Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SARANDE– Kryedemokrati Lulzim Basha e quajti një ‘grusht’ të pastër institucional situatën e krijuar me krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim nga Saranda, në vijim të turit të takimeve në rrethe, megjithëse nuk iu referuar drejtëpërdrejt betimit të Arta Vorpsit tek një notere private e jo tek presidenti Ilir Meta, Basha tha se qytetarët kërkojnë një gjykatë Kushtetuese funksionale.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Sepse drejtësia është e kapur. Sepse Edi Rama dhe kjo qeveri kanë vetëm një qëllim, ta kapin ose ta bllokojnë reformën në drejtësi. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional. Është një grusht kushtetues i cili ka për qëllim që në vend që qytetarët të kenë Gjykatën Kushtetuese për të cilën kemi dy vite, tre vite që të merren hapat për të formuar, të kenë një kukull të regjimit. Mund t’ju duket si një debat juristësh, mund t’ju duket debat i stërholluar, por kastile i bëjnë të stërholluar që një qytetar i thjeshtë të mos e kuptojë, ta humbasn fillin, ta humbasin interesin dhe të thotë: “Kush merret me këtë punë, ja politika na futi prapë në këtë valle”. Prandaj e kanë bërë kaq të komplikuar. Një qeveri e kapur në afera korruptive, një qeveri që do të grabisë pronat e qytetarëve, siç po bën në Himarë, në Sarandë, kudo në bregdet me koorporatën e investimeve, nuk do Gjykatën Kushtetuese të pavarur. Sepse një Gjykatë Kushtetues e pavarur i thotë “Ndal, këtyre veprimeve”. Se një Prokurori e pavarur e merr të pandehur kryeministrin, kabinetin, të gjithë pushtetin në qoftë se shkelin të drejtat themelore të qytetarëve, biznesit. Ndaj jemi në një moment deciziv për të ardhmen tonë. Ndaj jam me shpresë se këto janë orët e fundit të një tiranie të një pakice ndaj një shumice. Për këtë ne kemi një vizion vlerash, normash, standardesh europiane, që fillon me një drejtësi të pavarur, me një Gjykatë Kushtetuese të fillojë nga detyra, të jetë një Gjykatë Kushtetuese e pavarur e formuar sipas Kushtetutës. Sepse një Gjykatë Kushtetuese e formuar sipas tekave të qeverisë nuk ka legjitimitet.
Ditën e sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Noterja Miranda Xhemalçiu, e vënë në qendër të lajmeve për noterizimin e deklarimit të betimit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi,...
TIRANE– U pa si një qëndrim kundër i socialistëve për aktin e anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, por duket se kulisat e këtij akti janë edhe m...
TIRANE- Mimoza Sadushi, kryetarja e Dhomës së Noterëve në Shqipëri, thotë se noterja Miranda Xhemalçe ka bërë detyrën duke marrë përsipër betimin e anëta...
TIRANË- Thellohet kaosi me emërimet në Gjykatën kushtetuese, e kthyer në një mollë sherri, mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe shumicës së majtë qe...
Top Channel ka publikuar një foto të të riut Andrea Kurti, i cili akuzohet se ka kërcënuar me jetë dy ditë më parë kryeministrin Edi Rama. Ende nuk dihet mënyra...
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar sot vendimin e Gjykatës Administrative për të shfuqizuar të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës i kishte vendosur Part...
Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla nuk ka dashur të komentojë veprimin e sotëm të betimit të Arta Vorpsit, anëtares së Gjykatës Kushtetues...
TIRANË- Ish-deputeti Klevis Balliu është shprehur sot përpara gjykatës se dhuna e ushtruar ndaj banorëve të Astirit ishte e paligjshme.Këtë deklaratë, Ball...
Tiranë– Për betimin e Arta Vorpsit tek noterja dhe jo te Presidenti i Republikës, Denar Biba nën-kryetari i KQZ-së ka deklaruar se ky veprim i vetëdijshem, ës...
TIRANE- Pasi u betua mbi Kushtetutë në zyrën e noteres Miranda Xhemalçiu, anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, duket se ka në plan edhë ...