LIVE UPDATES
Politike

DASH shpalli ‘non grata’ Berishën, Zheji: Është sinjal politik, s’ka ndodhur asnjëherë në historinë e Shqipërisë,

19 Maj 2021, 13:21 Nga DOSJA
DASH shpalli ‘non grata’ Berishën, Zheji: Është

TIRANË– Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ‘non grada’ ish-Presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili shkruan në një mesazh në “twitter” se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe ju ndalohet hyrja në SHBA.

Ky vendim u komentua në studion e emisionit “Pikat mbi i”, ku të ftuar ishin dy analistët, Artur Zheji dhe Mentor Nazarko. Zheji e cilësoi vendimin si të paprecedentë, duke shtuar se DASH duhet të paraqesë provat. Ndërkohë, Nazarko tha se kjo zhvillim është një kambanë e madhe alarmi për politikën shqiptare, edhe për pelikanët në radhët e PS.

Artur Zheji: Gjërat që duhet të na thonë janë më të thella. Diplomatja e SHBA, jep vetëm lëkundjet. Ndoshta ka diçka shumë më të thellë. Ata kanë më elementë se ne për ë përcaktuar ça është mirë apo keq në këtë vend. Nuk mendoj që zoti Berisha ishte gati për të konkurruar diku.

Po pse u mor ky vendim?

Artur Zheji: Për moshën që ka ai nuk udhëton aq larg. Ndoshta është sinjal politik, për të thënë që ato që identifikohet PD me Berishën duhet të jenë të kujdesshëm. Është e zeza mbi të bardhën. Meqë aleati strategjik i Shqipërisë, është Amerika, edhe nëse një vlerësues mund ta ketë gabim mund ta pranojmë këtë gjë, për arsye shtetërore shqiptarët duhet të besojnë atë që vjen nga DASH.

Mentor Nazarko: Në një kuptim është një vulë amerikane për të gjitha akuzat që janë bërë për korrupsionin e qeverisjes Berisha, akuzave që janë bërë për të dhe familjes së tij. Është kuptim i qartë. Berisha sot nuk është në pushtet, rival për pushtet, as dikush nga familja e tij. Kjo s’do të thotë që pas kësaj deklarate të mos kemi deklarime nga kjo shumicë që konfirmohen për herë të tretë. Kambanat bien edhe nga personat që zgjidhen për herë të tretë. Kambanat bien edhe për PS. Unë mendoj që e ndërlidhur me atë që intervistën e djeshme të Yuri Kim. Besoj që SHBA-të janë serioz në angazhimet e tyre që Ballkani të ketë qarkullim elitash. Ballkani është një tokë e rëndësishme për rivalitetin e fuqive të mëdha, e për këtë arsye SHBA i lejojnë akte të paprecedentë që janë ndaj Berishës dhe politikanëve të tjerë në vazhdim.

Artur Zheji: Është mesazh i rëndë, nuk ka ndodhur në përmasat e një presidenti.

Mentor Nazarko: Unë e dija që atyre i është refuzuar viza, dalja publike është përshkallëzim.

Artur Zheji: Nuk ka precedent, nuk i ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Analiza e emisionit që kishim parashikuar orientohet gjatë kësaj. Ti mendon që kjo është dallëndyshja e parë do të ketë edhe të tjera?

Mentor Nazarko: Po, absolutisht.

Mendoje që Rama e ka ditur këtë?

Mentor Nazarko: Po, absolutisht se po. Kjo është arsyeja që Basha nuk i përgjigjet atyre sirenave si te Odiseu, për të zgjedhur rrugën radikale. Ambasadorja e SHBA e tha qartë, njihni zgjedhjet.
Sipas sondazheve pjesa gri nuk e do më konfliktin politik. Është e pa precedentë. Është fat në kuptimin e mirë apo të keq të fjalës ku të vjen një lajm si ky. Një ish-President si Sali Berisha, ka qenë i vetmi President që ka thërritur një President Amerikan. Ai ka punuar fort për ta futur Shqipërinë në Aleancën e Atlantikun. Nga viti 2008-2009 nga vizita e Bush, anëtarësimi i NATO-s, ndërsa tani, i bie që kanë ndodhur trazira. Është kambanë e madhe alarmi

Cilat janë aktet korruptive që fliten?

Artur Zheji: Drejtësia jonë e pakapur, reformimin e vet të përsosur, ka nisur me Gërdecin dhe çështjet në vijim. Kjo është një sinjal që çështjet do të merren. Si shqiptarë, them që s’ka asgjë të keqe. Zoti Berisha duhet të ketë forcën për t’u përballur me realitetin. Sigurisht mosha është e papërshtatshme, por kjo është jeta.

Mentor Nazarko: Berisha ka një karrierë të gjatë në pluralizmin shqiptarë, sa ka momente të ndritshme dhe të errëta. Berisha i mandatit të parë, i hodhi në erë ato favore që iu dhanë Shqipërisë, duke lejuar piramidat, duke lejuar degjenerim të demokracisë në zgjedhjet e majit në ’96-ën. Pra, ishte një lloj si lopa që ka mbushur kovën me qumësht dhe i jep atë shkelmin. Po, me emrin e Berishës përmbyllet procesi i Shqipërisë me NATO-n. Mendoj që ishte një interes i SHBA, për të përfshirë Shqipërinë në NATO. Shqipëria e mandatit të parë të Berishës, kishte shansin të hynte në BE.

Artur Zheji: Ne ishim me kalë dhe me lopë…

Mentor Nazarko: Ja dhe ashtu, do të anëtarësoheshim.

Artur Zheji: Kjo s’ka ndodhur asnjëherë në historinë e Shqipërisë, kam dy tre vendime, kjo do të jetë tema shumëvjeçare si debat. Është jo vetëm akuzë, por vendim i DASH për të mos lejuar familjen Berisha për të hyrë në SHBA, por është dhe një sentencë, që përcakton në mënyrë përfundimtare, që sipas një investigimi familja Berisha ka ushtruar korrupsion. E para DASH duhet ta shoqërojë këtë me prova. Besoj që ka prova për këtë. Flitet për një krim korruptiv, në kohën që Berisha ka qenë kryeministër. Bëhet fjalë për rikthimin në pushtet, nga viti 2005 e deri në 2013. Ata ose duhet t’i japin vetë provat, ose t’i thonë Gjykatës shqiptare gjejini provat, por kjo nuk shkon. Faza tjetër, logjike, do të dalin provat që kanë, kjo është maja e ajsbergut, radikale që është marrë SHBA ndaj Shqipërisë. Në një vend si Shqipëria ajo e bën, sepse ne nuk kemi institucione. SHBA janë aleati ynë strategjik, arsyeja më e fortë e ekzistencës tonë si shtet.

Mentor Nazarko: Kjo që po ndodh është e paprecedentë për nivelin e personave të prekur, në pikëpamje të teknikës është e ngjashme me atë që kanë ndodhur me Dakon, Doshin. Indiciet që s’kanë marrë karakterin e provës në seanca gjyqësore, depozitohen në zyrën e Blinken. Koha e zgjedhur nuk është e rastësishme. Kjo që po ndodh, është teknologji e SHBA-ve për të ndikuar zhvillimet në një demokraci si kjo e jona. Ata janë të qartë se ku konsistojnë provat e tyre. Kjo bëhet për të shmangur ndikimet e tjera. Ky është qëllimi kryesor i SHBA, që përdor një instrument të tillë, për të përfshirë në “Listën e Zezë” për ata persona që dalin jashtë skenarëve të tyre për të demokratizuar Ballkanin. Shenjat që institucionet tona që po bëhet kjo hetim, është hapja e çështjes së Gërdecit. Kjo ka lidhje.

Marrë nga Balkanweb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike artur zheji sali berisha shpallet non-grata artur zheji sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj