LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati ndaj Preng Gjinit, Bardhi: Pasojë e politikës së Ramës që u thotë ‘hënkshin kokat’, Lleshaj si gangsterët q

16 Shtator 2020, 14:34 Nga DOSJA
Atentati ndaj Preng Gjinit, Bardhi: Pasojë e politikës së

TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar se kryeministri Edi Rama është ortak me krimin dhe se qëllimi i tij është të pasurojë kriminelët. Përmes një deklarate oër mediat, një ditë pas atentatit ndaj Preng Gjinit në Tiranë, Gazmend Bardhi u shpreh se shumë kriminelë që vriten rrugëve kanë marrë leje, licenca, marrin tendera e ndërtojnë palate.

Përsa i përket ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Bardhi shtoi se ai është njësoj si gangsterët që lëvizin nëpër rrugë me makina superluksoze, ose të vjedhura, ose të blera me para nga aktiviteti kriminal.

Reagimi i plotë: Shteti që ka ndërtuar Edi Rama është ai i gangsterëve. Bandat vriten në mes të kryeqytetit, në mes të ditës dhe kriminelët nuk kapen, sepse Edi Rama ka dështuar si kryeministër. Goditja mafioze, e përjetuar nga shumë qytetarë si një sulm terrorist në një nga qendrat më të populluara të Tiranës, është pasojë e politikës së Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”. Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët, siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë.  Politika “hëngshin kokat e veta” e ka burimin tek pakti i Edi Ramës me krimin, i cili është burimi i pasigurisë së qytëtarëve. Kryeministri në ikje ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet, duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë. Shumë nga kriminelët që vriten rrugëve kanë marrë leje, licensa, marrin tendera, ndërtojnë pallate, ku pastrojnë paratë e trafikut të drogës. Janë këto para me të cilat financohet fushata e pistë elektorale dhe qendrimi në politikë i Edi Ramës. Kjo nuk është histori e sotme! Është historia 22 vjeçare e Edi Ramës në politikë. Ai ka punuar me krimin, e ka mbrojtur krimin, e ka pasuruar krimin!  Këtu gjendet edhe përgjigja përse vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet mafioze nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden. Tek qytetarët sot mbizotëron opinioni se shteti mungon dhe territori është lënë nën thundrën e krimit, duke krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së tyre. Çfarë bën Edi Rama për të këtë gjendje? Ble një makinë të re të fjalës së fundit për Ministrin e tij të Brendshëm. Duke zgjedhur spektaklin e luksit, në vend që të bëjë detyrën për të garantuar rend dhe siguri, Sandër Lleshaj nuk ka asnjë ndryshim nga gangsterët që lëvizin nëpër rrugë me makina superluksoze, ose të vjedhura, ose të blera me para nga aktiviteti kriminal. Ministri sillet si bandit, duke e angazhuar Policinë e Shtetit në luftë me qytetarët dhe jo me krimin. Policia përdoret për të dhunuar opozitën, protestuesit, studentët, naftëtarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, por është kokëulur përballë krimit, sepse është e tradhëtuar nga kupola drejtuese politike e Policisë së Shtetit. Fjalët ligj, rend, siguri nuk kanë asnjë lidhje me këtë qeveri. Ajo ka dështuar në zbulimin e të gjitha vrasjeve të bujshme dhe nuk ka çuar para drejtësisë qoftë edhe vetëm 1 bos të trafikut të drogës. Kjo qeveri nuk ka më asnjë ofertë të mirë për qytetarët. Qytetarët e refuzojnë politikën e Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”. Në këtë gjendje të vështirë ekonomike, sociale, psikologjike dhe politike qytetarët kanë nevojë për një qeveri që nuk flirton me krimin, nuk është në ortakëri me trafikantët e drogës, nuk mbahet peng nga paratë e pista të krimit të organizuar. Qeveria e PD, e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, do të ketë rendin dhe sigurinë publike prioritet kryesor të saj. Kush është për burg, do të shkojë në burg! Ligji nuk do të tregojë mëshirë për askënd që cënon jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve!

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Deri më tani janë shoqëruar 6 persona.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj preng gjinit gazmend bardhi preng gjini atentati ndaj preng gjinit gazmend bardhi preng gjini

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit