LIVE UPDATES
Aktualitet

28 Shtator 2020, 10:40 Nga DOSJA

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit në Tiranë. Gazetari i Report TV, Elton Qyno shkruan se më 15 shtator familja Reçi në Rrëshen, kishte planifikuar goditjen e dy kushërinjve, Fatjon Dautaj (Merdhoci) dhe Preng Gjini. Kjo pasi familja Reçi, tashmë është e bindur se Dautaj dhe Gjini janë organizatorët e vrasjes me snajper të Kastriot Reçit në Rrëshen.

Kjo bindje e anëtarëve të familjes Reçi, është përforcuar akoma dhe më tepër kur menjëherë pas vrasjes së Kastriotit, dy kushërinjtë Fatjon Dautaj (Merdhoci) dhe Preng Gjini, u shoqëruan nga policia. Për këtë vrasje dy kushërinjtë kanë pohuar se  ditën e ngjarjes ndodheshin në Tiranë dhe herë pas here janë takuar në kryeqytet, ku kanë konsumuar kafe. Siç tregon në dëshminë e tij Fatjon Dautaj, ai dhe djali i hallës, janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje dhe kanë vazhduar jetën të qetë.

Por edhe më 15 shtator, Fatjon Dautaj, menaxheri i shitjeve të librave ka dëshmuar sërish para oficerëve të Policisë. Ai thotë se nuk di të kenë hasmëri apo konflikte me asnjë person. Madje thekson se nuk e ka idenë se kush mund të ketë organizuar antentatit ndaj kushëririt të tij.  Ai ka treguar se Preng Gjini, ditën e ngjarjes ka komunikuar shpesh me të “whatsapp”, duke përdorur një numër anglez. Kushëriri tregon më tej se pas atenatit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

DËSHMIA: 

“…jam shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë në lidhje me ngjarjen që i ka ndodhur kushëririt tim,djalit të hallës, Preng Gjini. Siç jua bëj me dije më poshtë, punoj si menaxher në firmën “D.. Print”, ku aktualisht po merrem me shpërndarjen e librave shkollorë, pasi sapo ka filluar edhe shkolla. Këto libra unë i shpërndaj në të gjithë Shqipërinë, edhe në Tiranë. Për këto marrëdhënie pune unë përdor makinën time personale dhe shpenzimet e udhëtimit m’i heq pronari i shtypshkronjës. Unë këtë makinë e kam prej marsit 2020, ia kam blerë një kompanie që jepte makina me qira. Kjo makinë është e tipit “Mercedes A-Class”, ngjyrë mjalti, me targa AA 930 YG, me 5 dyer bashkë me bagazhin, me ëndë djegëse naftë. Makina është në emrin tim. Këtë makinë e përdor unë për punët e mia personale. Me këtë makinë shpeshherë kam shoqëruar edhe kushëririn tim (djalin e hallës) Preng Gjini, e kam çuar në vende të ndryshme nëpër Tiranë, Durrës ose edhe në Laç. E kam lënë në këto vende dhe jam kthyer te punët e mia në Tiranë. Prej kohës që e kam këtë makinë, kushëriri im (djali i hallës) Preng Gjini ma ka marrë dhe ka lëvizur i vetëm me makinën time 2 ose 3 herë me sa mbaj mend, dhe këto lëvizje kanë qenë brenda Tiranës me afat kohe të shkurtër, e mbante makinën maksimumi 1 orë dhe pastaj e sillte prapë. Këto lëvizje i ka kryer në muajin korrik dhe gusht 2020 dhe sot makinën e kam pasur te puna, e kisha marrë siç bënte rregullisht. Itinerari im i përditshëm është 07:30 dal nga banesa për ditë dhe shkoj në punë, rri në zyrë, dal jashtë, shpërndaj libra me orare të ndryshme dhe punoj deri në orën 16:00 si orar, por ndonjëherë më duhet të qëndroj edhe jashtë orarit.

Sikurse ka ndodhur edhe sot rreth orës 10:00 më ka marrë në telefon kushëriri im (djali i hallës) Preng Gjini. Në telefon ai më ka marrë në programin e komunikimit “Ëhatsapp”. Ka një numër telefoni 0044750058XXX, të cilin e kam pa emër në telefon dhe e di që është numri i kushëririt tim, Preng Gjini. Këtë numër nuk e kam regjistruar pasi Preng Gjini, i ndërronte shpesh numrat e telefonit. Kur më ka marrë në telefon më ka pyetur se ku ndodhesha, çfarë po bëja, nëse isha në punë dhe nëse kisha kohë për kafe për qejf. Unë i kam thënë se isha në punë dhe të vinte kur të donte. Preng Gjini ka ardhur te zyra ime ku punoj, rreth orës 10:30 ose 11:00 dhe kemi qëndruar rreth 1 orë në kafe para punës sime. Kemi pirë kafe dhe jemi ndarë. Tema në kafe ka qenë pyetja për familjet tona, pasi në tavolinë kishim edhe njerëz të tjerë. Rreth orës 12:00 Preng Gjini ka marrë makinën e tij me të cilën erdhi. Është makinë tip “Mercedez-Benz ML”, ngjyrë gri. Iku nuk e di se ku. Unë më pas vazhdova punën. Rreth orës 13:00 ose 13:30 kam shkuar në banesë për të ngrënë drekë. Rreth orës 14:30 më ka marrë në telefon drejtori ku punoj dhe më ka thënë se duhej të shkoja në Lushnjë për të marrë një pagesë librash. Jam nisur në Lushnjë direkt. Gjatë rrugës kam marrë edhe një shok me vete. Kam shkuar në Lushnjë, kam marrë pagesën prej 2 milionë lekësh të vjetër nga shitjet e blerjet e librave të kompanisë ku jam i punësuar. Pastaj jam kthyer në Tiranë, kam lënë shokun tim te QTU-ja në Tiranë, i cili banon aty. Kam shkuar direkt te puna, kam parkuar makinën si rregullisht përballë hyrjes tek puna dhe kam pirë një kafe vetëm te kafe “Bridge”. Më pas ka ardhur drejtori me makinën e tij, kemi hyrë në zyrë së bashku, kemi qëndruar në zyrë duke bërë faturat dhe llogaritë e librave. Rreth orës 17:30 më merr në telefon Preng Gjini dhe më thotë: “…po kaloj andej, a je te zyra…?”. Dua të theksoj se Preng Gjini më ka marrë në telefon shpesh gjatë kohës që isha në Lushnjë, pasi më kërkonte për kafe. Ai më ka marrë dhe unë e kam marrë mbrapsht në programin “Ëhatsapp” gjithë kohës dhe vetëm rreth orës 17:30 Preng Gjini erdhi te zyra, pasi unë i thashë që ndodhesha në zyrë. Ai erdhi, pas rreth 20 minutave që kemi qëndruar në zyrë, rreth 20 minuta ka qenë edhe drejtori prezent. Prenga më thotë se ka parkuar makinën para Fakultetit të Shkencave Sociale dhe më kërkon t’i jap makinën time që të shkonte deri në Tiranë dhe se do të kthehej shpejt. Ia kam dhënë makinën dhe ai më ka dhënë çelësin e makinës që kam përmendur më lart, tip “Merceds ML”, ngjyrë gri. Prenga është larguar me makinën time dhe unë jam kthyer në zyrë, kam qëndruar në zyrë përsëri me drejtorin rreth 15 ose 20 minuta dhe kemi dalë të dy njëkohësisht. Unë dola dhe shkova të merja makinën tip “Mercedes ML” ngjyrë gri, të Prengës dhe të shkoja në shtëpi me makinë. Tek ura e “NSHRAK”-ut, shoh makinën time dhe marr Prengën në telefon. Shkoj me vrap te makina ime dhe kam parë Prengën në makinë, në gjendje të gjakosur, i pavetëdijshëm dhe se kishte shumë policë. Po ashtu kam vënë re se mjeti im ishte i dëmtuar përpara dhe s’po kuptoja çfarë kishte ndodhur. Jam prezantuar te punonjësit e Policisë, u thashë se makina ishte e imja. Më pas kam shkruar në polici i shoqëruar nga punonjësit e policisë, pasi çuan edhe Prengën në spital për ndihmë mjekësore. Për sa i përket kësaj ngjarje, nuk kam dijeni se kush mund ta ketë kryer këtë ngjarje, sepse unë me këtë makinë lëviz rregullisht dhe kryej punët e familjes e familjes sime. Por në lidhje me Prengën kam dijeni se vëllai i Prengës, Anton Gjini është vrarë nga persona që unë s’kam dijeni, por ashtu Antonit në vitin 2017 i kanë vënë tritol në makinë, por fatmirësisht ka shpëtuar, ndërsa në gusht 2017, e kanë vrarë me armë ngjitur me kishën e Rrëshenit. Prej asaj kohe ne nuk dimë asgjë rreth kësaj ngjarje, të paktën unë, ndërsa Prenga ruhej dhe nuk tregonte asgjë, por rrinte shumë i mbyllur dhe asnjëherë nuk e dinim vendndodhjen e tij, por ishte ai që vinnte te ne. Marrëdhëniet e mia me Prengën, kanë qenë familjare dhe s’kam dijeni për veprimtarinë e tij, pasi ai ka jetuar shumë kohë jashtë Shqipërisë, në shtetin italian, ndërsa dy vajzat e tij dhe bashkëshorten i ka në Amerikë dhe nuk e di pse apo si i kishin planet. Vajzat i ka binjake në moshën 20 vjeç. Në dijeninë time vajzat dhe bashkëshortja e Prengës kishin shkuar në Amerikë me vizë pune, kaq di nga Prenga.

Me Prengën jemi afruar vetëm tani që ka ardhur nga jashtë, pasi për shkak të moshës, ne të dy nuk kemi qenë shumë të afërt. Në lidhje se si jetonte ose ku jetonte Prenga, nuk kam dijeni. Në datën 27 janar 2020 në Rrëshen ka ndodhur një vrasje, për të cilën është pyetur edhe Prenga. Po ashtu edhe unë, nëse kam qenë me Prengën, te puna ime dhe nëse kam konsumuar kafe me Prengën. Kam dhënë sqarimet e mia në lidhje me këtë rast dhe ka qenë e vërtetë që Prenga, ka qenë me mua. Prej asaj kohe s’kam dëgjuar gjë dhe s’kam pasur më shqetësime në lidhje me Prengën. Në dijeninë time di, që Prenga ruhej që prej kohës, kur u vra i vëllai dhe nuk jepte informacion se ku shkonte dhe vinte dhe as unë nuk e pyesja, por ai ruhej dhe nga kush persona ruhej s’kam dijeni. Unë s’e kam pyetur kurrë dhe kështu ka qenë lidhja jonë.

Pyetje: Çfarë ju lidh me Preng Gjini dhe si i keni marrëdhëniet me të dhe me familjen e tij?

Përgjigje: Është kushëriri im, djali i hallës dhe marrëdhëniet i kemi të mira.

Pyetje: Jeni në dijeni të ndonjë konflikti të Preng Gjinit?

Përgjigje: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të tij me ndonjë shtetas dhe s’kam dijeni se është në hasmëri me ndonjë familje.

Pyetje: Po për familjarët e tij, jeni në dijeni të ndonjë konflikti?

Përgjigje: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti familjar të tij.

Pyetje: Si mendoni ju, cili është motivi i ngjarjes?

Përgjigje: Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë bërë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje me fisin Reçi në Rrëshen. Ditën e atentatit shumë pranë vendit të ngjarjes, ka qenë i pranishëm nipi i Kastriot Reçit, A.Reçi.  Ky i fundit ka mohuar përfshirjen në ngjarje. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj preng gjinit atentat ndaj preng gjinit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj