LIVE UPDATES
Bota

Masat anti-Covid në Kosovë/ Qytetarët dynden drejt Shqipërisë për të organizuar dasmat, fluks rezervimesh në Kukës

21 Prill 2021, 10:17 Nga DOSJA
Masat anti-Covid në Kosovë/ Qytetarët dynden drejt

KOSOVË– Moslejimi i organizimit të dasmave në Kosovë, ka bërë që kosovarët që kanë planifikuar të martohen këtë vit, t’ia mësyjnë Shqipërisë. Shumë prej tyre tashmë kanë rezervuar sallat e dasmave në Kukës.

Përveç sallave, ata kanë zgjedhur edhe këngëtarët që do t’i argëtojnë në një prej ditëve më të rëndësishme të jetës. Këta të fundit kanë folur për Express, lidhur me numrin dasmave për të cilat janë kontraktuar.

Vera do t’i gjejë shumë kosovarë në Shqipëri. Përveç për pushime, një pjesë e tyre kanë vendosur që t’i mbajnë edhe dasmat atje, meqenëse evente të tilla s’po lejohen në Kosovë, shkaku i numrit të lartë të rasteve me COVID-19.

Se kosovarët kanë filluar të rezervojnë sallat e dasmave në Shqipëri e thonë edhe këngëtarët që janë ftuar për të marrë pjesë.

Këngëtari Afrim Muçiqi ka treguar se ai do të këndojë në katër dasma në Kukës. Por, thotë se janë duke përgatitur një manual për organizimin e dasmave dhe ahengjeve të tjera në vend, ashtu që kosovarët të mos kenë nevojë të dalin jashtë vendit për t’i bërë dasmat.

Po, dikund katër dasma deri tash janë bartë nga Kosova nga Shqipëri. I kam pranuar, meqenëse kam qenë i kontraktuar në Kosovë, por dasmori i ka zhvendos për shkak të pasigurisë. Këto dasma janë zhvendos para se të merren masat e reja. Gjatë këtyre 14 ditëve që janë këto masat e reja, ne vec jemi duke përgatit manualin për dasma, ahengje dhe klube të natës, që të mos mbahen jashtë Kosovës”,- ka thënë Muçiqi për Express.

Edhe këngëtari Edi Furra thotë se ka marrë ftesa për të kënduar në disa dasma që pritet të organizohen në Shqipëri. Ai thotë se dasmorët vetëm po presin se çka do të bëhet në Kosovë, për të filluar me rezervimet në qytete të Shqipërisë.

“Unë vitin e kaluar dy dasma vetëm i kam pas në Durrës, ndërsa për këtë vit janë tri rezervime të konfirmuara nga klientë të ndryshëm, me arsyetimin që t’i shëno datën dhe je 100 për qind i rezervuar dhe se nëse nuk më lejojnë me mbajtë dasmën në Kosovë, unë me çdo kusht do e mbajë në Shqipëri. Dmth tri i kam kështu e gjashtë të tjera kam marrëveshje me dasmorët më kanë thënë të shohim se ç’po bëhet në Kosovë dhe nëse nuk na lejojnë mbajtjen e dasmës atëherë do e diskutojmë me familje ose do e shtyjm edhe për një vit ose do të kalojmë në Kukës, Durrës, Tiranë apo edhe në Fushë Krujë”, ka thënë Furra.

Negociatat për hapjen e sallave të dasmave në Kosovë kanë nisur qysh sot.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizimit, Hysen Sogojeva, ka deklaruar se po punohet që të arrihet një marrëveshje e mirë për hapjen e sallave të dasmave.

“Ministri Vitia nuk ka thënë se do të hapen sallat e dasmave. Nuk ka premtuar se do të hapen dasmat. Ne qysh sot do të hyjmë në negociata edhe me përfaqësuesit e sallave të dasmave që të arrijmë një marrëveshje sa më të mirë”,- ka deklaruar Sogojeva.

Ndryshe, para gati gjashtë muajsh, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kishte përgatitur një manual se si do të mbahen dasmat dhe ahengjet në kohë pandemie. Ky manual do të përdoret edhe tash, nëse lejohet organizimi i këtyre ahengjeve nga Ministria e Shëndetësisë.

Bazuar në këtë manual, tani e tutje në hyrje të sallave do të angazhohet një infermier me një orar 2 orë pune, cili do t’ua kontrollojë temperaturën mysafirëve. Mëditja e tij do të jetë 30 euro dhe për pagesën do të kujdesen pronarët e sallave. Rregulla të reja do të ketë edhe për kamerierët dhe të tjerët që do të angazhohen në shërbim.

“Punëtorët ose kamerierët do të shërbejnë me dorëza dhe do ta kryejnë shërbimin në një tavolinë me diametër 2m në të cilën do të lejohen të ulen maksimum 8 persona, distance 2m e tavolinës nga tavolina tjetër”, thuhet në manual.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora afrim muçiqi edi furra masat anti-covid ne kosove afrim muçiqi edi furra masat anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 21 Prill 2021, 09:15

TURQI– Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Tsavousoglou, ka folur rreth takimit të para disa ditëve me homologun e tij grek, Nikos Dendias.I f...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj