LIVE UPDATES
Bota

Alexei Navalny po vdes para syve tuaj/ Miliona rusë kanë nevojë që ai të jetë gjallë

21 Prill 2021, 11:35 Nga DOSJA
Alexei Navalny po vdes para syve tuaj/ Miliona rusë kanë nevojë

A keni parë ndonjëherë që një person vritet para syve tuaj? do të përgjigjem unë për ju. Po, keni parë. Po e shikoni tani ndërsa Vladimir Putin dhe regjimi i tij i korruptuar po vrasin ngadalë një të burgosur. Nuk është hera e parë që ata e bëjnë këtë, por këtë herë, viktima e tyre është Alexei Navalny, udhëheqësi i opozitës ruse. Navalny ka hyrë në një grevë urie prej 20 ditësh. Ai po kërkon kujdes mjekësor nga një civil i pavarur. Një kërkesë themelore, por jo kur Putini ju shikon si problemin e tij numër një. Asnjë ushqim, asnjë shtesë, vetëm ujë. Shëndeti i tij po përkeqësohet më shpejt sesa udhëheqësit botërorë mund të shprehin shqetësim ndaj tij, pasi po humbet të paktën 2 kg në ditë. Ne i morëm rezultatet e testit të gjakut javën e kaluar. Nuk mund të lexoja asnjë fjalë të shënimit, po kur ua treguam atë mjekëve, pasoi një heshtje e madhe, e ndjekur nga marrëveshja e tyre unanime: “Ai mund të vdiste çdo minutë”. Ai ka nevojë për trajtim urgjent duke filluar nga dje.

Ishte hera e dytë në një vit që përballeshim me atë realitet. Në gusht të vitit 2020, Navalny dhe ekipi i tij, përfshirë edhe unë – udhëtuam drejt Siberisë. Ne po bënim filma të shkurtër për politikanët e korruptuar vendas. Asgjë shumë e zbukuruar. Jo pallatet dhe jahtet në krye të piramidës ruse të korrupsionit, por udhëheqësit rajonalë që përdornin pozicionin e tyre për të vjedhur para për një Range Rover të ri. Zgjedhjet lokale ishin afër dhe filmat funksionuan si magji. Njerëzit i shikonin dhe i mbanin mend ata dhe nuk votuan për partinë e Putinit. Ne ishim të kënaqur me mënyrën si po shkonin gjërat. Deri më 20 gusht.

Alexeit iu desh të kthehej herët në Moskë. Më vonë mësuam se ai humbi vetëdijen në aeroplanin për në Moskë dhe pas një ulje emergjente në Omsk, ra në koma. Ne të gjithë nxituam për në Omsk. Shpresoj që ato 40 orë në Omsk të jenë më të këqijat në jetën time.

Pjesën më të madhe të asaj kohe unë u ula në një stol të ngushtë prej druri në hyrje të spitalit duke u ndjerë e pafuqishme. Dukej sikur kishim udhëtuar mbrapa në kohë në një institucion mjekësor të zymtë, në një qytet të vogël në vitet 1990. 20 vitet e prosperitetit të vetëshpallur të Putinit sigurisht nuk kishin arritur në Omsk. Ne nuk ishim në gjendje të gjenim ndonjë mjek për të folur. Asnjë diagnozë dhe asnjë shpjegim. Por ndërsa mjekët ishin në mungesë, oficerët e shërbimit sekret ishin atje me bollëk. Vetëm disa javë më vonë, pasi Alexei u transferua dhe u trajtua në Gjermani, ne zbuluam – ai ishte helmuar me Novichok, agjent kimik i përdorur gjithashtu nga operativët e Putinit në Salisbury në 2018.

Sapo ata ngarkuan një kapsulë të etiketuar me “biohazard” me Navalny, ne e dinim se kishte mbaruar, Ai do të jetonte! Navalny u kthye në Rusi në janar dhe u ndalua në aeroport. Ai u akuzua për shkelje të lirimit me kusht dhe u dënua me dy vjet e gjysmë burg. Navalny nuk është personi i parë që kaloi një përvojë të përafërt të burgut rus.

Unë dridhem ta shkruaj, por Navalny po vdes. Përsëri ai është në grevë urie. Por ai është sjellë në këtë pikë nga dhjetëra njerëz dhe vetë Vladimir Putin, i cili është i mërzitur që dikush sfidoi të drejtën e tij për të qeverisur Rusinë përgjithmonë. Sistemi i Putinit po vret Navalny, ngadalë dhe në mënyrë agonizuese.

Ndonjëherë, të shpëtosh një person do të thotë më shumë sesa të shpëtosh një jetë. Të shpëtosh Navalny do të thotë të shpëtosh shpresën e miliona rusëve. Shpresat e një brezi të tërë të rinjsh që kanë lindur kur Putini ishte në pushtet dhe tashmë kanë fëmijë të tyre. Është përgjegjësia jonë t’i japim njëri-tjetrit një shans për një botë pa Vladimir Putin. Dhe Navalny, i lirë dhe i shëndetshëm, ka këtë qëllim. 

Maria Pevchikh drejton njësinë hetimore për Fondacionin Anti-Korrupsion, një organizatë jofitimprurëse ruse që punon për të zbuluar korrupsionin midis zyrtarëve të lartë rusë. Ajo është themeluar në vitin 2011 nga Alexei Navalny

Përkthyer nga The Guardian

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota burgosja e navalny maria pevchikh rusi vladimir putin burgosja e navalny maria pevchikh rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik