LIVE UPDATES
Bota

Beteja për të djathtën franceze, çfarë pritet nga zgjedhjet presidenciale

18 Janar 2022, 21:50 Nga DOSJA
Beteja për të djathtën franceze, çfarë pritet nga

Vetëm disa javë më parë, zgjedhjet presidenciale franceze të 2022 dukej sikur ishin tashmë një marrëveshje e përfunduar: Presidenti Emmanuel Macron do të mundte sërish Marine Le Pen të partisë së ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar. Edhe pse Le Pen mori një të tretën e votave në 2017 – një arritje që do të kishte qenë e paimagjinueshme dhjetë vjet më parë – asnjë person i arsyeshëm nuk do të vinte bast që ajo të mbizotëronte ndaj Macron në 2022.

Megjithatë në politikë asgjë nuk është e sigurt. Për shkak të zhvillimeve të reja, zgjedhjet – që do të vendosen në dy raunde më 10 prill dhe 24 prill – do të jenë shumë më të hapura dhe konkurruese sesa pritej fillimisht. Një faktor i ri është kandidatura e Eric Zemmour, një version francez i Donald Trump, i cili më parë fitoi vëmendjen si komentator televiziv në versionin francez të Fox News (CNews). Një nacionalist anti-emigrant, Zemmour rregullisht denoncon “korrektësinë politike” dhe këmbëngul se dikush duhet të ketë të drejtën të thotë se dikush është me ngjyrë, me të cilën ai në të vërtetë do të thotë se duhet të ketë të drejtën për të qenë racist.

Ashtu si Trump, por ndryshe nga Le Pen, Zemmour synon të bashkojë votuesit e klasës punëtore dhe strukturën konservatore pas premtimit për taksa më të ulëta dhe reformë të shërbimit civil. Por ndërsa misioni i tij është i qartë, vënia në zbatim e tij lë shumë për të dëshiruar. Për shembull, ai humbi menjëherë shumë gra votuese me deklarata të tilla si “gratë janë qëllimi dhe plaçka e çdo burri të talentuar që aspiron të ngjitet në shoqëri”.

Më pas, Zemmour e turpëroi të djathtën tradicionale duke sugjeruar se lideri kolaboracionist francez i epokës së Luftës së Dytë Botërore, Marshalli Philippe Petain, në fakt kishte kërkuar të shpëtonte hebrenjtë francezë duke sakrifikuar hebrenjtë e huaj. Zemmour ka argumentuar gjithashtu se viktimat e një sulmi terrorist në një shkollë në Tuluz nuk ishin vërtet francezë sepse u varrosën në Izrael. Në përgjigje të zemërimit që shkaktuan këto deklarata, ai theksoi prejardhjen e tij si një hebre algjerian, prindërit e të cilit vuanin nga ligji anti-hebre i Petain. Por dëmi tashmë ishte bërë.

Pavarësisht këtyre “gabimeve” – ​​ose, ndoshta, për shkak të tyre – Zemmour sipas sondazheve do të marre nën 15% të votave. Edhe pse kjo e vendos atë në të njëjtin nivel me Le Pen për raundin e parë, në fund të fundit do të thotë se ai ka humbur çdo shans për t’u zgjedhur. Pyetja, pra, është se kush do t’i fitojë votuesit që ai ka arritur të tërheqë. A do të kapet ai pas bazës së tij, apo do t’i drejtojë ata të mbështesin Le Pen? Në skenarin e fundit, kandidimi i tij presidencial mund të përfundojë duke forcuar kandidatin që deri më tani ka dëmtuar më shumë. Por shumë nga mbështetësit e tij gjithashtu mund të gjenin rrugën e tyre drejt së djathtës tradicionale, e cila ka kërkuar me padurim një figurë të aftë për të lidhur votuesit e klasës punëtore me interesat e elitës.

Kjo tregon për faktorin e dytë të madh që e ka komplikuar garën. Pas një raundi të parë të organizuar mirë, partia tradicionale konservatore, Les Republicains, së fundmi miratoi kandidaturën e Valerie Pecresse, presidentes aktuale të Këshillit Rajonal të Ile-de-France dhe një ish-ministre arsimi dhe e buxhetit nën udhëheqjen e presidentit Nicolas Sarkozy.

Pecresse mundi sfiduesin e saj, Eric Ciotti, me një diferencë prej 20 pikësh. Përpara zgjedhjeve paraprake, Ciotti e bëri të qartë se ai do të votonte për Zemmour në vend të Macron, nëse kjo ishte zgjedhja. Por që atëherë, ai e ka mbështetur Pecresse, duke e vënë atë në krye të një aleance të mundshme midis konservatorëve tradicionalë dhe elektoratit më radikal të krahut të djathtë që përfaqëson Ciotti. Sondazhet tani tregojnë se Pecresse mund të zgjidhet fare mirë, nëse arrin në raundin e dytë. Prandaj, shumë do të varet nga fakti nëse Zemmour do ta dobësojë Le Pen-in aq sa duhet në raundin e parë, për ta eliminuar atë nga gara dhe për të çuar para Valerie Pecresse.

E majta franceze ndërkohë po mungon në thelb në aksion. E thyer pesë vjet më parë, kur elektorati u mblodh pas programit qendror të Macron, e majta tani duket se përfaqëson vetëm rreth 25% të votuesve, besnikëria e të cilëve është e ndarë midis tre ose katër kandidatëve që vështirë se flasin me njëri-tjetrin. Ashtu si e djathta, edhe e majta përballet me të njëjtën sfidë për të rifituar klasën punëtore dhe të mesme, por ndryshe nga e djathta, ajo nuk ka gjetur asnjë mënyrë të besueshme për ta bërë këtë.

Ikën kohët kur punëtorët industrialë e mbështetnin me besueshmëri Partinë Komuniste. Profili i votuesve të klasës punëtore që janë tërhequr nga e djathta ekstreme është shumë i ndryshëm. Shumica punojnë në mjedise të tipit artizanal dhe janë sociologjikisht më afër bosëve të bizneseve të vogla sesa me punëtorët e djeshëm të fabrikave. Shumë prej tyre janë të vetëpunësuar si infermierë private ose shoferë kamioni, si figurat emblematike të lëvizjes së Jelekverdhëve që u revoltuan kundër rritjes së propozuar të Macron për taksën e karburantit në fund të 2018-ës.

Hulumtimi im me Yann Algan, Elizabeth Beasley dhe Martial Foucault zbuloi se votuesit e Le Pen në 2017 kishin norma besimi ndërpersonal nën mesataren – dhe kjo në një vend ku besimi social tashmë është shumë i ulët. Mosbesimi i thellë i këtyre votuesve shkon shumë drejt shpjegimit të armiqësisë së tyre ndaj imigracionit dhe rezistencës ndaj rishpërndarjes, e cila shihet si një mekanizëm për subvencionimin e “të tjerëve”.

Ashtu si në Shtetet e Bashkuara sot, çështjet e identitetit nxisin zgjedhjet politike në Francë. Për sa kohë që kjo do të vazhdojë kshtu, betejat vendimtare elektorale do të jenë midis Trumpëve të kësaj bote dhe atij që do të tregohet i aftë t’i mposhtë ata. Pasuria më e madhe e Macron është se ai shihet si një mburojë kundër së djathtës ekstreme – të paktën derisa dikush tjetër të ngrihet për të pretenduar atë mantel.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron france zgjedhjet presidenciale ne france emmanuel macron france zgjedhjet presidenciale ne france

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më