LIVE UPDATES
Aktualitet

Alarmuan qytetin! Hajdutët e kasafortave bënë “namin” në vilat luksoze, bllokonin valët dhe hapin dyert e blinduara pa

10 Shtator 2020, 14:17 Nga DOSJA
Alarmuan qytetin! Hajdutët e kasafortave bënë “namin”

Ata prej muajsh e kishin alarmuar policinë. Të aftë të piketonin banesat luksoze brenda të cilave qëndrojnë të mbyllura kasaforta me lekë dhe të pajisur edhe me bllokues valësh si masë paraprake për rastin më të keq. Një burim i Gazetës “Si” hodhi dritë mbi grupin që u godit një ditë më parë, i cili u zbulua edhe me ndihmën e një qytetari që njëkohësisht me uniformat blu ka bërë edhe hetimet e tij private. Investigimi i qytetarit ka mbërritur deri aty thanë burimet e gazetës Si, sa kur është përballur me njërin nga hajdutët ai i përgjërohet “nuk e dija që ishe ti”.

Grupi i kasafortave dhe i milionave të rrëmbyera nëpër banesa të ndryshme të kryeqytet, dyshohet që ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë dhe që gjithashtu veç bllokuesve të valëve përdorte pajisje speciale për të hapur dyert e blinduara pa dhunë. Por gabimi fatal i grabitësve profesionistë sipas burimeve të Gazetës “Si” lidhet me grabitjen e datës 6 shtator 2020, kur ata bujtën në shtëpinë e B.A, i cili ia kishte lënë ambientet për të jetuar nipit të tij E.A me profesion jurist. Burime pranë kriminalistikës rrëfejnë se dera kryesore ishte e hapur pa dhunë dhe ngjante sikur të ishte hapur normalisht nga brenda apo jashtë. Hapja me një aparaturë të posaçme që gjen kodin e çelësave të dyerve të blinduara pa qenë nevoja e kopjimit të çelësit origjinal është stili i hajdutëve të kasafortave, të cilët kanë bërë kërdinë dhe që deri më tani u janë dokumentuar vetëm pesë vjedhje të ngjashme. Në shtëpinë ku jetonte juristi pas këqyrjes së imtësishme u pa përmes gjurmë kopjuesit vetëm një gjurmë, e cila pasi u shënua si gjurmë është dërguar pranë policisë shkencore për të kryer krahasimet përkatëse.

Bëhet me dije nga burimet se i zoti i shtëpisë tregon se kur u kthye nga puna e gjeti derën të mbyllur si zakonisht, por sa shkeli në korridor pa rrëmujën gjithandej, kutitë e boshatisura me bizhuteri floriri që nga unazat e deri tek varëset e blera ndër vite. “Shkova tek gardëroba aty ku mbaj kasafortën, nuk ishte, atëherë njoftova menjëherë policinë”, tregon i riu. Viktima e radhës është përpjekur t’i ndihmojë disi agjentët duke iu treguar se ishte tepër i kujdesshëm me çelësin dhe se e mbyllte përherë derën.

Por sipas tij “kontaktova në Facebook një agjenci që merret me transport mobiliesh. Nuk i njihja. Kjo ndodhi katër ditë para vjedhjes, duhet të lëvizja mobiliet në shtëpinë ku jetoj dhe kur nuk ramë dakord për çmimin gjeta një tjetër po në Facebook”.

Personat që kishin hapur websiten e Facebook sipas burimeve policore janë shtetasit A. K dhe M.H. “Unë qëndrova në makinë sepse nuk po gjeja parkim tregon njëri nga transportuesit e mobilieve ndërsa kunati u ngjit lart. Fotografitë e banesës i pashë në telefonin e kunatit. Ndërkohë A. K, i cili hyri në banesën luksoze këmbëngul para policisë se prej 15 vitesh ai merret me transport mobiliesh dhe se askush nuk është ankuar. “Në shtëpinë në fjalë nuk pashë asnjë kasafortë, qëndrova pak në këmbë, të zotët e banesës më qerasën, ramë dakord për çmimin dhe pastaj unë lëviza”, mbyll pretendimin e tij transportuesi numër dy.

Por kush e kreu grabitjen?

Një kamera sigurie e instaluar në lagje, ndërsa në pallat nuk ka asnjë të tillë ka zbulua një mjet tip fiat punto ngjyrë e bardhë. Në vazhdën e dhjetëra veprimeve hetimore agjentët shkuan edhe në banesën e posedueses së mjetit, një grua me inicialet A. Sh banuese në Durrës. Në shtëpi u gjet bashkëshorti i të zonjës së makinës që pas veprimeve të mëpasshme rezulton të jetë njëri nga hajdutët.

S.Sh sipas burimeve të gazetës Si fillimisht është justifikuar se automjeti ishte nën pronësinë e të shoqes, ndërsa më pas konfirmon: makina është nën emrin e gruas time, por pronar i vërtetë është D.B (edhe ky i arrestuar), i cili merret me tregti makinash dhe këtë makinë ia ka dhënë për përdorim disa ditor E.M.

Burimet e gazetës Si shpjegojnë se menjëherë më pas është kryer kontroll blic në shtëpinë e këtij të fundit, në banesën e të cilit u zbulua pajisja valë bllokuese.

Teksa kanë vazhduar kërkimet për gjetjen e E.M, pasi ai gjatë kontrolleve nuk ishte aty, paralelisht një agjent policie pranë komisariatit numër dy ka vazhduar me marrjen në pyetje të S.Sh që rrëfeu se si pinte kafe shpesh edhe me E.M dhe D.B, por edhe me shtetasin A.R i shpallur në kërkim si njëri nga bashkëpunëtorët. S.Sh identifikon një sërë kamerash sigurie të grumbulluara nga policia pas vjedhjeve të ndryshme, mes tyre një individ me tatuazh në krah. “Por unë nuk kam lidhje, thjesht ata morën për pak ditë makinën e gruas sime, justifikohet i dyshuari para policisë.

Burimet policore tregojnë se në grup është e përfshirë edhe një grua e cila ka dy identitete, në njërin rezulton si banuese nga Fushë Kruja dhe në tjetrin si banuese në Ohër të Maqedonisë së Veriut. “V.O u shpall në kërkim pasi ka dyshime të forta që ndihmon të kërkuarin tjetër duke e fshehur në hotele të ndryshme dhe për këtë qëllim dyshohet si autore e përkrahjes së autorit të krimit”, deklaroi për Gazetën “Si” një burim zyrtar i Policisë së Shtetit.

I zoti i shtëpisë dhe hajdutët

Por teksa policia i ishte afruar mjaft afër grupit, i zoti i shtëpisë E.A shkoi sërish në komisariat me detaje të reja dhe madje edhe me 9600 euro që njëri nga hajdutët ja kishte kthyer mbrapsht së bashku me përgjërimin “nuk e dija që ishte ti”. E.A tregon në polici “kontrollova kamerat e sigurisë gjatë këtyre ditëve derisa zbulova një makinë të çuditshme me ngjyrë të bardhë. Klikova tek e-Gjoba për të parë pronësinë e automjetit dhe aty zbulova pronarët. U interesova në Durrës dhe më treguan se makinën në të vërtetë e mbante E.M.

Ai tregon se si nisi gjurmimin e E.M duke ju vënë pas në një rrugicë pa drita. “Ai shikonte majtas djathtas, i thashë ndalo, ti je personi që më ke vjedhur shtëpinë. Ndaloi më tha nuk e dija që ishe ti i zoti i shtëpisë. Më hodhi 9600 eurot dhe u largua me vrap. I numërova, ishin aq sa më kishin vjedhur si edhe prerjet që kisha”.

Burimet e Gazetës “Si” tregojnë që menjëherë pas zgjidhjes së çështjes në rrugë ekstra, i dëmtuari u drejtua në komisariatin numër dy duke treguar zbulimin e tij, që në të vërtetë ndërkohë ishte zbuluar edhe nga policia.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane vjedhja e kasafortave policia e shtetit tirane vjedhja e kasafortave

Sondazh

Poll

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!