LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Zgjedhjet në Francë, mësimet që mund të nxjerrin demokratët në SHBA

29 Prill 2022, 05:27 Nga DOSJA
ANALIZA/ Zgjedhjet në Francë, mësimet që mund të

Zgjedhjet presidenciale në Francë nxorën në pah debatin mes nacionalizmit dhe globalizmit. Mbështetësit e globalizmit i dhanë fitoren për një mandat të dytë 5-vjeçar Presidentit Emanuel Macron, një aleat i ngushtë i Presidentit Joe Biden. Por çfarë mund të mësojnë Shtetet e Bashkuara nga zhvillimet e fundit në arenën politike franceze, ndërsa Partia Demokrate e zotit Biden përballet me zgjedhje të vështira në fund të vitit? Në zgjedhjet që do të mbahen me 8 nëntor do të votohet për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 vende nga 100 pëfaqësues që ka Senati amerikan.

Presidenti Joe Biden nuk ka folur shumë mbi fitoren e aleatit të tij të ngushtë, rizgjedhjen e presidentit francez Emmanuel Macron.

“Ndihemi mirë për zgjedhjet franceze”, u shpreh Presidenti Biden. Fitorja e zotit Macron është pozitive për programin e Presidentit Biden, ndërsa ai përballet me atë që ai e ka përshkruar si kërcënimin më të madh për sigurinë globale që nga Lufta e Dytë Botërore, agresionin rus në Ukrainë. Një aleate e vjetër, Franca ka qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, ndërsa zoti Macron është shfaqur si ndërmjetësi kryesor evropian për paqen.

Presidenti Biden shprehu mbështetjen përmes një urimi në Twitter. Udhëheqësit e tjerë botërorë vlerësuan se një votë për zotin Macron është votë për një rend botëror demokratik të bazuar në rregulla. Analistët thonë se ky ishte edhe qendrimi i votuesve francezë. Zëri i Amerikës bisedoi me analistin Pierre Morcos të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare

“Është e qartë se që nga fillimi i sulmit, Franca ka luajtur një rol kryesor në reagimin evropian kundër agresionit rus në Ukrainë. Rizgjedhja e zotit Macron është konfirmim i vazhdimit të kësaj përgjigjeje të fortë ndaj Rusisë. Për udhëheqësit evropianë, rizgjedhja ishte e mirëpritur sepse konfirmoi se Franca do të vazhdojë të luajë një rol vendimtar në reagimin ndërkombëtar.”

Por Amerika është unike në shumë mënyra. Qëndrimi i votuesve për zotin Biden ndahet përgjatë vijave partiake. Një sondazh nga Ipsos tregon se 37% e amerikanëve mbështesin punën e presidentit në lidhje me Rusinë dhe 46% mbështesin qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.

Analistët thonë se nëse partia e zotit Biden, që anon majtas, dëshiron një avantazh në zgjedhje, ajo duhet të nxjerrë mësime nga kundërshtarja e zotit Macron, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, e cila pavarësisht humbjes, pati rezultate më të mira se në garat e mëparshme.

“Një nga mësimet është se pas partive nacionaliste, të ekstremit të djathtë, shpesh fshihet një axhendë e përqendrimit në çështjet e përditshme të njerëzve, kërkesa për dinjitet, për punë, për të qenë në gjendje për të përballuar jetën në vendin e vet. Marine Le Pen e kuptoi këtë çështje mjaft qartë”, thotë për Zërin e Amerikës Célia Belin me Institutin Brookings.

Siç e ka përjetuar vetë presidenti francez, politika mund të jetë një lojë e gjatë dhe e vështirë. Partia Demokrate e zotit Biden ka shumë punë për të bërë para zgjedhjeve të nëntorit./VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota france zgjedhje ne france france zgjedhje ne france

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim