Aktualitet

Atentati me tritol ndaj vëllait të Armando Gjinit/ Shënjestra ndërroi makinën 10 minuta para shpërthimit. Nipi: S’kishte karbuarant për ‘ML”. Sekuestrohen tabulatet nga 4 antena

Mësohet se makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini ka qenë e nipi të tij, të cilën e kishte marrë 10 minuta para se të shpërthente. 51-vjeçari jetonte i fshehur në Tiranë. Ai lëvize shumë pak në kryeqytet dhe gjithmonë shoqërohej nga nipi i tij. 51-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ai pritet t'i ndështrohet një operacioni në sy. Nipi: S'kishte karbuarant për 'ML'.
Featured image of article: Atentati me tritol ndaj vëllait të Armando Gjinit/ Shënjestra ndërroi makinën 10 minuta para shpërthimit. Nipi: S’kishte karbuarant për ‘ML”. Sekuestrohen tabulatet nga 4 antena Foto nga atentati

TIRANË- Detaje të tjera kanë dalë nga atentati i djeshëm me tritol pranë Urës së Nisharakut në Tiranë., ku mbeti i plagosur Preng Gjini. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë atentat janë përdorur 400 deri në 500 gramë eksploziv. Të njëjtat burime bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit dhe për këtë arsye makina pati shumë dëmtime në pjesën e përparme. Për këtë atentat deri më tani policia ka shoqëruar 6 persona  nga Tirana, Durrësi dhe Rrësheni. Ndërkohë, Prokuroria ka marrë tabulatet telefonike nga 4 antenat pranë vendit të ngjarjes.

Po kështu, mësohet se makina Mercedez Benz të llojit“A Class”, nuk ishte në pronësi të Preng Gjinit por nipit të tij, të cilën e kishte marrë 10 minuta para se të shpërthente. Mësohet ai ka lënë automjetin e tij tip ” ML” dhe më pas ka hipur në makinën e tij tip “Benz Class” të nipit, por gjithsesi nuk i shpëtoi atentatit. Nipi i 51-vjeçarit ka deklaruara para oficerëve të policisë se i dha makinën e tij Preng Gjinit, pasi ky i fundit kishite karburant në mjetin tip “ML”

Sakaq, kohët e fundit Gjini jetonte i fshehur në Tiranë, pasi i ndruhej ndonjë atentati. 51-vjeçari kryente lëvizje shumë të pakta në kryeqytet dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij, që ka banesën shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi. Ndërsa, 2 vajzat e tij dhe bashkëshortja e tij jetojnë në Amerikë.

Por si është gjendja shëndetësore e Preng Gjinit pas atentatit? 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se Gjini ndodhet jashtë rrezikut për jetën edhe pse ka disa plagë në trup. Pavarësisht forcës së madhe shpërthyese, 51-vjeçari nuk ka marrë dëmtime shumë serioze, sepse i ka shërbyer si mburojë motori i makinës. Ai sot do i nënshtrohet një operacioni, pasi ka dëmtime në të dy sytë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

J.V/Dosja.al

  • 17:45

    Atentati me bombë për hakmarrje desh i mori jetën/ Preng Gjini ishte kthyer për një vjetorin e vrasjes së vëllait, por…

    Armando Gjini dhe pamje nga atentati

    Kur ende nuk janë mbushur 24 orë nga shpërthimi në mes të Tiranës, ku u plagos rëndë Preng Gjini, detaje të reja janë zbuluar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 50-vjeçari kishte shumë pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri pasi bashkë me familjen jetonte në SHBA. Mësohet se “shënjestra” e atentatit ishte kthyer në Shqipëri për 1-vjetorin e vrasjes të të vëllait, Tonin Gjini, i cili u qëllua për vdekje në gusht të vitit të kaluar. Por nderimet për të vëllain për pak sa nuk i kushtuan jetën 50-vjeçarit, i cili ka pësuar dëmtime të mëdha në trup nga shpërthimi i 300 gramë C4.

  • 13:20

    Shefi i Kirurgjisë tregon gjendjen e Preng Gjinit: Ka dëmtime në fytyrë, në qafë dhe bark, zhvilluan operacionin e parë, zgjati 4 orë

    Dritan Çela

    Shefi i Kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Dritan Çela ka folur për gjendjen shëndetësore të Preng Gjinit.  Mjeku tha tha se pacienti po bën një kontroll nga okulisti ndërsa deklaroi se operacioni i djeshëm ka pasur një rezultat të mirë. Ai ka treguar se 51-vjeçari ka dëmtime në fytyrë, në qafë dhe bark.

    “Gjendja e pacientit është e stabilizuar. Pacienti është duke bërë një kontroll nga okulisiti. Operacioni i djeshëm ka shkuar mirë në përgjithësi. Kemi bërë një operacion prej katër pesë orësh. Gjatë natës ka qenë i stabilizuar. Pacienti ka qenë në reanimacion. Ka dëmtime në fytyrë, në qafë, dëmtime në bark. Janë riparuar. Është hequr një pjesë zorrësh, janë riparuar disa të tjerë. Do ta ndjekim në dinamikë dhe do shohim. Në gjymtyrë me përjashtim me dorë së majtë ka disa gishta që kanë nevojë për ndërhyje. Pjesa tjetër nuk besoj se do kenë nevojë“, është shprehur mjeku.

  • 12:31

    Flet nipi i Preng Gjinit: 51-vjeçari më kërkoi makinën, pasi ML-ja e tij s’kishte karburant

    Preng Gjini në spital

    Zbardhet dëshmia e nipit të Preng Gjinit. Para efektivëve të policisë nipi i 51-vjeçarit ka deklaruar se Preng Gjini i kërkoi makinën “Benzi A Class” pasi e tija ” ML” s’kishte karburant. Ai tha se Gjini i kërkoi makinën, e sapo u kthye nga Lushnja, pasi  merret me tregtimin e librave.

  • 12:20

    Del fotoja e Preng Gjinit nga spitali, 51-vjeçari “lëngon” në shtrat, pritet t’i nënshtrohet një operacioni në sy

    Del fotoja e Preng Gjinit, të cilit një ditë më parë i bënë atentat. Fotoja është sigurua nga Report Tv.

    Ndërkohë, kjo medie ka publikuar edhe një foto e Preg Gjini nga spitali. Në foton e mëposhtme ai shfaqet i shtrirë në krevatin e spitali dhe ndodhet nën kujdesin intesiv. 51-vjeçari është në gjendje të stabilizuar, por mësohet se do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, pas atij në bark, në sy, për shkak të dëmtimit që mori si pasojë e shpërthimit. Mësohet se Gjini ka marrë dëmtime edhe në krahun e majtë.

  • 11:25

    Atentati i ndaj Preng Gjinit/ Policia shoqëron 6 persona, sekuestrohen tabulatet telefonike nga 4 antenat që ndodhen pranë vendit të ngjarjes

    Policia deri më tani ka shoqëruar 6 persona nga Tirana, Durrësi dhe Rrësheni për atentatin ndaj Preng Gjinit.

    Ndërkohë, Prokuroria ka marrë tabulatet telefonike nga 4 antenat  pranë Urës së Nisharakut në Tiranë.,  për të identifikuar numrin që bëri shpërthimin e telekomanduar.

  • 10:16

    E hodhën “në erë” bashkë me makinën/ Preng Gjini ka dëmtime në të dy sytë, do i nënshtrohet një operacioni tek Trauma

    Foto nga vendi i ngjarjes.

    Preng Gjini, 51-vjeçari i cili ngeli i plagosur gjatë atentatit të djeshëm  pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. do t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Mësohet se 51-vjeçari ka dëmtime në të dy sytë. Ndërkohë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

  • 9:00

    Makina u bë “copa e thërrime”/ Preng Gjini, shënjestra e atentatit tek Ura e Nisharakut ndodhet jashtë rrezikut për jetën

    Detaje të reja kanë dalë nga atentati i djeshëm në Tiranë, ku mbeti i plagosur Preng Gjini. Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se Gjini ndodhet jashtë rrezikut për jetën edhe pse ka plagë të shumta në trup. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

    “Preng Gjini është në gjendje të qëndrueshme. Ka kaluar rrezikun për jetën”, thonë burime nga spitali i Traumës. Po kështu mësohet, se edhe dy personat e tjerë të plagosur kanë lënë spitalin.

Shto Koment