All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

INVESTIGIMI I BIRN: Shteti i ndërton pistë helikopterësh me para publike resortit të Samir Manes, helipadi ngrihet mbi monum

14 Prill 2021, 10:47 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Me ardhjen e pranverës më 18 mars, resorti luksoz “Green Coast” buzë plazhit të kristaltë të Palasës në detin Jon i lajmëroi klientët e vet për shërbime ekstra këtë sezon të ri turistik; mes të cilave edhe një pistë për ulje helikopterësh.

Helipadi është ndërtuar vetëm pak metra larg resortit dhe ngjan së largu si një vulë e kaltër mbi guralecët e bardhë të Deltës së Përroit të Palasës –monument natyre i mbrojtur me ligj.

Rruga e asfaltuar e ndan pistën nga një kompleks godinash në ndërtim, të cilat parashikohet të shërbejnë si qendër shëndetësore, stacion policor dhe një pikë e kalimit kufitar në shërbim të turistëve elitarë të jahteve.

Këto shërbime të reja nuk janë një investim i “Green Coast” – por pjesë e projektit më të freskët të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me një kosto për taksapaguesit shqiptarë prej 93.8 milionë lekësh [762 mijë euro].

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se ky nuk është investimi i vetëm me para publike në favor të resortit privat të grupit “Balfin” në pronësinë e biznesmenit Samir Mane.

Prej janarit 2021, kur vendi ishte mbërthyer nga vala e dytë e pandemisë së COVID-19, një tender tjetër me vlerë 499.7 milionë lekë [4 milionë euro] nisi të zbatohej paralelisht në të njëjtën zonë për ndërtimin e një moli me gjatësi 46 metra, një shëtitoreje, një parkim publik si dhe një rrugë me dy korsi prej 548 metrash.

Dy projektet që kryqëzohen pranë resortit “Green Coast” në plazhin e Palasës financohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me fitues kompaninë “Gjikuria”.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë gjithashtu se punimet për këto projekte u nisën pa leje dhe po dëmtojnë në formë të pakthyeshme monumentin natyror “Delta e Përroit të Palasës”.

Nga tetori 2020 deri në janar 2021, Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Vlorë u përfshi në një betejë për ndalimin e punimeve mbi monumentin natyror, por denoncimet e saj të shumta ranë në vesh të shurdhër.

Një procedim penal për “shpërdorim të tokës” u regjistrua vetëm në fund të muajit shkurt –por banorët e zonës thonë se dëmi është tashmë i pakthyeshëm.

“Është hapur 80 për qind e trasesë së rrugës,” tha Marko Daflla, banor i Palasës. “Kanë vajtur kanë sheshuar vendin edhe pse janë zona të mbrojtura dhe nuk lejohet të vësh asnjë gozhdë,” shtoi ai.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk iu përgjigj pyetjes direkte nëse projektet e kushtueshme i shërbenin një biznesi të vetëm si “Green Coast”, por i krahasoi ato me ndërhyrjet e tjera në bregdetin e Jugut me qëllim stimulimin e “Ekonomisë blu” dhe shfrytëzimin e potencialeve turistike të zonës.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, drejtori ekzekutiv i Fondit, Dritan Agolli mohoi akuzat se gjurma e projektit prek monumentin e natyrës “Delta e Përroit të Palasës”, ndërsa shtoi se kontrata ishte në pritje të lejes nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Kompania “Green Coast” i tha BIRN se pista e helikopterëve dhe shërbimet e tjera janë investime publike, që shërbejnë si facilitete për rezidentët dhe pushuesit e saj.

“Në territorin në fjalë ndodhet dhe një qendër shëndetësore, stacioni policor, të cilat Green Coast i ka komunikuar si facilitate për rezidentët dhe pushuesit e saj, por jo si struktura apo prona të sajat,” tha Green Coast.

“Në të njëjtën mënyrë promovojmë gjithashtu edhe projekte apo investime të tjera publike si aeroporti i Vlorës apo tuneli i Llogarasë që do të ndërtohet së shpejti, si forma aksesi të shpejtë të resortit dhe që janë facilitete për banorët apo blerësit potencialë,” shtoi kompania.

Kompania “Gjikuria” nuk u arrit për koment dhe nuk iu përgjigj pyetjeve që BIRN i dërgoi në emailin publik të deklaruar në faqen e QKB.

Kompleksi “Green Coast” shtrihet i vetëm në një sipërfaqe prej 185 mijë metrash katrorë në plazhin dikur të virgjër që njihet si Dhraleo ose Rrugët e Bardha në Palasë. Në vitin 2015, qeveria e kryesuar nga Edi Rama i dha kompleksit statusin e investitorit strategjik në fushën e turizimit.

Në shtator 2019 deri në tetor 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli dy tendera për ndërhyrje infrastrukturore në plazhin e Palasës.

Tenderi i parë parashikon ndërtimin e një qendre multifunksionale në plazhin e Palasës dhe rehabilitimin e përroit dhe një parkingu në Dhërmi. Më 27 shtator 2019, fitues i tenderit u shpall kompania “Gjikuria” me një ofertë prej 93.8 milionë lekësh [pa TVSh].

Sipas dokumentit të tenderit, qendra multifunksionale do të shërbejë si qendër shëndetësore, postë policore dhe pikë e kalimit kufitar. Tenderi parashikon gjithashtu ndërtimin e një pike vrojtimi në Gjilekë si dhe rehabilitimin e një parkingu përtej fshatit Dhërmi. [Lexo dokumentin e tenderit]

Pista e helikopterëve ishte parashikuar të ndërtohej në sheshin e përbashkët të godinave përbërëse të qendrës multifunksionale –por fotot e siguruara nga BIRN tregojnë se është zhvendosur disa metra poshtë rrugës së asfaltuar dhe gjendet në brendësi të territorit të mbrojtur të Deltës së Përroit të Palasës.

Tenderi i dytë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u çel në 8 tetor 2020 dhe mban titullin “Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe rikualifikimin urban në zonën e plazhit Palasë –Drymadhes me një fond limit prej 525 milionë lekësh.

Në garë morën pjesë 7 kompani, por gjashtë prej tyre u skualifikuan dhe fitues u shpall bashkimi i kompanive “Gjikuria” dhe “Albavia” me ofertë prej 499.7 milionë lekësh.

Më 26 nëntor 2020, njëra nga kompanitë e skualifikuara, “Curri” shpk paraqiti ankesë në Komisionin e Prokurorit Publik, duke pretenduar se Fondi po favorizonte kompaninë “Gjikuria” –ndonëse kjo e fundit kishte një ofertë prej 60 milionë lekësh më të lartë.

Megjithatë, Komisioni i Prokurimit Publik e rrëzoi ankesën dhe më 6 janar 2021, Fondi Shqiptar i Zhvillimit lidhi kontratën me bashkimin e operatorëve “Gjikuria” dhe “Albavia”.

Në përgjigje të një kërkese të BIRN për të drejtë informimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit sqaroi se projekti për plazhin e Palasës parashikonte ndërtimin e një rruge që lidh rrugën zbritëse me plazhin Dhraleo, një parkim publik, një mol me gjatësi 46 metra si dhe një rrugë lidhëse me shëtitore prej 50.6 metrash.

Parkimi parashikohet të ketë 144 poste për autovetura si dhe një numër më të kufizuar postesh për autobusë, biçikleta dhe kamperë. Në afërsi të molit është përfshirë gjithashtu një plazh publik me poste të çadrave, dushe, tualete dhe kulla vrojtimi.

Në një përgjigje të dytë për BIRN, Fondi tha se projekti i rikualifikimit urban me vlerë 499.7 milionë euro ishte kërkuar nga Bashkia e Himarës dhe përfshinte përveç plazhit të Palasës, edhe Drymadhesin dhe Livadhin.

Më 9 prill, Fondi Shqiptar i Zhvillimit mohoi kategorikisht që punimet për këtë projekt të kishin filluar, ndërsa shtoi se kontrata ishte në pritje të lejes nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

“Një sy qorr” ndaj shkatërrimit të Deltës

Gërmimet pranë tabelës së monumentit të natyrës Delta e Përroit të Palasës. Foto: Jerola Ziaj.

Delta e Përroit të Palasës është Monument Natyre i kategorisë së III –për ruajtjen dhe menaxhimin e së cilës ekziston një plan i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Megjithatë, në tre inspektime të kryera në muajt tetor-nëntor 2020 dhe janar 2021, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Vlorë, AdZM konstoi fillimisht ndërtim pa leje me sipërfaqe 700 m2 dhe më pas gërmime me makineri të rënda dhe marrje intertesh brenda Deltës nga kompania “Gjikuria” sh.p.k.

Në tetor 2020, kompania “Gjikuria” i justifikoi punimet në monument me një leje nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve për ndërtimin e një impianti të ujërave të përdor.

Në një inspektim tjetër të kryer më 27 janar të këtij viti, përfaqësuesit e kompanisë “Gjikuria” pretenduan se punimet po i kryenin në bazë të kontratës që kishin me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe dorëzuan një kopje të kontratës me titull “Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe rikualifikimin urban në zonën e plazhit Palasë –Drymadhes.

Sipas Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Vlorë, si helipadi ashtu edhe projekti i rikualifikimit urban cënojnë monumentin e natyrës.

“Sipas këtij dokumentacioni rezultonte se po planifikohej ndërtimi i një parkimi dhe i një segmenti të shkurtër rruge në brendësi të monumentit. Subjektit iu komunikua pezullimi i punimeve dhe vendosja në dispozicion e dokumentacionit të plotë…,” i tha BIRN në një përgjigje me shkrim drejtoresha e AdZM Vlorë, Lorela Lazaj.

Për të ndaluar dëmtimin e mëtejshëm të monumentit natyror, AdZM Vlorë bëri kallëzim në Prokurorinë e Vlorës në nëntor 2020, ndërsa në janar 2021 nisi një seri shkresash dhe denoncimesh në drejtim të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkisë së Himarës, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, përfshirë edhe policitë e Himarës dhe Vlorës. [Lexo korrespondencën e AdZM]

Megjithatë, shumica e shkresave mbetën pa përgjigje.

“Deri më sot, AdZM Vlorë nuk ka asnjë dokumentacion zyrtar që provon se këto punime nga ana e subjektit GJIKURIA sh.p.k. janë të pajisuara me lejet apo autorizimet përkatëse,” tha Lazaj në përgjigjen me shkrim.

IKMT dhe Drejtoria e Policisë së Vlorës i thanë BIRN se i kishin marrë informacionet e AdZM Vlorë, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit pretendoi se nuk u kishte mbërritur asnjë shkresë apo e-mail nga ky institucion me datë 27 janar.

“Nga ana jonë me qëllim vlerësimin e punimeve të kryera në zonë po komunikohet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Autoritetin e Planifikimit të Territorit dhe të Inspektimit pranë Bashkisë Himarë,” u përgjigj IKMT.

Ndërsa zëdhënësja e Policisë së Vlorës, Fiorenca Sinani i tha BIRN se gjatë verifikimit në terren ishin konstatuar punime të kryera jashtë dhe në shkelje të kontratës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

“Pas verifikimeve të ndryshme të kryera…Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë për veprën penale ‘shpërdorim i tokës’, për punime jashtë dhe në shkelje të kontratës,” shtoi Sinani.

Ndryshe nga institucionet e mësipërme, drejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli përsëriti në përgjigjet me shkrim se punimet për rikualifikimin urban nuk kishin filluar dhe se kontrata ishte në pritje të lejes nga KKT.

Agolli mohoi gjithashtu që gjurma e projektit prekte Monumentin e Natyrës dhe shtoi parkimi i planifikuar në zonën buferike ishte hequr nga projekti.

“[Parkimi] është hequr nga projekti për të mos cënuar as në kufi monumentin dhe projekti i rishikuar i dorëzuar pranë KKT për shqyrtim në mënyrë kategorike nuk prek këtë zonë,” pretendoi kreu i Fondit.

Për banorin e Palasës, Marko Daflla, institucionet kanë mbyllur me qëllim sytë dhe veshët.

“Po që shteti, policia dhe bashkia të mos dinë gjë? Të hapen kilometra të tëra dhe të mos dinë gjë, nuk ka mundësi!” tha Daflla, ndërsa ngriti një pyetje thuajse retorike: “Kujt i shërben kjo”!

Marrë nga Reporter.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet green coast resort jerola ziaj samir mane green coast resort jerola ziaj samir mane


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet