"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Asnjë lekë s’kam parë nga qeveria”/ Denoncimi i qytetarit të dëmtuar nga tërmeti në Mamurras, Ali Uka: Ky është
13 Shtator 2020, 08:41Nga DOSJA
MAMURRAS– Banorët e zonës së Mamurrasit janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe 9 muaj pas tij kanë mbetur pa shtëpi e ende nuk kanë marrë një datë për fillimin e punimeve për banesat e reja.
Ali Ukën, banor i zonës, i cili prej 9 muajsh fle në çadër së bashku me familjen e tij është ankuar për faktin se nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet për fatin e shtëpisë së tij dhe se nuk ka marrë asnjë bonus financiar për rindërtimin e saj.
Nga pamundësia për të jetuar në një çadër të thjeshtë, ai e ka përforcuar atë me materiale nga shtëpia e shembur.
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ishte ai që u takua me zotërinë në nevojë.
Aliu shprehet se jetesa në këtë banesë të improvizuar bëhet akoma më e vështirë për nusen e djalit të tij që është shtatzënë.
Pjese nga biseda:
Ali Uka: Unë jam Ali Idriz Uka, nga fshati Fushë-Mamurras i rrethit Kurbin. Kemi ndenjur në çadër mbrapa, ngaqë shtëpia e vjetër gjithnjë e duke u shembur, mora materialet dhe bëra shtyllat dhe mora llamarinat e vjetra, vura tjegullat, çatinë, edhe çuni me nusen atje dhe unë me gruan time këtu. Na ka ndihmuar Kryqi i Kuq. Na ka dhënë tre radhë nga 408 mijë lekë.
Belind Këlliçi: Po qeveria që e ka për detyrë? Qeveria vetë ka dhënë gjë?
Ali Uka: Asnjë lekë s’kam parë nga qeveria! Po mua me më pas dhënë lekë, unë kisha hyrë tek shtëpia ime 5-6 muaj isha në shtëpi të re. Nusen e djalit e kam shtatzënë.
Belind Këlliçi: Në çadër, jeton në çadër më duket?
Ali Uka: Në çadër, dhe sa më shpejt me më dhanë që të bëj shtëpinë, ose te bien e ta bëjnë, të bien materialet, ustallarët e ça do shtëpia. Tashti dimri dhe erdh. Unë s’di sesi do ta pres këtë dimër, me thanë që do ta pres me dur hapt, s’mun e thom. Shtëpia do të ishte bo e jo vetëm mu po komplet si fshat. Po të ishin nda lekët ishte bo shpia. Gjithsekush do e kishte ……shtëpinë e vet.
Belind Këlliçi: Ke të drejtë!
Ali Uka: Kohë e gjatë, nëntë muaj!
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, ditën e sot...
TIRANË– Kthimi në shkolla këtë vit në kohë kur pandemia e koronavirusit është ende “nëpër këmbë” është kthyer në temën kryesore të debatit publik. Po...
VLORE– Benjamin Rich, një vlogger i njohur për ata që janë të apasionuar pas YouTube, ka vizituar së fundmi Vlorën dhe përveç se ka parë mrekullitë e ven...
TIRANË– Mark Marku, ish-deputet dhe pjesë e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputet të PD-së ka rrëfyer eksperiencën e tij në Kuvendin e ...
DURRES– Janë ndëshkuar me nga 1 mln lekë gjobë, 5 pronarë të 5 lokaleve në Durrës.Lokalet mbanin muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ e si...
TIRANË– Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës është gjetur pajetë roja e një auto-servisi, i identifikuar me inicialet Y.D., 58...
POGRADEC– Varfëria dhe nevoja për punë e para, ka kthyer 13-vjeçaren nga Pogradeci në viktimën perfekte për Blerim Bizgjonin. Duke i premtuar se do t’i p...