LIVE UPDATES
Aktualitet

Arta Vorpsi injoron Presidentin, s’betohet para Metës por tek noterja private, shkresën ia nis me Postë

14 Nëntor 2019, 09:35 Nga DOSJA
Arta Vorpsi injoron Presidentin, s’betohet para Metës por tek noterja

TIRANE- Një ditë pasi presidenti Ilir Meta i mbylli derën për të organizuar një ceremoni betimi, Arta Vorpsi, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, e cila u zgjodh nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, injoron zyrën e presidentit dhe shkon e betohet tek zyra e një notereje. “Me dorën mbi Kushtetutë, betohem. Betohem se gjatë detyrës do t’i qëndroj besnike Kushteturës”, është shprehur Arta Vorpsi para noteres Miranda Xhemalçe, ndërsa një orë më vonë ajo ka shkuar në zyrën e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Veprimi i Vorpsit bie ndesh hapur me Kushtetutën e Shqipërisë, ku në nenin 8, ku për fillimin e detyrës  (ndryshuar pjesërisht pika 3 me ligjin nr.99/2016, neni 7) thuhet se:

“Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Formula e betimit është: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese fillon nga data e betimit dhe mbaron në datën e njëjtë të atij muaji të vitit të nëntë, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.”-ndërkohë që nuk shkruhet në asnjë paragraf që anëtari/ja, mund të shmangë presidentin për këtë ceremoni.

Shkresën, Vorpsi Metës ia ka dërguar me postë, ndërkohë që një kopje ia ka dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që e zgjodhi dhe Gjykatës Kushtetuese.

Betimi i Arta Vorpsit:

Unë e nënshkruara Arta Vorpsi në cilësinë e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të emëruar, bazuar në vendimin nr. 132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, botuar në Fletoren Zyrtare nr.151/2019 si dhe në nenin 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me vullnetin dhe gatishmërinë për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit kushtetues dhe me dorën e vendosur mbi kushtetutë. “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mua do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë” Kjo deklaratë hartohet në 4 kopje, 1 kopje mbahet nga deklaruesi ndërsa 1 kpje i dërgohet presidentit të Republikës, 1 kopje i dërgohet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe 1 kopje i dërghet Gjykatës Kushtetuese.

Por si nisi ngërçi? 

Mbrëmjen e djeshme, në një konferencë për mediat, presidenti Ilir Meta, la të kuptohej se nuk do të organizonte një ceremoni betimi për Vorpsin. Meta e quajti zgjedhjen dhe publikimin më pas në Fletoren Zyrtare të Vorpsit, një “publikim kontrabandë”.

Jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë zyrtarisht me institucionin e Presidentit, dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar në respekt të ksuhtetutës dhe detyrimeve kushtetuese dhe kjo është një çështje e mbyllur dhe shumë e qartë. Ju duhet të dini se çfarë publikohet në fletoren zyrtare dhe këto janë me ligj, çdo publikim kontrabandë, padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për presidentin në zbatim të detyrimeve të tij kushtetuese. Ka kushtetutë mbi çdo gjë tjetër në republikë në mënyrë të veçantë për presidentin që është betuar me dorë mbi kushtetutë, unë me këtë gjë nuk bëj shaka”, tha Meta.

Si u zgjodh Arta Vorpsi? 

Arta Vorpsi u zgjodh automatikisht anëtare në Gjykatën Kushtetuese, pasi ishte e para në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese tashmë ka 6 anëtarë. Pas Vitore Tushës, e cila qëndroi në detyrë pasi kaloi të gjitha fazat e Vettingun, janë emëruar dhe 5 anëtarë të rinj. Kushtetuesja me 6 anëtarë do të jetë funksionale dhe të gjithë anëtarët do të nisin punën pas betimit tek Presidenti i Republikës. Vitore Tusha, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji janë anëtarët e gjykatës më të lartë në Shqipëri dhe do mbrojnë Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese ka 2 vite që nuk është funksionale për shkak të procesit të Vettingut, që solli “djegien” dhe shkarkimin e të gjithë anëtarëve të tjerë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta vorpsi arta vorpsi sfidon metën ilir meta nis ringritja e gjykatës kushtetuese arta vorpsi arta vorpsi sfidon metën ilir meta nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive opozitare: Bashkohuni me ne për qeveri teknike

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive opozitare: Bashkohuni me ne për qeveri teknike

Berisha:Rama e do Shqipërinë pa shqiptarë!Ai tejkaloi edhe parashikimet gjenocidale të Çubrilloviçit

"Gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale", Berisha mban fjalën në protestë

Meta: Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës

Protestuesit te bashkia e Tiranës, hedhin molotov drejt godinës, flakë në dritaret e institucionit

"Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu",Meta:Duhet të mblidhemi gjithë t'i vëmë vizën këtij regjimi

Mbështetësi besnik i Berishës dhe PD, Stresi ndan pamje nga protesta para kryeministrisë

PROTESTA/ Hidhet molotov drejt kryeministrisë, flakë te dera e godinës

Deputetët e PD dhe protestuesit lënë selinë blu, nisen drejt kryeministrisë i bashkohen protestës

"Të bashkuar në betejë"/ Nis protesta e opozitës para kryeministrisë, Meta mbërrin në tubim

Protesta kombëtare e opozitës

Protesta e opozitës, efektivët e policisë "blindojnë" kryeminstrinë

Gati protesta e opozitës, protestuesit mblidhen në selinë e PD

Interpelanca me Koçiun/, Tabaku: Nuk mund të bësh politikë me jetë njerëzish

“Rama të vijë në Kuvend dhe të japë llogari,” Zhupa: Maxhoranca do të ketë fatin e Beqajt

Debate të ashpra në Kuvend/ Nikolla i mbyll fjalë Nokës, deputetët e PD-së mblidhen te foltorja

Tensione në seancë, Bardhi- Braçes: Mbylle gojën, gore! Vrave njerëz dje para derës së SPAK-ut

Bardhi: Për çfarë e ka këshilluar Florian Coldea kryeministrin?

Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, dalin pamje nga arrestimi i Ilir Beqajt

Rama: Menaxherë të huaj do asistojnë QSUT-në, pagat e mjekëve sipas performancës

Rama sulmon mediat: Historia e kobaltit është e fabrikuar dhe kriminale

Rama: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve, është krim kundër njerëzimit

Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu:Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarrfikëset në luftë me flakët në Shkodër, rrezikohen banesat

Zjarr në një treg rrobash në Shkodër/ Shtëllunga gjigande e tymit pushton zonën

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët