LIVE UPDATES
Insights

Nga Aristoteli te Lali Eri?

14 Shkurt 2022, 08:39 Nga DOSJA
Nga Aristoteli te Lali Eri?

Në Tiranë. Rruga “Mine Peza”. Pingul me të rruga “Kongresi i Tiranës” dhe sheshi para shkollës “Hasan Vogli”. Një pallat i verdhë me një akacie të lartë dhe katër kazanë plehrash buzë një hapësire prej vitesh të pazënë. Mirëpo, ja, prej disa ditësh një tip ekskavatori filloi ta sheshonte, ta nivelonte, ta qëronte atë. Pyes një, dy, tre banorës të zonës dhe nga të tre marr të njëjtën përgjigje: “Këtu do të bëjnë një parking”. Dhe menjëherë e mblodha mendjen sepse m’u kujtua një filozof grek i shekullit IV para erës së re (ose, ndryshe, para Jezu Krishtit).

Një filozof me emrin Aristotel, që mbronte tezën sipas së cilës Natyra e ka tmerr boshllëkun ! Tezë që shkenca e ka hedhur poshtë prej kohësh. Megjithatë, këtë tezë e ka përqafuar, mbështetur dhe po e zbaton fuqishëm (kurrsesi pa rrokjen e parë kjo fjalë!) Erion Veliaj, kryetari (me “t” kjo fjalë, kurrsesi me “k” në vend të saj!) i Bashkisë së Tiranës dhe kanakari i përjetshëm i kryeministrit Rama po aq të përjetshëm.

Me siguri që lali Eri – siç i pëlqen atij ta thërrasë brezi i ri i kryeqytetit shqiptar – do t’i ketë studiuar veprat e Aristotelit, madje, atij duhet t’i ngjajë vetja si mëma Natyrë ngaqë vërtet nuk po lë asnjë hapësirë të lirë, d.m.th. bosh, në çifligun e tij, pra, në qytetin e Tiranës! Kudo po ndërtohen kulla, kulla pa mbarim, parkingje, parkingje pa mbarim, aq sa jam kureshtar të mësoj cila nga veprat e Aristotelit ia ka shtënë në mendje dhe ndezur në shpirt lali Erit urrejtjen patologjike për boshllëkun.

Mirëpo, nga ana tjetër, lali Eri aristotelian ka shkuar më larg se frymëzuesi i tij grek! “Si kështu?” – mund të habiten shumë nga lexueset e lexuesit tejet kureshtarë të këtij shkrimi – Si është e mundur?”. Ja, pra, që qenka e mundur: Aristoteliani ynë kombëtar ka shkuar edhe më larg se vetë mëma Natyrë: Ai po krijon boshllëqe që t’i mbushë po vetë ai! Po, po, a nuk krijoi ai boshllëkun e quajtur “parking” nën sheshin “Skënderbe” për ta mbushur me makina? Shkencëtarët e sotëm duhet t’i heqin atij – në shenjë nderimi të pafund – kapelet, maskat antikovid, madje edhe prezervativat anti-aids!

Kjo logjikë postaristoteliane ka funksionuar para disa vitesh diku pranë rrugës “Mine Peza” te një treg fshatar ku bashkia investoi për modernizimin e tij me banakë, me strehë dhe madje me dy ËC portative të reja, por që nuk funksionuan kurrë, sepse u hoqën nga vetë bashkia për t’u zëvendësuar me dy ËC të vjetra, të cilat, edhe ato, u hoqën po nga vetë Bashkia, mandej, më vonë, u hoqën edhe banakët, edhe strehët, kështu që sot aty shtrihet vetëm një hapësirë betoni ku, sipas disa gjuhëve hidhësisht profetike, ka mundësi të ndërtohet ndonjë kullë! Ja, pra, se si lali Eri, aristoteliani ynë kombëtar, krijon boshllëqe, të cilat i mbush po vetë në mënyrë që mëma Natyra të mos lodhet, rraskapitet e plaket para kohe duke i mbushur vetë ato!

Kjo logjikë postaristoteliane vlejti edhe për Astirin, vlen edhe për lagjen “5 Maji”: Atje gjithashtu u shembën ose po shemben shtëpi për të krijuar një boshllëk që u mbush ose do të mbushet po me shtëpi! Nuk e di pse pardje pata një si frikë që tek hapësira ngjitur me rrugën “Kongresi i Tiranës”, të cilën e përmenda në krye të këtij shkrimi, parkingu i projektuar për t’u ndërtuar mund të transformohej në pallat shumëkatësh, por isha gabuar: Dje vura re se hapësira në fjalë ishte mbathur me dhe, sipër të cilit po hidhej e nivelohej një shtresë e trashë çaklli!

Prandaj, të nderuara lexuese dhe zotërinj të nderuar, bëni çmos që t’u largoheni hapësirave boshe, sepse ato ndodhen në një situatë kritike: atje ose do të ndërtohen kulla shumëkatëshe që t’ju pengojnë të shijoni dritën e diellit, ose do të shtrihen parkingje ku orë e çast makinat do të vjellin ose më saktë (ndjesë veshëve tuaj të moralshëm!) do të pjerdhin gazra aq të dëmshme për shëndetin tuaj dhe atë të fëmijëve tuaj!

Së fundi, por jo më së paku, duhet t’ju paralajmëroj edhe për një rrezik tjetër, të cilin e ka parandier këtu e shumë vite më parë shkrimtari i mirënjohur Fatos Kongoli në njërin prej romaneve të tij të realistë deri në dhimbje, kur vë në gojën e njërit prej personazheve këto fjalë: “Ruhuni nga piedestalët e zbrazët, se ka nga ata që do të vërsulen të hipin atje me çdo kusht!”. Sigurisht, pak rëndësi ka nëse mëma Natyrë i ka apo nuk i ka tmerr piedestalët e zbrazët, fakti është se Erion Veliaj, lali Eri aristotelian, po ndërton prej vitesh një piedestal tmerrësisht të zbrazët, të cilin do të kërkojë ta mbushë vetëm me praninë e tij të zbrazët e hijelehtë, aq më tepër që po qarkullojnë zëra, sipas të cilëve kryeministri Rama po e përgatit atë si kryeqeveritar të ardhshëm! Po, po, si i kryeqeveritar… (me “t” kjo fjalë, kurrsesi me “k” në vend të saj!). Marrë nga Panorama

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog aristoteli edmond tupja erion veliaj lali eri aristoteli edmond tupja erion veliaj lali eri

Sondazh

Poll
Insights 11 Shkurt 2022, 11:10

In Memoriam Kadrie Kadare

Nga Ilir NikollaKadrie Kadare, një intelektuale që arriti gjithçka duke refuzuar ndihmën e mbiemritAjo që të gjithë në mjediset e inteligjencies së Tiran...

Insights 8 Shkurt 2022, 19:20

Një fantazmë blen Portin e Durrësit

Nga Klodian TomorriTIRANË– Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet