22 Qershor 2022, 16:15
Nga k.m.
Abigela Voshtina
TIRANË- Abigela Voshtina zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke zëvendësuar në detyrë Zana Çelën. Voshtina u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj.
Voshtina ka propozuar në platformën e saj një kalendar dy-vjeçar dhe bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë post Zana Çelën, e cila e mbajti këtë detyrë që nga gushti i 2016, por nuk arriti që të merrte një mandat të dytë. Violinistja mundi në këtë garë primabalerinën Adela Muçollari, Tenorin Josif Gjipali, Koreografin Tomorr Kokona, trompistib Kleanthi Gjika dhe Arben Skënderin.
Pas hapjes së garës për prezantimin e programit të saj, Voshtina i ka mëshuar ndër të tjera mungesës së një sezoni dy-vjeçar të Operas, si dhe bashkëpunimit edhe me Bashkinë e Tiranës. Kujtojmë faktin se Abigelë Voshtina ka qenë Drejtoreshë Artistike e TKOB, dhe se ishin vetë artistët e Orkestrës Simfonike të TKOB që kanë dashur largimin e saj nga ky pozicion në 2017-ën, madje edhe duke bërë një peticion ku e akuzonin për përdorim të postit për përfitime personale, shkelje të rregullores, probleme komunikimi etj.
Vetë Voshtina ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e teatrit të Operas, duke bashkëpunuar ngushtë me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që pason në detyrë, Zana Çela, e cila po largohet pas 6 vitesh në detyrë.
abigela voshtina tkob
Art&Argëtim
22 Qershor 2022, 16:04
k.m.
Papa Françesku
VATIKAN- Spekulimet po vazhdojnë të rriten rreth Papa Françeskut se ai mund të japë dorëheqjen, pasi...
Art&Argëtim
22 Qershor 2022, 12:17
j.c
Ronela Hajati
TIRANË- Këngëtarja Ronela Hajati është shfaqur me një vello dhe fustan nusërie. Një jave pas bashk&eu...
Art&Argëtim
22 Qershor 2022, 11:51
j.c
Yll Limani
TIRANË- Prej disa ditësh në rrjetet sociale po qarkullon një video e këngëtarit Yll Limani i cili ndalon performan...
Art&Argëtim
22 Qershor 2022, 11:21
Merimanga Demodex
SHBA- Disa merimanga të vogla parazitare jetojnë në poret e lëkurës në fytyrat tona. Merimangat, Demodex fo...
Art&Argëtim
22 Qershor 2022, 09:59
d.d
Kim Kardashian, Pete Davidson
SHBA-Ylli Kim Kardashian, Kim Kardashian ka folur për periudhën kur ka dashur të prezantojë t&...
Art&Argëtim
22 Qershor 2022, 10:08
j.c
Foto nga kisha
GREQI- Një fenomen misterioz ndodh çdo datë 15 gusht në kishën e fshatit në Kefaloni të...
Art&Argëtim
22 Qershor 2022, 09:43
j.c
Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo
SPANJË- Futbollisti Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo janë fotografuar teksa po sh...
Art&Argëtim
22 Qershor 2022, 08:37
d.d
SHBA-Këngëtarja Billie Elish, ka deklaruar se më mirë të vdiste së mos të kishte fëmijë në të ardhmen. ...
Art&Argëtim
22 Qershor 2022, 08:42
A.B
Bill Cosby
SHBA- Aktori amerikan Bill Cosby është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje (në atë...
Art&Argëtim
22 Qershor 2022, 07:43
A.B
Alice Evans
SHBA- Aktorja e cila ka luajtur në 'Lost' and 'The Vampire Diaries', Alice Evans ka deklaruar se nuk ka para për të paguar fatur...