LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fjalimi i Victor Hugo për shkatërrimin e mjerimit para asamblesë kombëtare Franceze

14 Prill 2021, 08:23 Nga DOSJA
Fjalimi i Victor Hugo për shkatërrimin e mjerimit para asamblesë

“Le Moniteur Universel” ka botuar, të martën e 10 korrikut 1849, në faqen n°5, fjalimin e Victor Hugo në mbështetje të propozimit të Armand de Melun për të ngritur një komitet për “përgatitjen e ligjeve në lidhje me mirëqenien dhe ndihmën publike” më qëllim shkatërrimin e mjerimit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

… Zotërinj, unë nuk jam nga ata që besojnë se vuajtjet mund të zhduken në këtë botë, vuajtjet janë një ligj hyjnor, por unë jam një nga ata që mendojnë dhe pohojnë se dikush mund të shkatërrojë mjerimin. (Ankesa – Mohime të dhunshme në të djathtë).

Zotërinj, ta bëni mirë dallimin, nuk them ta zvogëlojmë, ta dobësojmë, ta kufizojmë, të limitojmë, them ta shkatërrojmë. (Pëshpëritje të reja në të djathtë). Mjerimi është një sëmundje e trupit shoqëror ashtu si lebra ishte një sëmundje e trupit njerëzor; mjerimi mund të zhduket ashtu siç është zhdukur lebra. (Po, po! Në të majtë). Shkatërrimi i mjerimit! Po, është i mundur! Ligjvënësit dhe qeveritarët duhet të vazhdojnë të mendojnë për këtë në mënyrë të pareshtur; sepse, në një çështje të tillë, për sa kohë që e mundshmja nuk është fakt, detyra nuk është përmbushur. (Ndjenjë e përgjithshme)

Mjerimi, zotërinj, unë po hyj në zemër të çështjes këtu, doni të dini se ku është, mjerimi? A doni të dini se sa larg mund të shkojë, sa larg shkon, unë nuk them në Irlandë, nuk them në Mesjetë, them në Francë, them në Paris dhe në kohën që jetojmë ne? A doni fakte?

Ka në Paris (oratori ndalet).

Zoti im, unë nuk hezitoj t’i citoj ato, këto fakte. Ata janë të trishta, por të nevojshme për t’u thënë; dhe shikoni, nëse duhet të them mendimin tim, unë do të doja që ai të largohej nga kjo asamble dhe nëse është e nevojshme do të bëj propozimin zyrtar, një hetim të madh dhe solemn të situatës së vërtetë të klasave punëtore dhe vuajtëse në Francë. Do të doja që të gjitha faktet të dilnin në dritë. Si doni të shërojmë sëmundjen nëse nuk hetojmë plagët? (Shumë mirë! shumë mirë!)

Ja këto janë fakte:

Ka në Paris, në këto periferi të Parisit që era e trazirave ngrinte dikur kaq lehtë, ka rrugë, shtëpi, kanalizime, ku familje, familje të tëra, jetojnë grumbull, burra, gra, vajza të reja, fëmijë, duke mos pasur shtretër, pa batanije, gati sa thashë për rroba, asgjë tjetër përveç grumbujve të infektuar të leckave të thartuara, të mbledhura në cep të rrugëve, një lloj plehu qyteti, ku krijesat njerëzore futen të gjalla për t’i shpëtuar të ftohtit të dimrit (Lëvizje).

Ky është një fakt. Ja dhe të tjerë: Këto ditë të fundit, një njeri, Zoti im, një njeri i fushës letrare (intelektual), sepse mjerimi nuk kursen profesionet liberale më shumë se profesionet manuale, një njeri i pafat vdiq nga uria, fjalë për fjalë vdiq nga uria, dhe u gjet pas vdekjes së tij që ai nuk kishte ngrënë për gjashtë ditë. (Ndërprerje e gjatë) A doni diçka më të dhimbshme? Muajin e kaluar, gjatë përhapjes së kolerës, gjetëm një nënë dhe katër fëmijët e saj duke kërkuar ushqimin e tyre në mbeturinat e ndyra të varreve masive të Montfaucon! (Ndjesi)

Epo, zotërinj, them se këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin; Unë them që shoqëria duhet të shpenzojë gjithë forcën, gjithë kujdesin, gjithë inteligjencën, gjithë vullnetin e saj, në mënyrë që gjëra të tilla të mos jenë! Unë them se fakte të tilla, në një vend të civilizuar, përfshijnë ndërgjegjen e të gjithë shoqërisë; si ndihem unë, që flas, bashkëpunëtor (fajtor) dhe ndihmës (Lëvizje), dhe se fakte të tilla nuk janë vetëm gabime ndaj njeriut, se janë krime kundër Zotit! (Ndjesi e zgjatur.)

Kjo është arsyeja pse unë jam depërtuar, kjo është arsyeja pse unë do të doja të depërtoja në të gjithë ata që më dëgjojnë për rëndësinë e lartë të propozimit që u është parashtruar. Ky është vetëm një hap i parë, por është vendimtar. Unë do të doja që kjo asamble, shumicë dhe pakicë, sido që, nuk e di, unë nuk bëj dallime shumicë dhe pakicë për çështje të tilla; Unë do të doja që kjo asamble të ketë vetëm një shpirt për të ecur drejt këtij qëllimi të madh, këtij qëllimi madhështor, këtij qëllimi sublim, heqjes (zhdukjes) së mjerimit! (Bravo! Duartrokitje.)

Dhe, zotërinj, unë nuk po drejtohem vetëm ndaj zemërgjerësisë suaj, por po drejtohem ndaj asaj që është më serioze në ndjenjat politike të një asambleje ligjvënësish! Dhe për këtë temë, një fjalë të fundit: Unë do të përfundoj me këtë.

Zotërinj, siç ju thashë më herët, ju sapo keni forcuar me ndihmën e gardës kombëtare, ushtrisë dhe të gjitha forcave të gjalla të vendit edhe një herë shtetin e tronditur. Ju nuk u tkurrët nga asnjë rrezik, nuk hezituat para asnjë detyre. Ju shpëtuat shoqërinë e rregullt, qeverinë ligjore, institucionet, paqen publike, vetë civilizimin. Ju keni bërë një gjë të konsiderueshme… mirë! Ju nuk keni bërë asgjë! (Lëvizje)

Ju nuk keni bërë asgjë, unë këmbëngul në këtë pikë, derisa rendi material i konfirmuar nuk ka për bazë rendin e konsoliduar moral! (Shumë mirë! Shumë mirë! Mbështetje unanime.) Ju nuk keni bërë asgjë ndërsa populli vuan! (Bravo në të majtë). Ju nuk keni bërë asgjë derisa poshtë jush një pjesë e njerëzve të jetë në dëshpërim! Ju nuk keni bërë asgjë, për sa kohë që ata që janë në kulmin e moshës dhe që punojnë të jenë pa bukë! për sa kohë që ata që janë të moshuar dhe kanë punuar të jenë pa azil! për sa kohë që lodhja gllabëron fshatin, për sa kohë që po vdesim nga uria në qytetet tona (Lëvizje e zgjatur), për sa kohë që nuk ka ligje vëllazërore, ligje ungjillore që vijnë nga të gjitha anët për të ndihmuar familjet e varfra të ndershme, fshatarët e mirë, punëtorët e mirë, njerëzit e zemrës! (Brohoritje). Ju nuk keni bërë asgjë, për sa kohë që fryma e revolucionit ka për ndihmëse vuajtjen e publikut! Ju nuk keni bërë asgjë, nuk keni bërë asgjë, për sa kohë që në këtë vepër shkatërruese dhe të errët, e cila vazhdon nën tokë, njeriu i lig ka si bashkëpunëtor fatal njeriun e palumtur!

E shihni, zotërinj, e përsëris duke përfunduar, nuk i drejtohem vetëm bujarisë suaj, por mençurisë suaj dhe ju nxis të reflektoni mbi të. Zotërinj, mendoni për këtë, është anarkia ajo që hap humnerat, por është mjerimi që i zgjeron ato. (Është e vërtetë! Është e vërtetë!) Ju keni bërë ligje kundër anarkisë, tani bëni ligje kundër mjerimit! (Lëvizje të zgjatur në të gjitha stolat (karriget). – Oratori zbret nga foltorja (tribuna) dhe merr urime nga kolegët e tij).

Darsiani.com

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur aurenc bebja victor hugo aurenc bebja victor hugo

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës