LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vjeshta ka trokitur”/ Paralajmërimi i Tritan Kalos: Do rritet numri i të infektuarve me COVID, në qarkullim do jenë edh

28 Shtator 2020, 09:20 Nga DOSJA
“Vjeshta ka trokitur”/ Paralajmërimi i Tritan Kalos: Do rritet

TIRANË- Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo vjen me një mesazh për qytetarët shqiptarë, ndërsa paralajmëron se do të ketë një tendencë në rritje të rasteve me COVID-19.

Postimi i plotë:

KOHË KOVIDIANE…..28.09.2020 e në vijim…..KUJTESË sidomos për rastet me PCR/Teste negative përgjatë sfidës me “flamën mbarëbotërore”…..VJESHTA që sapo ka trokitur si duhet në dyert tona, bart me vete jo vetëm një tendencë rizgjimi të rasteve të infeksioneve nga Sars-Cov2/Covid-19, POR së bashku me to shtohen në qarkullim edhe Infeksione të shumta Virale stinore, që në shfaqjen e tyre klinike janë të përngjashme mes tyre si dhe me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19…. Ndryshimet e temperaturës me tendencë uljen e tyre, rifillimi i vitit shkollor, shtimi i kontakteve në mjediset e mbyllura, rihapja e shumë aktiviteteve socio-ekonomike, shtimi i qarkullimit me mjetet e transportit publik, tendenca në ulje që po vërehet në lidhje me përkujdesin individual, distancimin fizik si dhe higjenizimin e mjedisit tonë ndaj rrezikut prej Sars-Cov2/Covid-19, dashur pa dashur do të ndikojnë në shtimin e këtyre rasteve…. Periudha kohore tipike e këtyre Infeksioneve virale stinore është ajo midis Tetorit dhe Prillit….DUHET t’a kemi të qartë se janë infeksione të cilat PREKIN të gjitha moshat duke u përhapur lehtazi mes tyre, POR që fatmirsisht në pjesën më të madhe të tyre ato NUKU janë të rënda në manifestimet klinike si dhe në ndërlikimet që ato japin….

Infeksionet virale stinore shoqërohen ose 1- me prekjen e vijave respiratore/të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarjes, ose 2- me prekje të traktit tretës/rrugës së kalimit, përpunimit e përthithjes së ushqimeve të ndryshme…1- Infeksionet virale stinore respiratore shkaktohen prej viruseve te Gripit si dhe rreth 200 viruseve të tjerë shkaktarë të katareve respiratore, apo të rrufës sikundër ato njihen nga popullata. Midis tyre janë edhe katër koronaviruse jo Sars-Cov2, të cilat qarkullojnë mes nesh që prej vitit 1962….Fillimi i simptomave vërehet pak ditë pas rënies në kontakt me këto viruse, dhe simptomat më të shpeshta të një infeksioni grip-ngjasues janë: temperatura e lartë e shoqëruar ose jo me ethe, teshtitjet, gërvishjet apo dhimbjet e fytit, dhimbje të përgjithshme trupore, dhimbjet e kokës dhe këputshmëria/lodhja……Përhapja e këtyre infeksioneve prej të sëmurit te individët e tjerë ndodh direkt nëpërmjet spërklave, por edhe nga prekja e objekteve të ndryshme sepse këto spërkla njëkohësisht ndotin edhe sipërfaqet e ndryshme si dorëzat e dyerve, bankat e shkollës, lodrat e fëmijëve, tastierat e kompjuterave, telefonat, etj….

Shërimi është i shpejtë për 4 – 7 ditë, me përjashtim të personave me sëmundje kronike dhe lëndime imnunitare, në të cilët ecurija e sëmundjes mundet të zgjatet, të rëndohet dhe të shoqërohet me ndërlikime parësore nga këto viruse ose nga mikroorganizmat bakterialë që mbivendosen në të tilla raste….|Janë pikërisht këta persona të grupeve të riskut si dhe personeli i përkujdesit shendetësor, ata/ato të cilëvë u këshillohet me përparësi Vaksinimi i hershëm përkundrejt gripit…. Trajtimi me Antibiotikë është i justifikueshëm vetëm NËSE dyshohen mbinfeksione bakteriorë, ose edhe prekje direkte prej tyre të rrugëve të frymëmmarjes. Janë mjekët ata që e përcaktojnë një gjë të tillë dhe vetmjekimi NUKU këshillohet në asnjë rast….2- Gastroenteritet virale stinore të shpeshta përgjatë këtyre muajve shkaktohen kryesisht nga rotaviruset dhe noroviruset….Infeksionet gastroenteritike virale stinore përhapen nga një indvid në tjetrin prej duarve të tyre të palara, por edhe përmes ushqimeve ose ujit të ndotur prej këtyre viruseve….Shënjat klinike të noroviruseve përfshijnë: fillimin e beftë të të vjellave, diarrhesë së ujëshme, krampeve abdominale, dhimbje koke dhe ethe. Të vjellat vërehen më shumë te fëmijët. Personat pa sëmundje kronike ose lëndime immunitare shërohen brënda 24 – 60 orëve….Shënjat klinike të infeksioneve nga rotaviruset përfshijnë diarrhenë, të vjellat dhe dhimbjet e barkut. Shumica e personave pa sëmundje bashkëshoqëruese shërohen brënda 3 – 8 ditëve….Fëmijët nën dy vjeç mundet të kenë diarrhea severe, çka e bën të nevojëshme edhe mjekimin spitalor të tyre….NUKU është asnjëherë e pa dobishme përkujdesi ndaj higjenës ushqimore e asaj vetjake, kolektive dhe të mjedisve ku jetojmë, shkollohemi si dhe punojmë…VJESHTË e DIMËR “jo të ashpër” miq, kolegë dhe bashkëkombas…

Ndërkohë, çdo ditë e më shumë rëndohet bilanci i COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar edhe 106 raste të reja. Në total numri i viktimave ka shkuar në 377. Në spitalet COVID janë të shtruar 182 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet