LIVE UPDATES
Insights

Ballkani sërish në rrezik, nga lufta mund ta shpëtojë vetëm vendosmëria e SHBA-së

15 Shkurt 2022, 15:38 Nga DOSJA
Ballkani sërish në rrezik, nga lufta mund ta shpëtojë

Shtetet e Bashkuara sapo kanë autorizuar shitjen tek Kroacia të disa helikopterëve ushtarakë. Rusia u kundërpërgjigj menjëherë, duke i ofruar armë Serbisë. Si historia, ashtu edhe situata aktuale sugjerojnë se diçka është duke ndodhur. Ne po shohim një ndërthurje të faktorëve lokalë dhe atyre rajonalë në një lojë gjeopolitike globale. Fjala nuk është vetëm për Ballkanin, por edhe për Ukrainën dhe të tjerët. Kroacia ndodhet në pjesën perëndimore të atij që është quajtur që në lashtësi “Intermarium”, pra në territoret midis Detit të Zi, Detit Baltik, dhe Detit Adriatik.

Ajo është fqinje me Hungarinë dhe Sllavoninë në veri dhe verilindje, me Serbinë në juglindje dhe në jug me Bosnje Hercegovinën. Kroacia laget nga Deti Adriatik në perëndim, ashtu si Mali i Zi dhe Shqipëria. Kroatët katolikë janë sllavë të jugut, së bashku me serbët e krishterë ortodoksë dhe boshnjakët myslimanë. Më parë ata ishin një popull sllavo-jugor (jugosllav), por në të kaluarën u ndanë sipas linjave fetare dhe të civilizimeve.

Paraardhësit e sllavëve të jugut bashkëkohorë ishin pjesë të Perandorisë Romake. Pas ndarjes së saj, disa mbetën të krishterë latinë, ndërsa të tjerët ranë nën ndikimin e Perandorisë Bizantine dhe besimit të saj ortodoks. Në shekullin XII-të Bosnja iu nënshtrua Bogomilizmit, një lëvizje heretike gnostike, e cila e kishte origjinën në Bullgari. Ithtarët e saj u persekutuan për 100 vitet e ardhshme si nga Kisha Katolike Romake, ashtu edhe nga Kisha Ortodokse Serbe. Në shekullin XIV-të, Bosnja dhe Serbia u pushtuan nga osmanët. Shumë nga ish-bogomilët boshnjakë e përqafuan Islamin. Represioni mysliman çoi në rebelime, arratisje, migrime serbe në veri, dhe rrjedhimisht në krijimin e një kufirit ushtarak të diktuar nga serbët në emër të Perandorisë Habsburge dhe kundër osmanëve.

Kësisoj bashkësitë fetare u ndërthurën në një mozaik konfuz të sllavëve të jugut. Për shkak të largësisë së tij, Mali i Zi arriti ta ruante autonominë e tij nga Turqia. Ndërkohë, Kroacia funksiononte si një pjesë praktikisht autonome e Mbretërisë së Hungarisë, e cila megjithatë, pjesërisht ra nën kontrollin e turqve në shekullin XV-të.

Në shekullin XV-të polakët dhe më vonë Habsburgët, luftuan në Ballkan për të sprapsur Islamin. Përfundimisht, Rusia e zhvendosi ndikimin e Portës së Madhe në Ballkanin Lindor.Austria e dëboi Turqinë nga pjesa më e madhe e Ballkanit Perëndimor. Greqia përfitoi nga mbështetja e Fuqive të Mëdha për të arritur pavarësinë e saj. Serbia uvetë–çlirua në fillimin e shekullit XIX-të. Shqipëria ishte e fundit në vitin 1912, në vazhdën e luftërave ballkanike, të cilat së pari i dhanë fund sundimit osman në Evropë, dhe më pas vunëpërballë njëri-tjetrin fitimtarë ballkanikë të atij konflikti.

Për popujt ballkanikë, Lufta e Parë Botërore ishte thjesht një zgjatim i luftës së mëparshme. Për shkak se Shtetet e Bashkuara i dhanë një ndihmë jetike Anglisë dhe Francës për të mposhtur Gjermaninë në Frontin Perëndimor në vitin 1918, Serbia doli e fituar nga ajo luftë.

Në fillim gllabëroi Malin e Zi, i vetmi komb aleat që u zhduk nga harta. Pastaj Serbia nënshtroi Kroacinë, Sllavoninë dhe Bosnje-Hercegovinën në mbretërinë e saj, e cila shumëshpejt u riemërtua me emrin Jugosllavi. Serbët ishin kombësia dominuese në atë mbretëri,duke i denigruar të tjerët. Tensionet shpërthyen hapur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur sllavët e jugut luftuan kundër njëri-tjetrit të pozicionuar në disa koalicione dhe grupime. Disa bashkëpunuan me Boshtin. Të tjerët preferuan italianët mbi gjermanët apo anasjelltas.

Komunistët, të cilët ishin edhe më të pamëshirshmit, dolën në fund fitimtarë. Ishte Stalini ai që garantoi triumfin e tyre, pasi Ushtria e Kuqe e përzuri Wehrmacht-in nga Ballkani. Në vitin 1945, Jugosllavia u rishfaq nën sundimin e kuq. Por shumë shpejt edhe pse e ruajti marksizëm-leninizmin e saj, u bë një shtet i vetmuar “nacional-bolshevik”, duke iu bashkuar lëvizjes së shteteve të paangazhuara në ndonjërin prej 2 blloqeve të mëdha të Luftës së Ftohtë, atij kapitalist dhe atij komunist. Beogradi krenohej me statusin e një diktature komuniste më pak kufizuese. Brenda federatëselementi serb mbeti de fakto dominues. Në vitin 1989, kur forcat centrifugale shpërbënëJugosllavinë (dhe së shpejti edhe Bashkimin Sovjetik), pakicat vendosën që të shkëputen në shtete të veçanta.

Serbët kundërshtuan, ndaj shpërtheu lufta. Sllovenia e arriti lirinë pa derdhur shumë gjak. Pjesa tjetër përjetoi një kalvar vdekjesh, shkatërrimesh dhe spastrimesh etnike. Ndërhyrja e Amerikës e ndali gjakderdhjen, dhe i dha fund vuajtjeve.

Po ashtu SHBA-ja i frenoi ambiciet e Serbisë. Beogradi humbi një pjesë të madhe të territorit të tij. Kur Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006, ai u bë një vend pa dalje në det.Ndërkaq, Bosnje-Hercegovina e shpalli veten një shtet më vete, ashtu si edhe Sllovenia, Kroacia. E fundit ishte Kosova në vitin 2008.

Nuk është për t’u habitur, që këto zhvillime e kanë nervozuar Serbinë. Ajo është afruar shumë me Rusinë. Pakicat serbe në Kosovë, dhe sidomos ajo në Bosnje Hercegovinë është e shqetësuar. Madje në vitin 2016, në Mal të Zi pati një tentativë për grusht shteti nga elementët pro-serbë. Dhe pse disa segmente të politikës serbe, kërkojnë pasjen e raporteve të mira me Perëndimin, si dhe integrimin në Bashkimin Evropian, të tjerët preferojnë Rusinë, dhe shpresojnë për një ndryshim të rrethanave gjeopolitike. Nëse kjo do të thotë luftë, apo thjesht një test vullnetesh, këtë do ta shohim së shpejti. Si kudo tjetër, paqja në këtë rajon varet nga vendosmëria e Amerikës.

Marrë nga Bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

opinione opinione ballkani perendimor konflikti rusi-ukraine rajoni i ballkanit rusia shba ballkani perendimor konflikti rusi-ukraine rajoni i ballkanit rusia shba

Sondazh

Poll
Insights 14 Shkurt 2022, 08:39

Nga Aristoteli te Lali Eri?

Në Tiranë. Rruga “Mine Peza”. Pingul me të rruga “Kongresi i Tiranës” dhe sheshi para shkollës “Hasan Vogli”. Një pallat i verdhë me një akacie të lartë dhe kat...

Insights 11 Shkurt 2022, 11:10

In Memoriam Kadrie Kadare

Nga Ilir NikollaKadrie Kadare, një intelektuale që arriti gjithçka duke refuzuar ndihmën e mbiemritAjo që të gjithë në mjediset e inteligjencies së Tiran...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet