LIVE UPDATES
Ekonomi

Autostrada Milot-Fier, me koncesion, do t’u kushtojë taksapaguesve 2.5 herë më shumë se bypass i Tiranës e rrugët e tjer

7 Dhjetor 2020, 06:09 Nga DOSJA
Autostrada Milot-Fier, me koncesion, do t’u kushtojë taksapaguesve

Taksapaguesit shqiptarë do të duhet të paguajnë shumë më shtrenjtë projektet e reja rrugore, që janë përzgjedhur të jepen me koncesion, ndërkohë që vendi ka mundësinë që në kuadër të axhendës së ndërlidhjes së Ballkanit të përfitojë nga grantet e Bashkimit Europian (BE) dhe kreditë e buta nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Shembujt më të fundit janë dy projekte rrugore të rëndësishme, ai i By Pass të Tiranës dhe i segmentit Milot -Fier. Të dy janë korridore të rëndësishme pasi Milot Fier është pjesë e korridorit Adriatiko Jonian dhe By Pass i Tiranës është pjesë ndërlidhëse e tij.

Për Milot-Fier që do jepet me koncesion, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë nga 2.5 deri në 6 herë më shumë në krahasim me By Pass e Tiranës, që do ndërtohet në kuadër të projekteve të axhendës së ndërlidhjes së Ballkanit, me grante e financime ndërkombëtare.

Kosto e ndërtimit të Milot-Fier është gjithashtu të paktën dy herë më e lartë se projekte të ngjashme në vendet fqinje, psh Nis-Merdare, projekt i financiar nga BE.

Më poshtë, jepen projektet e detajuara dhe krahasimet:

Milot -Fier, sa e shtrenjtë

Për segmentin Milot- Fier, është hapur procedura për ta dhënë me konsesion dhe pas dy herë shtyrje, 9 nëntori ishte afati i fundit për dorëzimin e ofertave dhe pritet shpallja e fituesit, por burimet zyrtare deklaruan se tenderi do të rihapet, pasi ofertat e kompanisë fituese nuk i përgjigjej kërkesës për kohën e ndërtimit (96 muaj, nga 60 muaj që ishte kërkesa e qeverisë).

Kjo rrugë do të jetë e gjatë 115 kilometra (53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese). Sipas dokumenteve zyrtare vlera totale e investimit është 1.8 miliardë euro, duke përfshirë TVSH dhe shpronësime dhe tarifat e riskut të koncesionarit, ose gati 18 milionë euro për kilometër.

Një kosto e ngjashme është edhe për segmentin tjetër të autostradës Adriatiko Jonianne, Milot-Balldren, që po ashtu është dhënë me koncesion (256 milionë euro për 17 km, ose 15 mln euro/km).

Duke qenë se rruga Milot-Fier do të jetë me pagesë, krahas kostos së ndërtimit, taksapaguesit do të paguajnë sa herë kalojnë në të (0.075 euro për kilometër). Sipas dokumenteve të tenderit, të ardhurat, që do të sigurojë koncesionari nga viti 2025 deri në vitin 2055, janë rreth 4.1 miliardë lekë.

Koncesioni Milot -Fier në të 110 kilometrat e tij, gati 50%, ose rreth 54 kilometra është trase krejtësisht e re, ndërsa 56 kilometrat e tjera janë rrugë nacionale të standardit A dhe B që kërkojnë përshtatje me parametrat e Korridorit si një rrugë A1 me shpejtësi 120 kilometra në orë dhe me shumë nënkalime, mbikalime , rrugë hyrëse dhe dalëse.

Pjesa e parë e segmentit nga Miloti në Thumanë, rreth 13 kilometra, është e përfunduar. Koncesionari do të bëjë vetëm disa përshtatje të vogla, por autostrada aktuale është me katër kalime 2+2 dhe me shpejtësi 100 km në orë. Inxhinierët që janë të azhurnuar me projektin thanë se shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë për këtë pjesë, pasi e kanë paguar njëherë nëpërmjet buxhetit të shtetit. Gjithashtu një pjesë të rëndësishme të këtij aksi, Unaza e Tiranës është një projekt që do të ndërtohet nga donatorët. Në hyrje të Fierit tashmë autostrada është e bërë dhe Bypass-i i Fierit gjithashtu.

By Pass i Tiranës, kushton dy here më lirë

By pass i Tiranës është një projekti i ri, që u miratua së fundmi në samitin e Sofjes, në kuadër të kuadër të Axhendës së Ndërlidhjes, e cila synon përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjisë mes Ballkanit Perëndimor dhe Europës dhe tërheq grante, financime dhe kredi nga BE dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Ky projekt investimi parashikon ndërtimin e një by pass të gjatë 21.5 km përreth qytetit të Tiranës dhe përfshin katër ndërkalime, një urë dhe nënkalime e mbikalime. By pass-i është pjesë e dy korridoreve rrugore që përshkojnë vendin, Korridorit Adriatiko-Jonian, që do të lidhë Triesten në Itali me Kallamatën në Greqi dhe Korridorin VIII, që lidh Maqedoninë me territorin shqiptar me dalje në Portin e Durrësit dhe detin Adriatik.

Sipas specifikimeve të publikuara në dokumentat zyrtare të Komisionit Europiane, vlera e projektit është 150.9 milionë euro. Kjo vlerë do të sigurohet përmes një financimi nga Bashkimi Europian prej 31.9 milionë euro (përjashtuar tarifat), BERZH do të mundësojë një kredi prej 109.2 milionë euro, grante do të jenë 2.5 milionë euro dhe kontributi i qeverisë shqiptare është 7.3 milionë euro. Në total, kosto e kësaj rruge do të jetë 7 milionë euro për kilometër katror, ose më pak se gjysma e ndërtimit të Milot-Fier. (ndonëse mund të ketë spefikime teknike më të lehta, por edhe kjo është një gjurmë tërësisht e re me disa ndërhyrje).

Korridori Adriatiko-Jonian dhe fryrja e kostove nga koncesionet

Shqipëria është pjesë e autostradës Adriatiko – Joniane. Kjo autostradë, që nis në Trieste, kalon në Kroaci, Malin e Zi, Greqi dhe më tej lidhet me portet e Stambollit, do t’i bashkëngjitet rrjetit europian në Itali, në të ashtuquajturin Korridori i Mesdheut, që nis në Spanjë e përfundon në Hungari.

Korridori Adriatiko Jonian në Shqipëri është i ndarë në 13 seksione, sipas studimit të konceptuar të financuar nga WBIF (mekanizimi i Ballkanit Perëndimor që koordinon financimet e BE-së dhe institucioneve financiare ndërkombëtare). Në territorin shqiptar nis në Murriqan dhe kalon në mënyrës ekuenciale në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, mbivendoset me bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, mbivendoset me bypass-in e Gjirokastrës, duke përfunduar në Kakavijë.

Duke qenë pjesë e projekteve të ndërlidhjes rajonale, qeveria ka mundësi që për këtë projekt të tërheqë grante (rreth 20-30%) dhe hua të buta, por qeveria ka pohuar se procedurat nga instrumentet e Bashkimit Europian vazhdojnë për vitet me radhë ndaj nuk mund të pritet dhe po vazhdohet me koncesionet.

Kjo përqasje po rrit ndjeshëm kostot e kësaj autostrade. Sipas studimit paraprak të fisibilitetit Autostrada Adriatiko Joniane kushton rreth 3.3 miliardë euro (përfshirë TVSH dhe shpronësime) dhe është i gjatë 296 km. Por, vetëm me dy projektet me koncesion, Milot-Balldren dhe Milot-Fier (132 km së bashku), qeveria ka ezauruar ndërkohë 60% të kostos së vlerësuar të projekti për të gjithë autostradën. Të dyja segmentet e dhëna me koncesion janë të pakën 40-50% më shtrenjtë sesa studimet e fisibilitetit për llogari të donatorëve.

Lexo edhe këtë: Kosto e koncesionit Milot-Fier është 54% më e lartë, ose 420 mln euro më shumë se në studimin e fisibilitetit të autostradës Adriatiko -Joniane
Rrugët në rajon

Mediat në Serbi kanë bërë krahasimin e kostove për kilometër për projektet rrugorë të atij vendi. Sipas “Serbia Business”, autostrada Nis-Merdare mund të fillojë të ndërtohet në pranverë dhe kushton 7.73 milionë euro për km, ndërsa çmimi i Korridorit Moravian, të paktën për segmentin Pojate – Preljina, është 6.8 milionë euro për kilometër. Autostrada më e shtrenjtë në Serbi është Beograd -Sarajevë, me 13.9 milionë euro për kilometër, në seksionin Sremska Raca – Kuzmin. Ndonëse rrugët në Serbi kanë një kosto shumë më të ulët se ato që po ndërtohen me koncesion në Shqipëri, mediat atje kërkojnë transparencë për këto projekte.

Rrugët e financuara në kuadër të Axhendës së ndërlidhjes kushtojnë më lirë

Sipas një kërkimi në raportet e Komisionit Europian për Axhendën e Ndërlidhjes së Ballkanit (2018-2020), rezulton se në projektet fituese, kosto për kilometër nuk arrin më shumë se 10 milionë euro për kilometër kur ka shumë ndërhyrje (tunele jo të gjata e ura), ndërsa mesatarisht kosto luhatet në 7-8 milionë euro për kilometër.

Psh, 27 km autostradë, përfshirë disa ura, viadukte, mbikalime e nënkalime, pjesë e projektit Pritshtinë-Merdarë kanë një kosto prej 204.7 milionë euro, ose 7.6 milionë euro për kilometër, sipas projektit të miratuar në Samitin e Sofjes.

Ndërtimi i 8.5 kilometrave në Bosnjë, pjesë e Korridorit Vc përfshirë 6 ura, 3 nënkalime,

2 ndërkalime dhe një qendër për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut kushton 81 mln euro, ose gati 10 mln euro për km. Bosnja është një nga përfitueset më të mëdha të fondeve europiane për përmirësimin e infrastrukturës së saj rrugore, duke tërhequr 1.5 miliardë euro, ose rreth një të tretën e projekteve të akorduara për axhendën e ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor për periudhën 2015-2020.

Rrugët në Shqipëri, edhe pse po ndërtohen në terrene jo shumë të vështira, po kushtojnë më shtrenjtë edhe se në vendet e BE-së. Sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja europiane për koston e ndërtimit të një autostrade është 9.3 milionë euro.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi rruga milot-fier rruga milot-fier

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara