Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Art&Argëtim
“Ndalo, ndalo"! Incident i frikshëm në koncertin e Beyonce, këngëtarja ndalon shfaqjen pas një defekti teknik (VIDEO)
Këngëtarja u detyrua ta ndërpriste koncertin e saj për disa çaste, pasi gati sa nuk u rrëzua nga një makinë që po mbahej në ajër nëpërmjet kabllove. Beyonce, e cila po mbahej për një nga kabllot, ishte duke kënduar këngën “16 Carriages” kur ndodhi incidenti.
30 Qershor 2025, 17:27Nga E. D
Beyonce
SHBA- Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë koncertit të Beyonce në stadiumin “NRG” në Houston, Teksas. Këngëtarja u detyrua ta ndërpriste koncertin e saj për disa çaste, pasi gati sa nuk u rrëzua nga një makinë që po mbahej në ajër nëpërmjet kabllove. Beyonce, e cila po mbahej për një nga kabllot, ishte duke kënduar këngën “16 Carriages” kur ndodhi incidenti.
“Ndalo, ndalo!” u dëgjua të bërtiste Beyoncé, duke ndërprerë papritur performancën e saj të baladës “16 Carriages”.
Muzika u ndërpre dhe makina u ul poshtë gradualisht, ndërsa Beyonce buzëqeshi para turmës. Nuk është problemi i parë teknik që Beyonce ka përjetuar gjatë turneut të saj “Cowboy Carter”. Ajo ishte në rrezik të goditej nga rekuizitat robotike gjatë koncertit në stadiumin “SoFi” në Kaliforni. Gjithashtu probleme teknike pati edhe gjatë një koncerti në Londër muajin e kaluar.
“Faleminderit të gjithëve për durimin tuaj. Nëse ndonjëherë bie e di se ju do të më kapni”, tha Beyonce.