Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ZVICËR-Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik “Gjon’s Tears”, artisti me prejardhje është nga Suhareka e Kosovës, rrëfen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, rrugëtimin e tij muzikor në Zvicër dhe synimet për ta përfaqësuar sa më denjësisht shtetin në të cilin jeton, në festivalin e madh të këngës “Eurovision”.
Gjon Muharremaj nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi të gjithë e mbajnë mend vogëlushin që dikur kishte impresionuar publikun e spektaklit “Albanian Got Talent”:, rreth një dekadë më parë – kompeticion ky në të cilin ai kishte arritur deri në finale, duke u renditur i treti.
Gjon, jeni zgjedhur përfaqësuesi i Zvicrës sivjet në “Eurovision”. Na trego pak sa të lumtur ju ka bërë ky fakt?
Jam ndjerë shumë krenar dhe me fat se është eveniment shumë unik dhe do më japë shumë eksperiencë në artin tim.
Ju ishit parashikuar ta përfaqësonit vitin e kaluar shtetin zviceran në “Eurovision”, por pandemia pamundësoi mbajtjen e tij. A ju zhgënjeu shumë fakti që “Eurovisioni” nuk u mbajt vitin e kaluar?
Kur më erdhi lajmi i anulimit të “Eurovision 2020” isha shumë i frustruar se nuk kisha shkuar deri në fund të eksperiencës dhe të procesit të “Eurovision”-it. Kur erdhi puna të shkoja prapë këtë vit, 2021, ishte për mua si një kënaqësi të këndoja në atë skenën e Rotterdamit.
Kënga përfaqësuese titullohet “Tout l’Univers”. A mund të na tregosh pse ky titull dhe cila është domethënia e tekstit të këngës?
Ideja e këngës lindi mes bashkëpunimit tim me Wouter Hardy, producent i “Arcade” (kënga fituese e vitit 2019) dhe me Nina Sampermans, shkrimtare dhe kompozitore. Kënga ishte fillimisht e shkruar në gjuhën angleze dhe u përkthyer me Xavier Michel në frëngjisht. Tema flet për ciklin e jetës nga prishja e çdo gjëje e deri te rindërtimi, dhe për t’ia dalë mbanë këtij procesi duhet ta kërkojmë energjinë dhe fuqinë në fund të vetvetes. Doja të dilja me një mesazh pozitiv dhe plot shpresë edhe në momentet më të komplikuara të jetës.
Jeni shqiptari i parë që jeni zgjedhur si përfaqësues i Zvicrës ndonjëherë në “Eurovision”. Si erdhi deri të përzgjedhja juaj si përfaqësues i shtetit zviceran në “Eurovision 2021”?
Kënga “Répondez-moi” është kompozuar tek një “Writting camp” në Cyrih me një duet zviceran qe quhen Aliose. Në atë moment qe lindi kjo këngë që fliste për origjinë, identitet dhe pikëpyetje të jetës, u binda të provoja të merrja pjesë tek konkursi ku ishin 600 këngë të regjistruara. Diferenca më e madhe qe kisha me të tjerët, më thanë televizioni i Zvicrës, ishte fuqia e zërit tim live dhe bukuria e temës që trajtonte teksti.
Ti je me prejardhje shqiptare, por jeton dhe vepron në Zvicër? Cila është historia juaj e familjes dhe sa shpesh vini në vendlindje?
Unë jam lindur në Zvicër nga prindër që kanë imigruar. Babai im është nga Suhareka në Kosovë dhe mamaja nga Tirana në Shqipëri. Jemi një familje e madhe, kështu që vija çdo vit të shikoja kushërinjtë e mi dhe familjen e gjerë. E kemi pas si traditë në pushimet e verës dhe të dimrit.
A do të kishit dëshirë që në ndonjë të ardhme ta përfaqësonit edhe Shqipërinë ose Kosovën në “Eurovision”?
Pse jo. Me gjithë qejf.
A e ke dëgjuar këngën përfaqësuese të shtetit shqiptar sivjet në “Eurovision”, a ju ka pëlqyer dhe a ke pasur rastin të kontaktosh apo të njihesh me Anxhela Peristerin?
Më ka pëlqyer shumë. Besoj me të vërtetë që është një këngëtare me shumë talent dhe kemi folur së bashku disa herë.
Ju do të ngjiteni në natën e dytë gjysmëfinale në skenën e Rotterdamit për të kënduar live këngën tuaj. Do jeni i vetëm në skenë, apo keni menduar ta shoqëroni paraqitjen tuaj edhe me performancë me balerinë?
Për momentin është shumë herët për të dhënë sekrete të performancës time, por shpresoj që do t’ju pëlqejë dhe i besoj bashkëpunëtores Sacha Jean-Baptiste për atë.
Karriera jote ka nisur në Shqipëri. Ju para 11 viteve keni qenë pjesë e spektaklit të talenteve “Albanian’s Got Talent”, ku shkuat deri në finalen e madhe. Si ka qenë për ty kjo eksperiencë dhe si e kujton?
E kujtoj si një suvenir shumë të bukur dhe mbresëlënës, dhe jam ndjerë me fat që jam mirëpritur si në Shqiperi dhe Kosovë. Të gjithë ma përkujtojnë akoma interpretimin e “Je t’aime” nga Lara Fabian që iu pëlqeu shumë publikut të Shqipërisë së madhe.
Gjon, faleminderit shumë për intervistën. Shumë suksese në “Eurovision”. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për të gjithë shqiptarët?
Besoni në ëndrrat tuaja dhe punoni sa më shumë për ti i arritur qëllimet tuaja. Mos dyshoni në vetvete sepse asnjëri nuk do t’i besojë projektit tuaj më shumë se ju. Faleminderit shumë për mbështetjen, dashurinë dhe përkrahjen tuaj. Faleminderit juve për intervistën.
(o.l./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Portali “Closer” tha se ishte Jennifer, ajo që gëzoi kolegët e saj me lajmin se do të bëhej nënë.Edhe pse ajo shpesh thoshte në media se...
TIRANË– Një nga këngtaret më jetëgjata në botën e shoëbizit, Dafina Zequiri ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e 32-të.Nuk kanë vonuar shumë minuta pas m...
DUBAI – Prej më shumë se një jave, këngëtarja Enca ndodhet në Dubai. Ky pushim kaq i gjatë ka bërë që Enca të ketë fatin të shikojë nga afër një nga boksierët m...
TIRANË-Këngëtare, moderatore, tekstshkruese dhe së fundmi dhe sipërmarrse e suksesshme, Rozana Radi gjen pak kohë të merret edhe me ndjeksit në instagram....
“Le Moniteur Universel” ka botuar, të martën e 10 korrikut 1849, në faqen n°5, fjalimin e Victor Hugo në mbështetje të propozimit të Armand de Melun për të ngri...
SHBA- Justin Biber i ka dhënë fund beqarisë në 2018 pas një lidhje shume romatike me modelen e njohur Hailey Biber.Dyshja publikojnë shpesh herë me njëri tjetri...
SHBA– Dua Lipa ka”tërbuar”kësaj here rrjetin jo me një performancë artistike sic ndodh zakonisht por thjesht duke pozuar para pasqyrës e veshu...
SHBA– Këngëtarja Selena Gomez është fotografuar e përgjakur dhe me pranga në duar. Disa foto të cilat po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet kanë tmerruar f...
Publikon historinë e panjohur të atentatit që i’u bë Mbretit Zog më 20 shkurt të vitit 1931 teksa ai ndodhej për kurime në Vienë, nga ana e një grupi emigrantës...
DASHINë këtë periudhë jeni me disponim të ulët, duhet të pushoni. Pavarësisht kësaj, dashuria dhe emocionet që po përjetoni janë pozitive. DEMIDuhet të mësoni t...