LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentat me tritol vëllait të Armando Gjinit, ish-efektivi i Gardës, pre e hakmarrjes, gjymtohet në trup e fytyrë, shpërthi

15 Shtator 2020, 17:00 Nga DOSJA
Atentat me tritol vëllait të Armando Gjinit, ish-efektivi i

TIRANË– Vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen, ka rënë pre e një atentati me tritol, që e ka lënë të plagosur rëndë. Preng Gjini, ish-efektiv në Gardën e Republikës, po udhëtonte pranë Urës së Nisharakut me një automjet të llojit “A Class”, ngjyrë gri, kur makina ka shpëthyer. 

Poshtë sediljes së shoferit, ku ndodhej edhe Gjini, ishte vendosur 300 gramë tritol C4, e cila ka shpërthyer me telekomandë. Si pasojë e shpërthimit, 50-vjeçari Gjini ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht është dërguar në spitalin e Traumës, ku edhe po i nënshtrohet një operacioni në bark. Deri më tani në mjekët bëjnë me dije se 50-vjeçari ka dëmtime të shumta në trup për shkak të shpërthimit, dhe se po fokusohen që t’i shpëtojnë jetën.

Për mediat nga vendngjarja ka folur shefi i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj. Ai ka pranuar se një nga pistat kryesore është hakmarrja dhe se efektivët po përgatiten për aksion në disa rrethe të vendit, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Më tej, Jaupaj është shpehur se bashkë me Gjinin, i plagosur nga shpërthimi ka mbetur një shtetas italian dhe një i mitur, të cilët po kalonin në zonë në momentur kur makina u hodh në ajër. 

Burime të Dosja.al nga grupi hetimor bëjnë me dije se 50-vjeçari e njihte autorin e shpërthimit të sotëm. Mësohet se pak para se të shkonte në “Vasil Shanto”, Gjini ishte në një qendër tregtare tek “Zogu i Zi” duke konsumuar një pije me autorin e atentatit të tij. Pasi janë çuar, autori e ka ndjekur viktimën e tij deri në momentin e shpërthimit, sapo makina hipi mbi urë dhe më pas u largua me urgjencë nga vendngjarja.

Por kush është Preng Gjini?

Preng Gjini, i riu që ra sot pre e atentatit ka shërbyer si efektiv pranë Gardës së Republikës. Ai nuk është një emër i panjohur. Preng Gjini është një person me precedent penalë, pasi është përfshirë në aktivitetet e jashtëligjshme të Gasper Reçit, i cili u ekzekutua në Romë, në muajin prill të vitit 2017. Dosja.al ka mësuar se Preng Gjini, ka qenë pjesë e grupit të Met Kananit, i cili është cilësuar si “baron i madh i drogës” pasi deri para arrestimit në muajin mars të vitit 2018, kontrollonte rrugët kyçe të trafikut të kanabisit, heroinës dhe kokainës përmes Turqisë me destinacion vendet e BE. Gjini është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali, ku dyshohet se ishte përfshirë në ‘bizneset’ e Gasper Reçit. 

Preng Gjini është edhe vëllai i Armando Gjinit, i cili njihet edhe me emrin Tonin, dhe si ushtari i Met Kananit. Armando Gjini, u ekzekutua përballë kishës në Rrëshen, në muajin gusht të vitit të shkuar.

Atentati i sotëm, dyshohet të ketë lidhje me kalvarin e vrasjeve në Mirditë, që datojnë prej vitit 2016. Para katër vitesh, u ekzekutua ish-drejtori i OSHEE-së Sajmir Jaku. Më pas në hakmarrje të Jakut dyshohet se është kryer edhe atentati i Gasper Reçit, në muajin prill të vitit 2017. Vrasja e vitit 2017 erdhi pasi dyshohej se autori i vrasjes së Sajmir Jakut ishte Kastriot Reçi (biznesmeni që do të ekzekutohej me snajper në janar të këtij viti).

Por seritë nuk janë ndalur këtu. Po në muajin shtator të vitit 2017, vjen një tjetër vrasje. Bëhet fjalë për ekzekutimin e Kreshnik Gjinit, shqiptarit që punonte si kamarier në Belgjikë dhe njihej edhe si Niko K.. Vrasja e Gjinit dyshohet të jetë bërë si hakmarrje për atë të Gasperit. Gjithsesi pala tjetër nuk ka qëndruar e qetë.

Në janar të këtij viti erdhi edhe vrasja e Kastriot Reçit. Kastriot Reçi, pronari i televizionit, “Media Plus-Tv”, u ekzekutua pranë lokalit të tij më snajper. Për vrasjen e tij, grupi hetimor ‘hodhi dytë’ nga familja Gjini, por nuk pati asnjë të arrestuar. Sot, nëntë muaj më vonë, vjen një tjetër atentat që la të plagosur Preng Gjinin. Vetë Rebani Jaupi, konfirmoi përballë mediave, se pista ku po hetohet për atentatin e sotëm është hakmarrja, dhe lidhet pikërisht me kalvarin e ekzekutimeve në Mirditë.

(k.m.f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando gjini kastriot reci preng gjini shperthim me tritol tek ura e nisharakut armando gjini kastriot reci preng gjini shperthim me tritol tek ura e nisharakut


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet