LIVE UPDATES
Aktualitet

“Atdheu Blu”/ Doktrina gjeopolitike detare e Turqisë. Admirali turk i dërgoi Tiranës një raport sekret

13 Shtator 2020, 10:15 Nga DOSJA
“Atdheu Blu”/ Doktrina gjeopolitike detare e Turqisë. Admirali

Më datën 10 qershor, në medien turke “Habertürk”, gazetarja Kybra Par, botoi një intervistë me kundëradmiralin në pension doc. dr. Xhihat Jajxhë (Cihat Yaycı), e cila erdhi si reagim kundërshtues kundrejt marrëveshjes detare që firmosën grekët me italianët.

Së bashku me admiralin tjetër në pension, Xhem Gyrdeniz (Cem Gürdeniz) – ai është një prej dy gjeopolitikanëve kryesorë të gjeopolitikës detare turke.

Gyrdeniz është ideatori i doktrinës “Mavi Vatan” (“Atdheu blu”), ndërsa Jajxhë është ndjekës e zbatues i kësaj doktrine, por edhe arkitekt i politikës detare me Libinë.

Edhe pse më 15 maj, Erdogan, e shkarkoi nga detyra e shefit të shtabit të Forcave Detare turke, ai mbetet një prej njerëzve më ndikues te mendimi strategjik turk.

Të dy përfaqësojnë një shkollë mendimi dhe një filozofi të caktuar gjeopolitike e cila i ka rrënjët përtej këtyre dy individëve. E thënë thjeshtë, kur ata flasin duhen dëgjuar, pasi përfaqësojnë mendimin e avancuar të gjeopolitikës turke.

Për këtë arsye edhe intervista në fjalë bëri jehonë.

Ajo u pasqyrua edhe në Shqipëri gjerësisht, sepse admirali Xhihat Jajxhë pranoi dërgimin e një raporti shtetëror sekret për qeverinë shqiptare, ku e ndërgjegjësonte këtë të fundit për rrezikun e marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë, duke e paralajmëruar: “po mashtroheni”.

Mediet greke e cilësuan intervistën e tij si provën që Turqia pengoi realizimin e marrëveshjes shqiptaro-greke. Si në vendin tonë edhe në Greqi, epiqendra e diskutimeve mbi këtë intervistë ishte pranimi i përfshirjes së Turqisë në këtë çështje.

Por, ky është një diskutim më i komplikuar se kaq dhe ka pjesëmarrje të shumë aktorëve.

Titujt e medias turke mbi deklaratat e admiralit për Libinë dhe Shqipërinë. Në një pjesë të intervistës, botuar në shqip, thuhet:

“Tani kemi një hap shumë konkret që duhet të ndërmerret nga Turqia. Pasi të drejtat e Shqipërisë dhe të Libisë shkelen nga marrëveshja midis Italisë dhe Greqisë. Zonat detare që do të fitonte Shqipëria në vijën jugperëndim-verilindje dhe zonat detare të Libisë në vijën veriperëndim-juglindje, janë zhvatur.

Me fjalë të tjera, nëse Shqipëria dhe Libia do të bënin vetë një marrëveshje me Italinë, do të kishin disa prej zonave të cilat i mori Greqia. Prandaj Libia dhe Shqipëria duhet ta kundërshtojnë këtë marrëveshje”.

Kjo intervistë pati një shpërndarje të gjerë në Turqi. Personalisht nuk mund të them nëse deklarata e tij lidhur me zonat që mund të ketë humbur Shqipëria, qëndron ose jo, pasi janë çështje teknike. Por, shihet qartë se ky tension për ndarjen e zonave detare të Mesdheut do të ketë ndikim edhe në Shqipëri.

Ka një detaj që e bën situatën edhe më interesante. Këtë intervistë, e shpërndau në faqen e tij të Tuiterit, profesori amerikan Ryan Ginger i “Naval Postgraduate School”, të SHBA-së (Shkolla Pasuniversitare Detare e Marinës amerikane).

Ai është një ekspert për Turqinë, Ballkanin dhe Lindjen e Mesme. Krahas njohjes së mirë të turqishtes dhe disa gjuhëve të tjera, punon në shqip dhe në maqedonisht.

Statusi i profesorit Ginger ishte ky:

“Intervista e parë e gjerë e Xhihat Jajxhë. Mes konkluzioneve interesante, është bindja e tij se Shqipëria duhet të ketë një ujdi të përbashkët me Libinë. Nuk jam i sigurt se si do të funksiononte kjo (sidomos nga këndvështrimi i Shqipërisë), por është diçka nga e cila nuk duhen hequr sytë…”.

Me sa duket të gjithë po i mbajnë sytë nga zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe nga Turqia. Dhe kështu ka qenë edhe më parë.

Memorandumi sekret i komunitetit të inteligjencës amerikane, Mosmarrëveshja e Egjeut: një vështrim i ri mbi një problem të vjetër (CIA, Aegean Dispute: a new look at an old problem, NII IIM 84-10005, 5 november 1984) jep të njëjtën problematikë ekzistuese lidhur me Egjeun.

Sipas këtij dokumenti (f. 11), “Zëdhënësit grekë në mënyrë private, nëpër takime, deklaronin se nuk kishte plan që Greqia të zgjeronte ujërat territoriale nga 6 në 12 milje, veçse Greqia e kishte këtë të drejtë nga Konventa e 1982. Por, nëse Greqia do të zgjeronte ujërat territoriale në 12 milje në Egje, do të lindte nevoja e skicimit të ngushticave ndërkombëtare, pasi të gjitha ngushticat nga Mesdheu në Dardanele do të mbuloheshin nga ujërat greke, duke e kthyer Egjeun në një “liqen grek”.

Ky ishte një shqetësim për SHBA-në, ish-BRSS dhe Turqinë. Greqia pretendonte në të shkuarën të njëjtat të drejta që kishin shtetet arkipelagë, të akorduara përgjithësisht nga “Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit”, (LOS Convention, 1982). Gjatë diskutimeve të LOS-it Greqia nuk arriti ta fitonte këtë njohje. Pas nënshkrimit të konventës ajo vuri kusht duke pretenduar që t’i zgjidhte ajo se cilat do të ishin ngushticat mes ishujve për kalime transit e cilat jo.

SHBA-ja nuk e pranoi kërkesën e Greqisë për këtë të drejtë”. Sot janë rikthyer përsëri tensionet e “problemit të vjetër” edhe pse bota ka një rend të ri. Ngjan se ka një interes të shtuar edhe nga media ruse për deklaratat e admiralit Jajxhë dhe për doktrinën “Atdheu blu”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi mavi vatan shqiper turqi greqi mavi vatan shqiper turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj