LIVE UPDATES
Bota

Harta sllovene me NDRYSHIMIN E KUFIJVE, Roth bën paralajmërimin: Do hapej ‘kutia e Pandorës’, askush s’duhe

21 Prill 2021, 10:07 Nga DOSJA
Harta sllovene me NDRYSHIMIN E KUFIJVE, Roth bën paralajmërimin: Do

GJERMANI– Ministri për Evropë i Qeverisë Federale të Gjermanisë, Michael Roth, në një intervistë për Deutche Welle ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e Berlinit zyrtar kundër idesë së prekjes së kufijve në Ballkanin Perëndimor, debat ky i rikthyer pas publikimit të një letre jozyrtare e në të cilën përshkruheshin lëvizje kufijsh e shkëputje territoresh.

Roth ka thënë se në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk përfshihet kurrfarë demarkacioni i kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Deutsche Welle:  Zoti ministër, po flitet sërish për ndryshimin e kufinjve në Ballkanin Perëndimor. Flitet për një dokument të përhapur nga qeveria sllovene. Çfarë di qeveria federale për këtë?

Michael Roth: Ndryshimi i kufijve nuk zgjidh asnjë problem në Ballkanin Perëndimor. Përkundrazi, do të ishte shumë i rrezikshëm dhe do të kërcënonte rihapjen e Kutisë së Pandorës, e cila është plot konflikte. Kjo nuk kërkon ndonjë profeci. E tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është tek pajtimi, tek bashkëpunimi i ngushtë rajonal, tek distancimi përfundimtar nga nacionalizmi dhe revanshizmi. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe mbeten vende të shoqërive shumëfetare dhe shumëetnike. Ky është parakushti për paqe, prosperitet dhe demokraci. Prandaj jam i qetësuar që qeveria sllovene është distancuar qartazi nga fantazitë për ndryshimin e kufijve. Sepse askush në Evropë nuk mund të ketë interes për këtë.

DW:Pra, e përjashtoni që propozimi të vijë një ditë në tryezën e negociatave?

Roth: Ne jetojmë në një demokraci të lirë dhe natyrisht të gjithë janë të lirë të fillojnë debate me propozimet e tyre. Por kjo nuk e ndryshon refuzimin tonë të qartë ndaj ideve të tilla. Përsëri: ndryshimi  i kufijve është një rrugë e gabuar e rrezikshme për rajonin, askush në Ballkanin Perëndimor dhe BE nuk mund të ketë një interes serioz për atë sot. Kujtimet e luftërave të Ballkanit në vitet 1990, të cilat e kthyen ish-Jugosllavinë në një fushë të madhe beteje, duhet të jenë paralajmërim i mjaftueshëm për të gjithë ne. Pozicioni im është i qartë: fantazitë për zhvendosjen e kufijve më në fund i përkasin njëherë e përgjithmonë një të kaluare të dështuar.

DW: A ka kolegë në BE që janë në favor të zgjidhjeve të tilla?

Roth: Strategjia e zgjerimit dhe strategjia të BE-së dhe ajo ndaj Ballkanit Perëndimor nuk parashikojnë asnjë demarkacion të kufijve. Kjo është një gjë e mirë, dhe duhet të qëndrojë kështu!

DW: Procesi i Berlinit jep një kontribut drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal. Në verë pritet të ketë një takim përfundimtar të krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Si duhet të vazhdojë iniciativa?

Roth: Procesi i Berlinit i ka dërguar një sinjal të rëndësishëm rajonit: që ne të qëndrojmë pranë njerëzve në rajon dhe, pavarësisht nga anëtarësimi, të bëjmë gjithçka që mundemi për të promovuar stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Dhe këtë ta bëjmë që tani! Dhe ne jemi ende duke bërë përpjekje të veçanta për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal, për të siguruar perspektiva për të rinjtë, për të fituar punësim dhe kohezion social. Çështjet e shëndetit, infrastrukturës dhe digjitalizimit  gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Prandaj është mire që ta vazhdojmë me përkushtim Procesin e Berlinit. Tani për tani po ndiejmë se sa e rëndësishme është që Bashkimi Evropian të vazhdojë të perceptohet si një partner i afërt, i besueshëm dhe i mençur i Ballkanit Perëndimor – jo vetëm në sytë e politikanëve, por mbi të gjitha në perceptimin e qytetarëve lokalë. Për shkak se ka edhe zhgënjime, qoftë për shkak të reformave të pamjaftueshme për të forcuar shtetin e ligjit ose luftën kundër korrupsionit. Por edhe sa i përket luftës me pandeminë e koronës, disa shtete mendojnë se BE-ja nuk i mbështet aq mirë sa duhet. Prandaj jam i kënaqur që Bashkimi Evropian po dërgon një sinjal të qartë solidariteti: Nga maji përsëri do të shpërndajmë 650,000 doza vaksinash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit gjithmonë duhet të mbështetet me projekte konkrete dhe të prekshme që perceptohen pozitivisht nga njerëzit në rajon. Ato duhet të jenë të dukshme për qytetarët e rajonit dhe të përmirësojnë në mënyrë të qëndrueshme kushtet e jetesës.

DW: Procesi i Berlinit njihet gjithashtu si një dhomë pritjeje për anëtarësimin në BE. A mund të shpresojnë këto vende që nën Presidencën Sllovene të Këshillit të BE në gjysmën e dytë të këtij viti do të arrihet ai progres i zgjerimit që nuk mund të arrihej gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së?

Roth: Ne kemi punuar shumë fort në Presidencën Gjermane të Këshillit të BE-së dhe nuk lamë gur pa lëvizur. Por parakushti për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një konsensus në Këshill. Nuk e arritëm atë vetëm për shkak të bllokadës së një vendi të vetëm. Kjo ishte e hidhur, por nuk po dorëzohemi! Unë i jam shumë mirënjohës Presidencës Portugeze për vazhdimin e këtij procesi. Për shembull, dje në Këshillin e Ministrave Evropianë patëm një informim mbi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor. Në maj dhe qershor tema e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi do të jenë në fokus të takimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm dhe Evropianë. Atëherë do të na duhet “drita jeshile” për fillimin e negociatave të pranimit. Sidoqoftë, unë do të bëj maksimumin. BE duhet të mbajë fjalën dhe nuk duhet ta shtyjë procesin e pranimit për këto vende. Na duhen urgjentisht më shumë sinjale pozitive për rajonin! Është në rrezik jo më pak se besueshmëria e BE-së. Dhe sidomos dymbëdhjetë muajt e fundit  kanë treguar se BE ka rivalë të sistemit në Ballkanin Perëndimor të cilët po plotësojnë boshllëqet që po u lëmë ne. Është në interesin tonë të mirëkuptuar të lidhim rajonin gjithnjë e më pranë nesh.

DW: Megjithatë, çështjet ndëretnike mbeten të pazgjidhura, si në rastin e Kosovës ose Bosnjë-Hercegovinë. Çfarë duhet bërë, sipas mendimit tuaj, për të mënjanuar përfundimisht fantazi të tilla?

Roth: Unë e pres me gëzim bashkëpunimin me qeverinë e re të Kosovës. Qeveria Kurti ka prezantuar një program shumë ambicioz në luftën kundër korrupsionit dhe për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ky është një sinjal i fortë dhe qeveria mund të llogaris  me mbështetjen tonë. Përveç kësaj, Gjermania do  të angazhohet edhe më tej me vendosmëri për liberalizimin e regjimit të vizave me qytetarët kosovarë. Unë shpresoj që ne në BE së shpejti do të arrijmë një vendim për këtë dhe do ta realizojmë sa më shpejt. Mbi të gjitha, një qëllim që vazhdon të largohet gjithë e më shumë kërcënon të kthehet në mirazh – dhe kështu të humbasë fuqinë e tij  tërheqëse dhe transformuese Dhe sa i përket Bosnjë-Hercegovinës, një gjë është e qartë: pavarësisht nga ndasitë shoqërore, një shumicë dërrmuese e popullsisë boshnjake mbështet një qëllim të përbashkët: një të ardhme në BE. Por është po aq e qartë se vendi tani duhet të trajtojë me vendosmëri reformat që janë kaq të nevojshme për të bërë përparim më të shpejtë në rrugën “nga Dejtoni në Bruksel”. Për shembull, reforma e ligjit zgjedhor duhet të projektohet në mënyrë të tillë që të kontribuojë në pajtimin dhe bashkëpunimin dhe jo në ndarjen e mëtejshme.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ballkani perendimor letra per kufijte e janez jansa michael roth ballkani perendimor letra per kufijte e janez jansa michael roth

Sondazh

Poll
Bota 21 Prill 2021, 09:15

TURQI– Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Tsavousoglou, ka folur rreth takimit të para disa ditëve me homologun e tij grek, Nikos Dendias.I f...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet