"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
‘Mrekullia e lirisë!’/ Kush është Sali Berisha, lideri historik i PD që iu vu ‘viza’ nga Amerika, AKUZAT dhe majat q
19 Maj 2021, 14:17Nga DOSJA
TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘ndëshkuan’ sot një nga figurat më të rëndësishme politike të vendit, Sali Berishën. Po kush është doktori që zotëroi politikën shqiptare në 30 vite pluralizëm?
Berisha, lindi më 15 tetor të vitit 1944, në fshatin Viçidol të Tropojës. Sali Berisha është i martuar me Lirinë, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë; një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane,ruse dhe gjermane. Që në vegjëli ka rënë në sy si i apasionuar pas leximit, me një vullnet të hekurt për të lexuar. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë.
Në vitin 1963 nisi studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1967 dhe më pas u specializua për kardiologji. Në vitet ’70 u emërua profesor në Universitetin e Tiranës. Mbas vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha shpresonte që pasardhësi i tij Ramiz Alia do të zbuste politikën e ashpër të paraardhësit të tij dhe do të inkurajonte ndryshimet. Me krijimin e partisë së parë anti-komuniste, Partisë Demokratike, ai ishte një nga drejtuesit kryesorë të saj.
Në shkurt të vitit 1991, ai u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike, ndërsa që nga ai vit nuk ka munguar pa u zgjedhur në çdo legjislaturë, përveç viteve kur ka shërbyer si president i vendit. Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992, por 4 vite më vonë rënia e skemave piramidale në fund 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata masive. Njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave! Me shtimin e trazirave, Berisha u detyrua që të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe pas kësaj Berisha dha dorëheqjen si President.
Pasi përfundon detyrën si president, Berisha ri-zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, duke qëndruar në “ballë” të demokratëve deri në 26 qershor 2013. Postin e kryeministrit të Shqipërisë, Berisha e mbajti nga viti 2005 deri në 2013. Gjatë qeverisjes së Berishës u krijuan kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO gjë që u realizua më 2 prill 2009. Anëtarsimin në NATO, Berisha e shoqëroi me shprehjen emblematike: This is a miracle of freedom! Gjithashtu u plotësuan të gjitha kushtet dhe kriteret për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian.
Por qeverisja e tij është përballur edhe më shumë akuza! Në vitet e tij si president i vendit, Berisha u akuzua si personi që lejoi firmat piramidale në Shqipëri, duke shkaktuar luftë civile dhe trazira si asnjë herë më parë në vend. Po ashtu Berisha akuzohet se ka ndikuar në burgosjen e kundërshtarit të tij politik, Fatos Nano.
“Sali Berisha më ka vjedhur 4 vitet më të bukura të pjekurisë time. 39-44 vjeç. Sali Berisha e kam të regjistruar, këtu dominon… Prandaj të thash që janë kontradikte, Sali Berisha mund të thuhet natyrshëm se më ka vdekur nënëm,”-kështu u shpreh së fundmi ish-kryeministri socialist. Po ashtu, nuk kanë munguar akuzat as për lidhjen e Berishës me Kosovës. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzonte drejtpërdrejt në një nga televizonet kombëtare se Berisha në kohën e luftës së Kosovës kishte marrëdhënie bashkëpunimi me liderët e Serbisë.
“Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”.
Gërdeci është një tjetër “njollë” në qeverisjen e tij. 15 marsi i vitit 2008 shënoi 26 viktima nga shpërthimi i ndodhur në depon e demontimit të armëve në fshatin Gërdec, ku “gishti i drejtua” kreut të qeverisë. Akuzat nuk u provuan kurrë! Goditja e radhës dhe e fundit qeverisë së tij ua dha nga 21 janari i vitit 2011, ku u qëlluan për vdekje 4 protestues poshtë zyrës ku Berisha kalonte çdo ditë. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika ende kujtohen çdo 21 janar, ndërsa për vrasjen e tyre, në pranga përfunduan vetëm gardistët Agim Llupo dhe Ndrea Prendi, të dy të dënuar me 4 vite burg në total.
Megjithatë pavarësisht akuzave, përplasjeve dhe historisë që la pas, Berisha konsiderohet një lider! Madje dhe kundërshtari i tij, kryeministri Edi Rama e pranon si të tillë, por shton: Është lider, por ka karakter të mbrapshtë! Pavarësisht gjithçkaje ligji është i barabartë për të gjithë, tani është radha e tij për t’u përballur.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Avokati Spartak Ngjela e ka konsideruar të drejtë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata familjen e ish-kryem...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajmëruar Presidentin Ilir Meta pas shpallje ‘non-grata’ të familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në...
TIRANË– Heshtje në profilin e Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sot është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ber...
TIRANE- Pas shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, në Partinë Demokratike ka pasuar heshtja. I pari reagim publik që vjen nga selia blu është ai...
TIRANË– Lajmi i bujshëm që Departamenti Amerikan i Shtetit shpall ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, personazh non-grata në ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të komentojë shpalljen ‘non-grata’ dhe ndalimin e hyrjes s ëish-kryeministrit Sali Berisha bashkë me familje...
TIRANË– Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ‘non grada’ ish-Presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.Lajmi është bërë i ditur n...
TIRANË– Në një deklaratë të publikuar të mërkurën nga Departamenti i Shtetit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë:“Sot, po shpall përcaktimin...
TIRANE- Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë jehonë vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit që i ndaloi sot zyrtarisht hyrjen në SHBA, ish-kryeministrit...
TIRANË– Pas shpalljes non-grata të Sali Berishës nga SHBA, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.Përmes një postimi në rrjetin social facebook...