LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTO/ Fansat kapin detajin në foton e publikuar, spekulojnë se Adele mund të jetë martuar në fshehtësi

Fansat mendojnë se Adele mund të jetë martuar. Ky spekulim i tyre erdhi pas publikimit të një fotoje nga vetë këngëtarja. Në një foto e cila shihet e ulur në tavolinën e saj të kafesë, mund të shihej një lojë e personalizuar me etiketën “The Paul’s”, duke nxitur një mori komentesh nga fansat e emocionuar duke supozuar se ylli është martuar me partnerin e saj prej një viti.

7 Shtator 2022, 07:35 Nga s.s
FOTO/ Fansat kapin detajin në foton e publikuar, spekulojnë se Adele
Adele dhe Rich Paul

SHBA- Adele është një ndër divat botërore të muzikës. Së fundmi, fansat po spekulojnë se këngëtarja mund t’i ketë dhënë fund beqarisë dhe mund të jetë martuar fshehurazi me të dashurin e saj Rich Paul. Këngëtarja ndau disa foto në rrjetet sociale nga shtëpia e saj në Los Angeles më 4 gusht, e cila festoi çmimin e saj të parë “Emmy” për koncertin e saj televiziv, “Adele: One Night Only”.

Në një foto e cila shihet e ulur në tavolinën e saj të kafesë, mund të shihej një lojë e personalizuar me etiketën “The Paul’s”, duke nxitur një mori komentesh nga fansat e emocionuar duke supozuar se ylli është martuar me partnerin e saj prej një viti. Loja, e cila duket të jetë një grup domino ose pllakash Rummikub, kishte të shkruar qartë “The Paul’s” në anë, duke bërë që një nga 50.8 milionë ndjekësit e artistes të pyeste “a je martuar?” në komente, raporton Daily Mail.

FOTO/ Fansat kapin detajin në foton e publikuar, spekulojnë se Adele
Fotoja që bëri dyshues fansat për martesën e Adele

Këngëtarja britanike dhe agjenti multimilioner u takuan për herë të parë në një festë disa vite më parë dhe e bënë publike lidhjen e tyre në verën e vitit 2021. Ajo më parë ka qenë e martuar me sipërmarrësin e bamirësisë Simon Konecki, ku u martuan dhe u ndanë në vitin 2018, të cilët kanë një djalë nëntë vjeçar, Angelo. Në një intervistë muajin e kaluar me “ELLE UK”, Adele iu përgjigj thashethemeve se ishte fejuar, duke u tallur se “mund të jetë edhe e martuar”.

Ajo tha: “Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Unë jam i fiksuar pas tij. Unë patjetër dua më shumë fëmijë. Epo, nuk jam e martuar. Unë jam thjesht e dashuruar! Unë jam e lumtur më shumë se ndonjëherë tjetër. Mund të jem edhe e martuar. Nuk jam e fejuar. Unë thjesht dua bizhuteri të nivelit të lartë”.

Në maj, Adele nisi bashkëjetesën me Rich, i cili menaxhon yllin e NBA-së, LeBron James, Anthony Davis, Ben Simmons, mes sportistëve të tjerë, pas një viti lidhjeje teksa ndau një foto të tyre jashtë shtëpisë së tyre të re 58 milionë dollarësh në Beverly Hills. Ata shfaqën dashurinë e tyre publikisht kur morën pjesë në finalet e NBA-së si çift në korrik, dhe përsëri në festën e ditëlindjes së gruas së LeBron James në gusht. Adele zyrtarizoi në Instagram me romancën e tyre në një postim më 19 shtator, të cilin e mbizotëroi me një ’emoji’ me zemër të kuqe.

 

adele kengetare

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje