LIVE UPDATES
Art&Argëtim

"U poshtërua nga një prej më të pasurve në botë, por doli më i pasuri"/ Ish-burri i Lauren Sanchez zhvilloi një "masterclass" në Hollywood për hakmarrje!

Whitesell njihet si “superagjenti” i Hollivudit. Si kryetar ekzekutiv i Endeavor - dikur një agjenci talentesh, tani një mega-kompani që zotëron gjithçka, nga IMG te UFC - ai ka përfaqësuar emra si Ryan Reynolds, Hugh Jackman dhe Ben Affleck. Megjithatë, gjëja më mbresëlënëse te ai është gruaja e tij mahnitëse australiane, Pia Whitesell.

28 Qershor 2025, 11:49 Nga Amanda Goff
"U poshtërua nga një prej më të pasurve në
patrick dhe pia whitesell/ patrick whitesell, lauren sanchez, jeff bezos

BRITANI- Sikur të isha një dron paparacësh që fluturon mbi Venecia këtë fundjavë. Jo për të admiruar kanalet, apo arkitekturën piktoreske të zhytur në historinë italiane, por për të parë me sa duket atë që po zhvillohet si spektakli më i shkëlqyer i shekullit: dasma prej 20 milionë dollarësh e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. Urrej ta pranoj, por një pjesë e imja mahnitet nga shkëlqimi, pasuria, fustanet - veçanërisht korseja mahnitëse e artë e Lauren-it, - por gjithashtu po qesh me cirkun në të cilin është shndërruar kjo dasë.

Thuhet se vendasit e tërbuar e quajnë "il circo". Ndërsa pjesa tjetër e njerëzimit po kërkon në Google pyetjen “si të mbijetosh Luftën e Tretë Botërore”, shitësi i librave që u bë njeriu i tretë më i pasur në botë dhe partnerja e tij po thonë “Po” në një dasmë kaq spektakolare, saqë pothuajse ndihet si art performues.

Nëse i lexon shkrimet e mia, do të kuptosh që më pëlqen Lauren. Ka shumë guxim, është e fortë dhe  si dikush që nuk është e panjohur, me thikën e kirurgut mendoj se, në moshën 55 vjeç, duket shumë seksi. Ndoshta është edhe një grua mjaft e mirë, dua të them, Jeff e adhuron.

Por ky "cirku"?

Le të fillojmë me festën me shkumë, duke vijuar te ftesat, të cilat, nëse disa i vunë re, dukeshin sikur ishin përgatitur nga një nxënës i klasës së gjashtë duke përdorur Canva për një projekt shkollor. Ndërsa lista e të ftuarve ngjan me atë të familjes mbretërore të Hollivudit (Kim Kardashian dhe Orlando Bloom), është një burrë që ia ka dalë të shkëlqejë dhe ta tejkalojë të gjithë spektaklin qesharak: Patrick Whitesell.

E mbani mend? Ndoshta jo, pasi atij i pëlqen të qëndrojë larg vëmendjes së medias. Ai ishte i martuar me Lauren, përpara se Jeff ta shikonte një herë dhe të vendoste: "Ajo është e imja".  Këto ditë, 60-vjeçari Patrick preferoi të relaksohet në shtëpi, në rezidencën e tij në Bel-Air me vlerë 57 milionë dollar, shumë, shumë larg festave me shkumë, këmishave prej liri të rrudhura dhe mokasinës që kanë prekur vetëm dyshemenë e superjahteve multimilionë dollarëshe.

Whitesell njihet si “superagjenti” i Hollivudit. Si kryetar ekzekutiv i Endeavor - dikur një agjenci talentesh, tani një mega-kompani që zotëron gjithçka, nga IMG te UFC - ai ka përfaqësuar emra si Ryan Reynolds, Hugh Jackman dhe Ben Affleck. Megjithatë, gjëja më mbresëlënëse te ai është gruaja e tij mahnitëse australiane, Pia Whitesell. E njihnim si Pia Miller në kohën kur ishte e martuar me një futbollist vendas. Ajo është gjithashtu - ndoshta - gruaja më e bukur që ka ardhur nga Hemisfera Jugore.

Por shumë kohë përpara se t’i vinte syrin Pias, 41 vjeç, Pati ishte i martuar me Lauren dhe një ditë bëri gabimin e një fillestari duke ia prezantuar gruan e tij një miku që ishte shumë, shumë herë më i pasur se ai: Jeff Bezos-it. Ishte një prezantim që ia shkatërroi martesën .

Raportimet e asaj kohe tregonin se Patrick ishte “i habitur” nga kjo aferë. Në të kundërt, burime pranë Jeff dhe gruas së tij të atëhershme MacKenzie Scott këmbëngulën se ata ishin ndarë përpara se ai të fillonte të dilte me Sanchez . Ishte gjithçka një rrëmujë mjaft e madhe - një rrëmujë shumë publike dhe e sikletshme, veçanërisht për Patrick-un, i cili është mësuar të kontrollojë dëmet për klientët e tij të famshëm, jo ​​për veten e tij.

Por Patriku nuk u zemërua për këtë ai mori hak. Pasi gruaja e tij e la, ai u dashurua me një grua të bukur, pothuajse dy dekada më të re se ai. Ata u fejuan dhe pastaj u martuan. Tani Pia dhe dy djemtë e saj nga lidhjet e mëparshme po e jetojnë jetën e ëndrrave në rezidencën e Patrick në Los Angeles .

Jam e sigurt që Jeff dhe Lauren janë të lumtur në Venecia tani, por çdo ndarje ka nevojë për një fitues, dhe është e qartë si dita se kush janë fituesit këtu. Sepse mes çmendurisë, cirkut, dronëve dhe diamanteve, Pia dërgoi një mesazh ditë para dasmës që të gjithë duket se e kanë humbur. Ajo postoi rikthimin më të këndshëm dhe më të akullt në Instagram. Duke u rikthyer në pishinën e shtëpisë së saj në Bel-Air - pa asnjë paparac apo çizme kauboje në horizont - ajo postoi një foto që e shoqëroi membishkrimin: "Si është qetësia?".

"U poshtërua nga një prej më të pasurve në

Ishte një mesazh i koduar në mënyrë të përsosur për bashkatdhetarët e saj australianë në vendlindje: Një citat nga një film i dashur, “Kështjella”, i shqiptuar nga një burrë që admironte pamjen modeste nga karvani i tij i pushimeve, krejtësisht i pashqetësuar nga linjat e energjisë aty pranë dhe zhurma e aeroportit.

Kuptimi ishte i qartë: Harrojeni zhurmën. Jemi plotësisht të lumtur këtu. Shumë mirë, Pia. Mund ta imagjinoj Patrickun jashtë fotos, duke pirë një martini pranë teje. Ishte e përmbajtur dhe ishte në kohën e duhur. Bravo familjes Whitesells. Nëse kjo ishte një lojë - dhe a nuk është dashuria një lojë? - atëherë ju kurorëzoj fituesit.

Nuk ka nevojë për tituj lajmesh të ashpra apo shfaqje publike të pasurisë së tepërt. Vetëm një heshtje paksa e vetëkënaqur që i thotë pjesës tjetër të botës: “Mbajeni çmendurinë - ne do të kemi paqen.” Patrick zgjodhi lumturinë mbi hidhërimin dhe kjo është vërtet lloji më i mirë i hakmarrjes. Madje, ai e “mposhti” ish-gruan e tij deri në altar, duke u martuar me Pian në vitin 2021.

Tani, mund të kem zgjedhur një anë këtu, por prapëseprapë do të doja t'u shprehja urimet e mia Lauren dhe Jeff për fundjavën e dasmës së tyre. Po, duket e çuditshme, por disa njerëzve u pëlqen kjo! Shpresoj që torta të jetë e bukur dhe shpresoj që korseja të mos ketë shtypur ndonjë organ të brendshëm .

Ndërsa i ofroj dorën çiftit të lumtur, i heq kapelen ish-burrit. Ka pak gjëra në jetë më të kënaqshme sesa hakmarrja e të tradhtuarve, dhe ai e bëri këtë me një stil të vërtetë hollivudian. Jam i sigurt se ai ishte tema kryesore e dasmës në momentin që Jeff dhe Lauren u zhdukën nga sytë e të tjerëve. Pse të mos ishte kështu? Ai u poshtërua nga një nga njerëzit më të pasur në Tokë, por doli të ishte njeriu më i pasur./ Daily Mail

patrick whitesell jeff bezos lauren sanchez

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit