LIVE UPDATES
Editorial

Fitorja e Ramës mbi Kurtin, qetësia që nuk mbuloi dot marrëdhënien e vështirë

11 Shkurt 2020, 16:11 Nga DOSJA
Fitorja e Ramës mbi Kurtin, qetësia që nuk mbuloi dot

Nuk është e lehtë me Edi Ramën. Albin Kurti me siguri e priste të gjente pritjen armiqësore të Kryeministrit të Shqipërisë, u mundua të mos krijonte hapësira për debate, për të mos e mbuluar me tymin e luftës vizitën e parë zyrtare në Tiranë.

Një tentativë për të korrigjuar gjithashtu të shkuarën e shëmtuar të Kryeministrave shqiptarë që bëhen gazi i botës duke lëshuar bomba kundër njëri-tjetrit.

Një përvojë e freskët, e nisur nga Edi Rama dhe e kulmuar po prej tij, me padinë për Ramush Haradinajn.

Në këtë klimë, Albin Kurti kishte mundësinë të dilte fitimtar, duke e forcuar linjën e parardhësit të tij për ta shfrytëzuar deri në fund pozitën e pafavorshme të Edi Ramës përballë shqiptarëve, për t’i dhënë një konfirmim “hajdareve” të Tiranës, duke u ngjitur kështu rolin në piedestalin e heroit, të sapo lënë bosh nga Ramushi.

Albin Kurti mund të merrej gjatë me mini-Shëngenin Ballkanik kur u pyet në  konferencë për krah të Ramës, të shfrytëzonte zemërimin në të dyja anët e traut të Rrugës së Kombit, për ta kryqëzuar Edi Ramën mu në zyrën e tij. Në fakt zgjodhi të kundërtën, i dha një mundësi rikthimit të paqes mes dy qeverive, premtoi një rikthim më të madh se kurrë të bashkëpunimit. E quajti “Makro-Shengen”, një epitet kuptimplotë, që thekson zmadhimin e shqiptarëve përpara se të hyjnë në një terren ku janë shumë të vegjël.

Albini si kryeministër nuk njihej. Ai jo vetëm nuk lëshoi asnjë grusht mbi homologun e lodhur- në prag të knock-outit politik, por i uli duart dhe priti i qetë goditjet, që edhe pse pa dëme, e bënë të dyshuar për trukim ndeshjeje.

Trukimi filloi që në zgjedhjen e delegacionit. Rama i nxori përpara Kurtit, 2 ministrat – renegatë të Vetëvendosjes, pavarësisht axhendës së takimeve.

E detyroi Kurtin të shtrëngonte duart me Gent Cakjan dhe Besa Shahinin, pastaj theksoi punën e shkëlqyer të Cakajt, pastaj e quajti “të ri në detyrë” dhe pastaj i përplasi mini-Shengenin si parakusht për heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë.

Atë kufi që është rrëzuar në Morinë nga Shqiptarët dhe është ndërtuar në Kalimash nga Edi Rama me klientët e tij. Edhe pas këtyre grushtimeve të lodhura të lojtarit të plakur, Albini nuk reagoi. Një sakrificë që e vë Kryeministrin e Kosovës në pozitë, por që shmang turpin e madh të sherreve shqiptare, për të cilat Vuçiç do të ishte gati të jepte gjithcka.

Megjithatë Vuçiç nuk doli pa gjë. Insinuatat e Edi Ramës premtuan që, të paktën deri në 2021 do të kemi një ndarje të madhe mes shqiptarëve për qëndrimin ndaj Serbisë. Nga njëra anë, Tirana zyrtare që është gati të bashkëpunojë në emër të shqiptarëve dhe nga ana tjetër, Prishtina zyrtare që mbetet vetëm në refuzimin e saj.

Pavarësisht se Beogradi drejtohet nga ish-Ministri i Markoviçit dhe Milosheviçit, që në vend të kërkonte falje dhe të shtrinte dorën për pajtim, mohon genocidin, ka mundësinë të jetë superior mes përçarjes së shqiptarëve.

Vizita e Albin Kurtit këtë herë, e qetë dhe pa provokime, tentoi ta mbulonte të çarën, të ekspozonte pjesën e shkëlqyeshme të sipërfaqes, por nuk ia arriti. U rezistoi provokimeve të Edi Ramës, i kaloi me buzëqeshje batutat bajate që kërkonin me ngulm replikën, por në fund rezultati ishte i keq. Aq shumë u mundua ta theksojë çarjen Edi Rama, sa nuk mund të fshihej nga premtimet e Albinit për bashkëpunim si kurrë më parë. Ajo që mbeti nga vizita e Kurtit është shija e hidhur e një marrëdhënieje që nuk funksionon, mes një Kryeministri të vendosur për t’i shërbyer cdo iniciative që e ndihmon të rrijë në pushtet dhe një tjetri që është gati të rrezikojë pushtetin kundër çdo iniciative që i dëmton shqiptarët nga të dyja anët e klonit të Kalimashit.

Pavrësisht se rruga e Ramës duket e shtruar më mirë se Rruga e Kombit, Pavarësisht se tashmë e përcolli një homolog shqiptar që nuk pranoi projektet mikluese që dëmtonin Kosovën dhe Shqipërinë, Albin Kurti, pa fjalë, pa replika, pa hatërmbetje, tregoi se do të zgjedhë rrugën më të vështirë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial albin kurti dhe edi rama albin kurti ne tirane analiza dosjaeditorial enton abilekaj albin kurti dhe edi rama albin kurti ne tirane analiza dosjaeditorial enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 6 Shkurt 2020, 16:06

Turpi i Gjermanisë

GJERMANI– Para një jave, më 29 janar 2020, Bundestagu gjerman përkujtoi viktimat e Holocaustit. Shkas ishte përvjetori i 75-të i çlirimit të kampit të pë...

Editorial 5 Shkurt 2020, 06:14

KÇK, armiqtë që nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

Një oficere e policisë së shtetit, bionde dhe me zë të ëmbël, u shfaq në një deklaratë për mediat me gjysmën e fytyrës së mbuluar nga një palë syze dielli, për ...

Editorial 3 Shkurt 2020, 18:59

Çfarë e pret kryeministrin Albin Kurti?

Pas 23 vitesh në opozitë, Albin Kurti do të mbajë mbi shpatullat e tij peshën më të madhe politike që pas shpalljes së Pavarësisë. Kryeministrit të ri të Kosovë...

Editorial 2 Shkurt 2020, 14:52

02.02.2020: Dita vendimtare, Dita D

Kushdo që më ka pyetur në këta muajt e fundit se a do të merren vesh LVV’ja dhe LDK’ja, qoftë ai taksist, ambasador i huaj, kalimtar i rastit, president shteti,...

Editorial 1 Shkurt 2020, 08:47

Lot për largimin e Britanisë së Madhe

Emocionet janë një moment i rrallë në selinë e Brukselit. Por këto ditë, kur ndarja me Britaninë e Madhe bëhej gjithnjë e më reale, shumë gjëra ishin ndryshe. U...

Editorial 31 Janar 2020, 20:37

Ç’lloj fuqie e madhe mund të bëhet Europa?

EUROPË- Lufta e Dytë Botërore dhe periudha e dekolonizimit që e pasoi atë, i dhanë fund dominimit shekullor global të fuqive të mëdha të Europës. Pas vitit...

Editorial 29 Janar 2020, 13:07

Letër e hapur një drejtori të Bashkisë Tiranë

TIRANË- Zoti drejtor, Para disa ditësh, teksa komentoja një projekt kulle të re që paska aprovuar Bashkia e Tiranës, një mik më tha se një drejtor i saj pa...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet