LIVE UPDATES
Aktualitet

ANALIZA: “Do të krijojmë Shqipërinë, Serbinë dhe Kroacinë e Madhe”. Kush e mbështet Slloveninë për ndryshimin e kuf

14 Prill 2021, 11:50 Nga DOSJA
ANALIZA: “Do të krijojmë Shqipërinë, Serbinë dhe

TIRANË- Ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor zakonisht do të thotë luftë. Por pavërisisht se ka parë nga afër të gjitha trazirat që ka shkaktuar etja për kufij, Sllovenia hodhi një bombë në rajon me një letër dërguar Brukselit zyrtar, ku kërkonte krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe Serbisë së Madhe, duke kërkuar ndyshimin e kufijve të Bosnjës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, kur dukej se ideja e Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçit për shkëmbim territoresh mes Beogradit dhe Prishtinës kishte “vdekur” dhe tashmë i kishte mbetur historisë.

Lëvizjet e mistershme të Sllovenisë

Një luftë diplomatike kishte shpërthyer midis Bosnjes dhe Sllovenisë edhe përpara mbërritjes së letrës në selinë e Komisionit, pas komenteve të presidentit slloven Borut Pahor, në një takim të fundit me tre anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës. Sipas raporteve, Pahor me sa duket i pyeti presidentët boshnjakë më 11 prill nëse do të ishte e mundur që vendi të “ndahej paqësisht”. Të nesërmen, anëtari kroat i presidencës Zheljko Komçic konfirmoi se pyetja ishte bërë në të vërtetë gjatë një takimi në mars.

Sipas Komçic, ai dhe anëtari boshnjak i presidencës, Šefik Džaferović, u përgjigjën duke thënë se një ndarje paqësore nuk do të ishte e mundur. Sidoqoftë, Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës, tha ndryshe. Që atëherë, Dodik ka shprehur dy herë mbështetjen e tij për shpërbërjen paqësore të vendit: së pari në parlamentin e Republikës Srpska dhe përsëri në një intervistë për agjencinë e lajmeve ARN.

Duke i hedhur benzinë zjarrit, portali boshnjak i lajmeve “Politicki.ba” shkroi në 12 prill, duke cituar burime në Bruksel dhe Lubjanë, se Kryeministri Slloven Janez Janša i kishte dërguar një draft Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel duke përshkruar rishikimin e gjerë të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Letra tronditi kësaj radhe edhe Prishtinën, duke përmendur një marrëveshje shkëmbimi territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Duke përshkruar përparësitë e presidencës së BE-së, duke thënë se Republika Srpska do të shkëputej nga Bosnja dhe Hercegovina dhe se disa pjesë të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut do të bashkoheshin me Shqipërinë.

E gjithë përmbajtja e dokumentit nuk është zbuluar ende për publikun. Sipas asaj që shkruante Jansa, ndryshimet do të fillojnë me kthimin e planin Vuçiç-Thaçi për rivendosjen e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës. Sidoqoftë, më shumë hapa po ndërmerren, duke parashikuar mundësinë e shkëputjes së njësive të Bosnjës, aneksimin e pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore me shumicë shqiptare në Shqipëri dhe, në fund të fundit, aneksimin e Hercegovinës perëndimore në Kroaci”, shkruan media “Politicbi.Ba”, duke cituar burime nga Brukseli. “Plani është që të formohen tre republika kombëtare në Bosnjë. Serbia dhe Kroacia do të kishin lidhje të ngushta me vendet amë, ndërsa republika boshnjake do të merrte një korridor në ujërat detare ndërkombëtare që do të garantohej nga NATO …Jansa ka shtyrë konceptin e “Serbisë së Madhe” dhe “Shqipërisë së Madhe” për një kohë të gjatë. Ai është një nga mbrojtësit më të zëshëm të shpërbërjes së Jugosllavisë. Koncepti i tij është që “nën ombrellën e Bashkimit Europian dhe NATO” shpërbërja e Jugosllavisë duhet të kryhet dhe “për hir të paqes në shtëpinë Evropiane”, për të lejuar formimin e tre shteteve më të mëdha të Ballkanit Serbisë së Madhe, Shqipërisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe”, thekson gazeta.

Një zyrtar tjetër në Bruksel konfirmoi se “ndryshimi ndaj idesë së tregtisë në territore” po diskutohet “në qarqet burokratike” në BE dhe SHBA.

“Nuk është vetëm Jansa që e mbështet atë. Ekziston, sigurisht, Kryeministri Hungarez Viktor Orban, i gjithë pjesa e djathtë europianë, autoritetet e Kroacisë, Polonisë …, por Austria dhe Franca janë skeptikë për idenë. Franca nuk do të bëjë një deklaratë të qartë, sepse nuk dëshiron një përplasje të hapur me vendet e tjera europiane. Por, si herën fundit që Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi u përpoqën të çonin përpara “marrëveshjen”, ajo ishte dukshëm “neutrale”.

Pyetja e madhe është se si do të pozicionohet Gjermania, pas Angela Merkel”, pyet gazeta. Ambasadorja sllovene në Bosnjë dhe Hercegovinë, Zorica Bukinac u thirr nga presidenti Komšić më 13 prill për të shpjeguar pozicionin zyrtar të Sllovenisë. Mediat lokale kanë raportuar se zonja Bukinac deklaroi kategorikisht se politika e Sllovenisë ndaj Bosnjë dhe Herzegovinës dhe kufijve të saj aktual nuk ka ndryshuar.

Janša ndërkohë mohoi dërgimin e letrës, në një deklaratë të postuar në Twitter. Por partia kryesore opozitare në Slloveni, Social Demokratët kanë kërkuar një sesion të Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme me Kryeministrin Janez Janša dhe Presidentin Borut Pahor për raportet se kanë kërkuar rivendosjen e mundshme të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Deputeti i SD, Matjaž Nemec shpjegoi se do të kërkonte një seancë urgjente për shkak të interpretimeve të ndryshme të pozicioneve të kryeministrit dhe presidentit. Ai tha se opozita dëshiron t’u japë të dyve mundësinë për të shpjeguar pikëpamjet e tyre në komisionin parlamentar, pasi grupi i deputetëve SD i shikonte idetë e tilla me shqetësim.

“Duam të dimë nëse pozicioni i Sllovenisë ndaj Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar dhe cila do të jetë politika e saj në vjeshtë, kur BE do të organizojë një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e Presidencës së Këshillit Slloven të BE”, tha ai.

“Ndoshta është më së miri të besojmë se presidenti slloven gaboi ose u këshillua të thoshte gjëra të paarsyeshme”, thotë Eric Gordy, ekspert nga Shkolla e Studimeve Sllave dhe të Europës Lindore. “Është e mundur që ekziston një lloj prapavijë konspirative (Janša dhe Kryeministri Orban njihen për mbështetjen për ndryshimin e kufijve) Ose që kjo të jetë vetëm një tjetër përpjekje e Janšas për të kërkuar vëmendje, por edhe nëse është, kjo duket si një incident që nuk po shkon askund.

Gordy shton se nuk ka asnjë kontekst në të cilin ndarja e Bosnjës dhe Hercegovinës në “etno-shtete” është një ide e mirë ose e arsyeshme. “Në shkallën që ekziston një ndarje gjeografike e popullsive etnike sipas territorit, kjo është pasojë e dhunës në shkallë të gjerë të kryer nga fanatikë të cilët menduan se ata mund të krijonin shtete kombëtare duke ndryshuar me forcë popullsinë,” shpjegon ai “E vetmja mënyrë se si ky lloj projekti mund të realizohet është përmes gjenocidit”.

Reuf Bajrović, bashkëkryetar i Aleancës SHBA-Evropë dhe ish-ministër i energjisë së Bosnjë-Hercegovinës thotë nga ana tjetër se një grup miqësor me Putinin i anëtarëve të BE-së po punon me zell për të bërë të mundur shpërbërjen e Bosnjës dhe Hercegovinës,” thotë ai.

“Megjithatë, përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk mund të lirohen nga përgjegjësia për përdorimin e procesit të pranimit të BE si një mënyrë për të thelluar ndarjet brenda vendit. Angela Merkel është krijuesja kryesore e kësaj lloj sjelljeje në institucionet e BE-së”.

Kur bëhet fjalë për ndonjë përpjekje për shpërbërjen e Bosnjës, Bajrović e ka të qartë se kjo do të nënkuptojë luftë. “Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ndarë vendin,” thotë ai.

MARRË NGA GAZETA TEMA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet milorad dodik šefik džaferović zheljko komçic milorad dodik šefik džaferović zheljko komçic

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit