Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
TIRANË- Arrestohet Agron Tanushi, autori i vrasjes së djeshme në Bathore të Tiranës. Tanushi vrau mbëmjen e djeshme në banesën e tij ish- kunatën Jetmira Hasani, 34-vjeç. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë Tanushi u largua nga Tirana dhe u fsheh në një lagje të Lushnjes.
Ai qëndroi vetëm disa orë në arrati dhe u arrestua nga Policia mesditën e sotme. Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, të llojit pushkë.
Njoftimi i Policisë:
Vihet në pranga autori i vrasjes me armë zjarri të 34-vjeçares në Kamzë, Tiranë. Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me të cilën autori kreu vrasjen. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë , pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi largimi apo fshehjeje të mëtejshëme.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit.
Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara, bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje dhe falë metodave proaktive mëngjezin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit , i cili fshihej në një lagje në Lushnje.
Pas disa orë kërkimesh, para pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.
Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen J. H., 34 vjeçe. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Jetmira Hasanit në rrugën “Apollonia” në Bathore. Jetmira Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi. Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Agron Lushi, 35-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni më 27 prill ka folur nga ...
TIRANË– Shefi i Kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Dritan Çela ka folur për gjendjen shëndetësore të Preng Gjinit. Mjeku tha tha se pacienti po bën ...
BERAT- Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për pedofilin 66 vjeçar Romeo Oço. Ai është akuzuar për “ngacmim seksual” n...
Një dëshmi tronditëse në kufijtë e të pabesueshmes është siguruar nga redaksia e Fax news dhe Faxweb.al, ku një punonjës i policisë, i cili është i vendosur në ...
TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit ka vazhduar sot me dërgimin e formularëve për deklarimin e burimit të pasurisë për 4 shtetas në Tiranë.Kërkesat për vetëdeklar...
TIRANË- Zbardhet dëshmia e nipit të Preng Gjinit, Fatjon Dauti . Para efektivëve të policisë nipi i 51-vjeçarit ka deklaruar se Preng Gjini i kërkoi...
TIRANE– Ditën e sotme një 70-vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën në spitalin infektiv. E moshuara e prekur nga COVID-19 ka ndërruar jetë pak orë p...
TIRANË- Del fotoja e Preng Gjinit, të cilit një ditë më parë i bënë atentat. Fotoja është sigurua nga Dosja.al .Ndërkohë, kjo medie ka publikuar edhe një f...
GJIROKASTER- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ka mbyllur një fasoneri në qytetin e Gjirokastrës, pasi disa punonjës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.Kat...
TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Socialistë, Eduart Ndocaj ka pësuar një transformim mjaft të madh në fizik, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgj...