LIVE UPDATES
Insights

Analiza: Ja pse Putini përfiton më shumë nga blofi, sesa lufta kundër Ukrainës

11 Shkurt 2022, 15:19 Nga DOSJA
Analiza: Ja pse Putini përfiton më shumë nga blofi, sesa lufta

Nga Ivan Krastev- “New York Times”

Në javët e fundit të Luftës së Parë Botërore, një gjeneral gjerman u dërgoi një telegram aleatëve të tij austriakë, duke e përmbledhur kështu situatën. “Situata është serioze, por jo katastrofike!”. Pak orë më vonë mbërriti përgjigja e austriakëve:“Këtu situata është katastrofike, por jo serioze!”.

Sigurisht që kjo është një shaka, por që përmbledh më së miri mosmarrëveshjen aktuale midis Amerikës dhe Evropës sa i përket situatës në Ukrainë. Për Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Joe Biden, që miratoi zyrtarisht të mërkurën një dislokim të trupave amerikane në Evropën Lindore, një pushtim rus i udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin është një “mundësi realiste”.

Për Evropën, jo dhe aq. Një diplomat i lartë gjerman e përmblodhi me pak fjalë këtë divergjencë:“SHBA mendon se Putin do të nisë një luftë në shkallë të plotë ndaj Ukrainës. Ndërkohë evropianët mendojnë se ai po luan bllofin”.

Ndoshta kjo mosmarrëveshje është e pritshme. Tek e fundit, për një publik europiano–perëndimor lufta në shkallë të gjerë, është përgjithësisht po aq e paimagjinueshme sa edhe një pushtim alien. Dekadat e shumta të paqes në Evropën Perëndimore, të kombinuara me varësinë e thellë të kontinentit nga nafta dhe gazi i Rusisë, i nxisin zyrtarët evropianë të supozojnë se lëvizjet agresive ruse duhet të jenë me siguri një hile e Kremlinit. Por tendenca evropiane për të pasur një qasje më të butë ndaj Rusisë pikërisht në këto momente, nuk shpjegon arsyen se pse pas alarmimit fillestar, edhe zyrtarët ukrainas duket se ndajnë tashmë të njëjtën pikëpamje me ta.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e minimizoi javën e kaluar kërcënimin e menjëhershëm të luftës, duke deklaruar se situata ishte “e rrezikshme, por e paqartë”. Për një vend të kërcënuar nga 130.000 trupa ruse në kufi, ky është një vlerësim i habitshëm. Po çfarë fshihet pas tij?

Përgjigja është befasuese, madje paradoksale. Evropianët dhe ukrainasit janë skeptikë ndaj një pushtimi të madh rus në Ukrainë, jo sepse ata kanë një pikëpamje më të mirë mbi Vladimir Putinin sesa homologët e tyre amerikanë. Përkundrazi, kjo ndodh sepse ata e shohin atë si më keqdashës. Lufta, arsyetojnë ata, nuk është loja thelbësore e Kremlinit. Përkundrazi, loja kryesore bazohet tek një grupim i madh taktikash që janë të dizenjuara të destabilizojnë Perëndimin. Për Evropën, kërcënimi i luftës mund të rezultojë të jetë më shkatërrues sesa vetë lufta.

Amerika dhe Evropa nuk janë të ndara mbi atë që dëshiron të arrijë presidenti rus. Me gjithë spekulimet rreth motiveve të tij, shumë gjëra janë tanimë të qarta:Kremlini dëshiron një shkëputje simbolike nga vitet 1990, duke e varrosur rendin ndërkombëtar të pas Luftës së Ftohtë.

Kjo e fundit duhet të marrë formën e një arkitekture të re evropiane të sigurisë, që njeh sferën ruse të ndikimit në hapësirën post-sovjetike, dhe që e hedh poshtë universalitetin e vlerave perëndimore. Në vend të ri–ngritjes së Bashkimit Sovjetik, qëllimi është rimëkëmbja e asaj që Putin e konsideron si Rusia historike. Ky mesazh është përcjellë si në Uashington po ashtu edhe në Bruksel. Ndërkaq,në të dyja anët e Atlantikut ekziston një marrëveshje e përgjithshme se çfarëdo që të bëjë më pas, Kremlini nuk do të qëndrojë palëvizur. Pra Rusia nuk do të tërhiqet në heshtje.

Por ndërsa amerikanët priren të besojnë se Putin ka nevojë për një luftë të nxehtë në Ukrainë që të përmbushë ambiciet e tij të mëdha, evropianët, dhe me sa duket ukrainasit besojnë se një strategji hibride – që përfshin praninë ushtarake në kufi, përdorimin si armë të furnizimeve me energji dhe sulmet kibernetike – do t’i shërbente më mirë. Dhe kjo qasje bazohet në disa arsyetime logjike. Një inkursion rus në Ukrainë, mund ta shpëtojë rendin aktual evropian. NATO nuk do të kishte zgjidhje tjetër, veçse të kundërpërgjigjej me vendosmëri, duke vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, dhe duke vepruar në unitet.

Duke e përshkallëzuar konfliktin, Vladimir Putin mund të bashkojë kundërshtarët e tij. Përkundrazi, frenimi mund të ketë efektin e kundërt:pa një pushtim, politika e presionit maksimal, mund të përfundojë duke e përçarëdhe paralizuar NATO-n.

Për të parë se si mund të ndodhë kjo, mjafton të shohim Gjermaninë. Para krizës, Gjermania ishte aleatja më e ngushtë e Amerikës në Evropë. Por ndërkohë ajo mburrej se kishte një marrëdhënie të veçantë me Moskën, dhe se ishte partnerja më e rëndësishme për Evropën Lindore dhe atë Qendrore. Ndërkohë që sot disa zyrtarë në Uashington kanë vënë në pikëpyetje gatishmërinë e këtijvendi për t’u përballur me Rusinë, marrëdhëniet e Berlinit me Moskën po përkeqësohen me shpejtësi, dhe shumë evropiano-lindorë janë të shqetësuar nga ngurrimi i dukshëm i Gjermanisë për t’i mbështetur aleatët.

Vështirësitë e Gjermanisë janë një shembull i asaj që mund të ndodhë nëse Putin vazhdon kërcënimet e tij, por pa kaluar tek një pushtim faktik. Dhe më e rëndësishmja, nuk ka ndryshuar Gjermania, por bota në të cilën ajo vepron.

“Pozicioni i saj, është ai i një treni që qëndron pa lëvizur,edhe pasi stacioni hekurudhor ka marrë flakë”- më tha Bojan Pancevski, korrespondenti i “The Wall Street Journal” për Gjermaninë. Sot, forca gjeopolitike nuk përcaktohet nga fuqia ekonomike që zotëron një shtet, por nga sasia e dhimbjes që mund të durosh.

Në dallim nga koha e Luftës së Ftohtë, armiku nuk është dikush që ndodhet pas Perdes së Hekurt, por dikush me të cilin bëni tregti, nga i cili merrni gaz, dhe tek i cili eksportoni mallra të teknologjisë së lartë. Fuqia e butë i ka lënë vendin elasticitetit. Dhe ky është një problem për Evropën. Nëse suksesi i Putin do të përcaktohet nga aftësia e shoqërive perëndimore për t’u përballur me presionin e çmimeve të larta të energjisë, keqinformimit dhe paqëndrueshmërisë politike gjatë një periudhe të gjatë, atëherë ai ka arsye të mjaftueshme për të shpresuar.

Siç qëndrojnë gjërat, Evropa është dukshëm e papërgatitur për këto sfida. Korrigjimi i kësajsituate, nëpërmjet investimeve tek kapacitetet ushtarake, diversifikimit të energjisë dhe ndërtimit të kohezionit social, duhet të jetë fokusi kryesor i kontinentit. Evropianët kanë të drejtë të besojnë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk është i pashmangshëm. Madje mund të jetë e saktë të thuhet se nuk është skenari më i mundshëm. Por ne nuk mund ta mashtrojmë veten se mund ta kapërcejmë testin e qëndrueshmërisë.

“Nëse fton një ari të kërcejë, nuk je ti që e vendos se kur përfundon vallëzimi, por ariu”-thotë një proverb rus.

Shënim: Ivan Krastev, është anëtar i përhershëm në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë,dhe ekspert i politikës ndërkombëtare.

LAJMI KRYESOR: Kriza e Ukrainës/ Lavrov acarohet me sekretaren britanike, Biden: Është luftë botërore

 

Marrë nga bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

opinione opinione ivan krastev konflikti rusi-ukraine vladimir putin ivan krastev konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll
Insights 11 Shkurt 2022, 11:10

In Memoriam Kadrie Kadare

Nga Ilir NikollaKadrie Kadare, një intelektuale që arriti gjithçka duke refuzuar ndihmën e mbiemritAjo që të gjithë në mjediset e inteligjencies së Tiran...

Insights 8 Shkurt 2022, 19:20

Një fantazmë blen Portin e Durrësit

Nga Klodian TomorriTIRANË– Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet