Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE- Noterja Miranda Xhemalçiu, e vënë në qendër të lajmeve për noterizimin e deklarimit të betimit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, ka sqaruar për mediat atë që ka ndodhur sot në noterinë e saj. Xhemalçiu tha se deklarimi si procedurë ka kushtuar vetëm 26 mijë lekë të vjetra, dhe se puna e saj si notere nuk zëvendëson atë të presidentit, pasi vetëm ka legalizuar firmën e Vorpsit. Noterja, gjithashtu ka sqaruar se Vorpsi nuk e ka bërë betimin duke vënë duart në Kushtetutë, teksa tha më tej, se ajo si notere nuk mund t’a refuzonte atë.
Noterja Miranda Xhemalçiu: Jo e hodhi firmën duke më vënë mua në djeni. Kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj. U paraqit me kartë identiteti, verifikova kartën. Nuk u betua mbi Kushtetutë, nuk vuri duart mbi Kushtetutë. Nuk mund të marr atributet e presidentit. Unë mund të verfikoj se kush është person dhe çfarë thotë. Unë legalizoj formën e Arta Vorpsit, por edhe ta refuzoj për mua do të ishte shkelje. Tarifat janë siç e ka vënë ministri. Kjo ka kushtuar 20 mijë lekë të vjetra deklarata, plus taksën e pullës, 26 mijë lekë.
Dhe ju po të vini unë jam i detyruar të marr përsipër deklarimin. Kam bërë vetëm vërtetimin e firmës së saj, emër-mbiemër. Nuk vuri dorë mbi Kushtetutë. Bëri vetëm deklarimin emër-mbiemër. Nuk jam unë organi i që bëj këto. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për firmën. Unë e lexova patjetër, por legalizova vetëm firmën e Arta Vorpsit. Po t’a refuzoja do të ishte shkelje. Dhe ju po të më kërkoni do e bëj. Unë bëj mbi 10 deklarata në ditë. Çdo gjë është e ligjshme, kjo është procedurë e çdo noteri. Jo moj zemër, ajo erdhi vetë. Ka 6 vite që është klientja ime. Unë s’merrem hiç me politikë. Ajo ka ardhur këtu para 6 vitesh. Kjo është qëllimi i saj si e paraqit. Unë vërtetoj vetëm që ishte firma e Arta Vorpsit. Mund t’jua tregoj edhe juve, neni 62., gërma ë. Unë vetëm këtë bëj.
Ditën e sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE– U pa si një qëndrim kundër i socialistëve për aktin e anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, por duket se kulisat e këtij akti janë edhe m...
TIRANE- Mimoza Sadushi, kryetarja e Dhomës së Noterëve në Shqipëri, thotë se noterja Miranda Xhemalçe ka bërë detyrën duke marrë përsipër betimin e anëta...
TIRANË- Thellohet kaosi me emërimet në Gjykatën kushtetuese, e kthyer në një mollë sherri, mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe shumicës së majtë qe...
Top Channel ka publikuar një foto të të riut Andrea Kurti, i cili akuzohet se ka kërcënuar me jetë dy ditë më parë kryeministrin Edi Rama. Ende nuk dihet mënyra...
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar sot vendimin e Gjykatës Administrative për të shfuqizuar të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës i kishte vendosur Part...
Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla nuk ka dashur të komentojë veprimin e sotëm të betimit të Arta Vorpsit, anëtares së Gjykatës Kushtetues...
TIRANË- Ish-deputeti Klevis Balliu është shprehur sot përpara gjykatës se dhuna e ushtruar ndaj banorëve të Astirit ishte e paligjshme.Këtë deklaratë, Ball...
Tiranë– Për betimin e Arta Vorpsit tek noterja dhe jo te Presidenti i Republikës, Denar Biba nën-kryetari i KQZ-së ka deklaruar se ky veprim i vetëdijshem, ës...
TIRANE- Pasi u betua mbi Kushtetutë në zyrën e noteres Miranda Xhemalçiu, anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, duket se ka në plan edhë ...
Tiranë- Për betimin e Arta Vorpsit para noteres si anëtare e Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe PD-ja. Gazmend Bardhi është shprehur se betimi tek noteri i ka...