit. Demonstratat e udhëhequra nga studentët janë rritur dhe shndërruar në një lëvizje mbarëkombëtare kundër korrupsionit që po i krijojnë probleme Presidentit Vuçiç, përkrahës i zëshëm i Presidentit Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Që nga vitet 1990, USAID ka investuar miliarda dollarë në vendet si Moldavia, Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina – të gjitha shtete ish komuniste, që synojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
Në këto shtete, fondet e USAID-it kanë promovuar institucionet demokratike dhe reformat, kanë ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe sigurisë energjetike, kanë fuqizuar bizneset dhe ekonomitë dhe kanë mbështetur një numër të rëndësishëm organizatash joqeveritare dhe mediat e pavarura. Shumica e donacioneve në Serbi u janë dhënë institucioneve shtetërore, sipas zyrtarëve të opozitës dhe njoftimeve të mediave të pavarura./ VOA
usaid
Bota
25 Shkurt 2025, 17:41
E. D
Keir Starmer
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Rusia përbën kërcënim për Britaninë e Madh...
Bota
25 Shkurt 2025, 17:22
B.Z
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT - Pas vendimit për kufizimin e marzhës së fitimit për 102 grupe produktesh, Kuvendi i Maqedonisë...
Bota
25 Shkurt 2025, 17:20
E. D
foto ilustruese
SERBI- Nuk ka asnjë paralajmërim se punonjësit e Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës do t&e...
Bota
25 Shkurt 2025, 17:15
E. D
Donald Trump
SHBA- Një gjykatës federal të hënën hodhi poshtë kërkesën e agjencisë së lajmeve “Ass...
Bota
25 Shkurt 2025, 16:29
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump thotë se është afër arritjes së një marrëveshjeje me Kievin dhe Moskë...
Bota
25 Shkurt 2025, 15:59
M.B
Foto ilustruese
VATIKAN- Për shekuj, një nga tabutë më të mëdha në Vatikan ishte diskutimi i hapur për shë...
Bota
25 Shkurt 2025, 15:55
E. D
Donald Tusk
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk ka pësuar një incident teksa po bënte ski me nipërit e tij. Tusk e ka bër...
Bota
25 Shkurt 2025, 15:39
E. D
Emmanuel Macron
SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi presidentin amerikan Donald Trump për marrjen e ...
Bota
25 Shkurt 2025, 15:33
E. D
foto ilustruese
SERBI- Policia serbe bastisi të martën zyrat e të paktën katër organizatave të shoqërisë civile si ...
Bota
25 Shkurt 2025, 15:12
B.Z
Zelensky
UKRAINË - Parlamenti i Ukrainës, në një shfaqje simbolike të mbështetjes, ka miratuar një rezolutë pë...