30 Qershor 2025, 17:41
Nga E. D
Sean “Diddy” Combs
SHBA- Ditën e sotme po mbahet seanca e fundit e gjyqit dy-mujor të reperit Sean “Diddy” Combs, që akuzohet për trafikim seksual dhe shantazh. Gjykatësi do t’i japë udhëzime jurisë se si të shqyrtojë pesë akuzat me të cilat përballet Combs. Avokatët kaluan orë të tëra javën e kaluar duke diskutuar saktësisht se çfarë duhet t’u thotë gjykatësi Arun Subramanian në përputhje me ligjin.
Pas këtyre udhëzimeve, çështja më në fund do të jetë në duart e jurisë, të cilët do të marrin në konsideratë dëshmitë nga më shumë se 30 dëshmitarë, video grafike dhe faqe me mesazhe. Combs mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për akuzat më të rënda të shantazhit dhe trafikimit seksual.
Cilët janë 12 anëtarët e ghykatës që kanë në dorë fatin e reperit?
12 anëtarëve të jurisë do të vendosin nëse Sean “Diddy” Cobbs është fajtor apo jo. Tetë burra dhe katër gra, të moshës 30 deri në 74 vjeç dhe me origjinë nga vende të ndryshme të Nju Jorkut, kanë dëgjuar deklaratat nga prokuroria dhe mbrojtja në gjykatën e Manhattanit.
12 anëtarët e jurisë u zgjodhën nga një grup prej 45 qytetarësh potencialë përmes procesit standard “voir dire”, në të cilin gjyqtari Arun Subramanian u bëri pyetje kandidatëve. Procesi u përqendrua në paanshmërinë e tyre, një çështje kritike për këtë gjyq, duke pasur parasysh reputacionin e Diddy-t dhe.
Anëtarëve të jurisë iu kërkua të flisnin për preferencat e tyre muzikore, disa thanë se dëgjojnë hip hop dhe R&B -, pikëpamjet e tyre mbi policinë, përdorimin e drogës, prostitucionin dhe nëse njihnin njerëz që mund të përmendeshin gjatë gjyqit, duke përfshirë personazhe të famshëm si Michael B. Jordan dhe Kanye West.
Akuzat me të cilat përballet Diddy
Reperi akuzohet për formimin e një organizate kriminale, për trafikim qeniesh njerëzore dhe për shfrytëzim seksual. Akuzat më të rënda lidhen me shantazh, që përfshin akuza për rrëmbim, drogim dhe detyrim të grave për akte seksuale me armë ose me forcë. Një kontroll policor në vilën e tij në Los Angeles gjeti sende që sipas autoriteteve përdoreshin për festa e çthurura të reperit duke përfshirë drogë. Në të njëjtën kohë, Diddy po përballet me padi të shumta për përdhunim dhe sulm seksual.
sean “diddy” combs
Art&Argëtim
30 Qershor 2025, 17:27
E. D
Beyonce
SHBA- Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë koncertit të Beyonce në stadiumin “NRG” në Houston, T...
Art&Argëtim
30 Qershor 2025, 17:11
M.B
Charlize Theron, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez
SHBA- Aktorja Charlize Theron nuk ka ngurua kur erdhi puna për të ndarë mendimet e saj m...
Art&Argëtim
30 Qershor 2025, 07:12
N.F
Foto
Dashi
Sot është një ditë tensioni për ju të cilën do ta përjetoni më shumë me miqësinë. A...
Art&Argëtim
29 Qershor 2025, 12:12
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez përmbyllën festimet e tyre tre-ditore të dasmës në Venec...
Art&Argëtim
29 Qershor 2025, 10:25
E. D
Anesa Lipa dhe Dua Lipa
SHBA- Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka bërë një urim emocionues për nënën e saj, Anesa Li...
Art&Argëtim
29 Qershor 2025, 07:57
I.A
Horoskopi
DashiTë dielen do të ndjeni një lidhje të fortë emocionale me partnerin tuaj. Mos u ndalni në pikpamjet e para, por...
Art&Argëtim
28 Qershor 2025, 11:49
Amanda Goff
patrick dhe pia whitesell/ patrick whitesell, lauren sanchez, jeff bezos
BRITANI- Sikur të isha një dron paparacësh që fluturon mbi Ven...
Art&Argëtim
28 Qershor 2025, 08:42
r.ll
cifti bezos-sanchez
VENECIA- Ish-gazetarja Lauren Sanchez u martua me miliarderin Jeff Bezos më 27 qershor 2025, në një ceremoni ...
Art&Argëtim
28 Qershor 2025, 07:01
r.ll
foto ilustruese
Dashi
Të shtunën dashuria dhe marrëdhëniet do të jenë në qendër të vëmendjes për ju...
Art&Argëtim
27 Qershor 2025, 21:46
r.ll
kylie jenner, ivanka trump, mbreteresha e jordanise
VENECIA- Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos do të festojnë martesën e tyre tnë ishullin ...