Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Art&Argëtim
FOTO/ Lionel Messi fotografohet gjatë pushimeve luksoze me gruan Antonella Roccuzzo
34-vjeçari argjentinas u shfaq në momente intime me gruan e tij, duke u përqafuar dhe puthur teksa merrnin rreze dielli.
22 Qershor 2022, 09:43Nga j.c
Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo
SPANJË- Futbollisti Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo janë fotografuar teksa po shijonin një udhëtim me jaht së bashku me Cesc Fabregas dhe gruan e tij, Daniella Semaan, në Ibiza.
Sipas Daily Mail, 34-vjeçari argjentinas u shfaq në momente intime me gruan e tij, duke u përqafuar dhe puthur teksa merrnin rreze dielli. Lioneli tregoi fizikun e tij të tonifikuar me një palë pantallona plazhi shumëngjyrëshe. Ndërkohë gruaja e tij dukej në formë shumë të mirë me bikini me print ngjyr jeshil.
Ajo i kishte flokët e lëshuara, ndërsa kishte vendosur edhe një palë syze dielli. Antonella gjithashtu ka ndarë në Instagram disa foto nga pushimet e saj me Messin. Çifti duket mjaft të lumtur së bashku, ata janë prindër të tre djemve.