Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Shpallja non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-kryeministrit Sali Berisha ka sjellë reagime edhe në Kosovë. Gazetari Berat Buzhala i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit dhe ka bërë disa statuse në profilet e tij në rrjetet sociale.
Buzhala shkruan se Berisha është një person kalibër special dhe se ka qenë politikani i parë shqiptar që pas rënies së komunizmit shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe ngriti çështjen e Kosovës.
“Sali Berisha ishte politikani i parë shqiptar, pas rënies së komunizmit, që shkoi në Shtëpi të Bardhe dhe e ngriti çështjen e Kosovës. Sali Berisha ishte politikani i parë në Shqipëri që vendosi t’i shpojë malet për ta bashkuar kombin. Sali Berisha, ndoshta në dokumentet e Departamentit te Shtetit nuk është personazh pozitiv, por në dokumentet e popullit shqiptar ai është i tillë. Berisha as nuk është politikani me i korruptuar në Ballkan, e as më jodemokratiku. Sigurisht që është më ndryshe se çdo kush tjetër. Është kalibër special. Është karakter i veçantë, me të mirat dhe të këqijat e tij, por assesi nuk e meriton të dizajnohet si koka e krimit te organizuar. Berisha ishte mik i Partisë Republikane, e me pak i asaj Demokratike. Sa herë që republikanët ishin në pushtet atje, e Berisha ishte këtu, raportet me Amerikën ishin të shkëlqyeshme. Të vetmet herë kur presidentet amerikanë kane shkelur në token shqiptare ka qenë kur në pushtet ishte Berisha,”- shkruan Buzhala.
Në dy statuse të tjera, Buzhala u përgjigjet edhe përkrahësve të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të cilët janë gëzuar për këtë lajm.
“Sali Berisha as nuk eshte politikani me i korruptuar ne Ballkan, e as nuk eshte politikani me jodemokratik ne Ballkan. Identifikimi i i tij ne kete menyre eshte i padrejte. Kur po i shoh keta njerezit e Hashim Thacit tuj u gezu qysh Amerika ia futi Berishes. Djem vec pak, Amerika bile Berishen nuk e çoi ne Hage. Mos u boni qesharak se nuk i keni renet. Lihtenshtajni nuk e ka kriju Tribunalin Special,”- shton Buzhala.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka konsideruar ‘një ndëshkim’ nga Shtetet e Bashkuara të ish-kryeministrit Sali Berisha shpalljen n...
TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘ndëshkuan’ sot një nga figurat më të rëndësishme politike të vendit, Sali Berishën. Po kush është doktori që zotër...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajmëruar Presidentin Ilir Meta pas shpallje ‘non-grata’ të familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në...
TIRANË– Heshtje në profilin e Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sot është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ber...
TIRANE- Pas shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, në Partinë Demokratike ka pasuar heshtja. I pari reagim publik që vjen nga selia blu është ai...
TIRANË– Lajmi i bujshëm që Departamenti Amerikan i Shtetit shpall ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, personazh non-grata në ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të komentojë shpalljen ‘non-grata’ dhe ndalimin e hyrjes s ëish-kryeministrit Sali Berisha bashkë me familje...
TIRANË– Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ‘non grada’ ish-Presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.Lajmi është bërë i ditur n...
TIRANË– Në një deklaratë të publikuar të mërkurën nga Departamenti i Shtetit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë:“Sot, po shpall përcaktimin...