LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më hajn …., lekët s’kanë shkuar në shpi”/ Dalin PËRGJIMET e reja, si u planifikua atentati ndaj aktorit Mishel Pre

10 Shtator 2020, 10:52 Nga DOSJA
“Më hajn …., lekët s’kanë shkuar në

TIRANË– Identifikimi i kufomës së Eglantina Bucit, të cilës iu gjetën edhe disa eshtra tek ‘Mali me gropa’ ka bërë që dosja e atentatit ndaj aktorit Mishel Prela, ngjarje e ndodhur në vitin 2017, të dalë sërish në dritë. Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar edhe përgjimet e reja që kanë dalë nga biseda mes pesë personave që kanë marrë pjesë në këtë atentat.

Biseda e bërë në polici mes dy vëllezërve, Ermir e Miklar Tola, pas arrestimit të këtij të fundit, ka zbuluar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal që morën pjesë në atentatin e përgatitur ndaj aktorit Mishel Prela. Në përgjimin e bisedave ambientale midis Miklarit, i cili thirret ndryshe edhe me emrin “Koli” dhe vëllait të tij, Ermirit, zbulohet personi që kishte marrë përsipër vrasjen e 31-vjeçarit. Miklari i thotë të vëllait se paratë nuk kishin shkuar në shtëpi dhe se ai duhet të gjente e të takonte Xenin (Shkëlzenin) që t’ia dërgonte dhe t’i gjente avokatin më të mirë për ta nxjerrë nga biruca, ose në të kundërt do të tregonte gjithçka që dinte, pasi sipas tij, ai nuk kishte bërë gjë me dorën e vet.

Dosja e PËRGJIMEVE
Gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara në funksion të këtij procedimi penal, mbi bazën e autorizimit të prokurorit të çështjes, dt. 21 korrik 2017 “Për mbajtjen në vëzhgim të shtetasit Ermir Tola”, nga Seksioni i Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë përpiluar dy raporte shërbimi, ku ka rezultuar se subjekti Ermir Tola, në datë 21 korrik 2017, rreth orës 15:40 në vendin e quajtur “Sheshi i Medresesë” dhe pikërisht ngjitur me stacionin e autobusëve të linjës Kinostudio-Qendër është takuar me një person tjetër rreth 30 vjeç, me flokë të rëna në pjesën e përparme i veshur me bluzë ngjyrë blu të errët dhe pantallona të shkurtra treçerekshe me kuadrate, i cili kishte shkuar në takim me një motocikletë tip “Piagio” pa targa. Subjekti Ermir Tola, ka qëndruar me këtë person duke biseduar rreth 15 minuta dhe më pas ata janë ndarë. Në orën 20:30 të datës 21.07.2017, në vendin e quajtur “Sheshi i Medresesë” është bërë bllokimi i shtetasit Ermir Tola.

Në orën 20:00 po të datës 21 korrik 2017 subjekti rreth 30 vjeç, me flokë të rëna në pjesën e përparme, i veshur me bluzë ngjyrë blu të errët dhe pantallona të shkurtra treçerekshe me kuadrate, është konstatuar së bashku me një person tjetër, kur po dilnin nga një bilardo pa emër dhe po drejtoheshin në drejtim të lokal “Elison” në lagjen Babrru-Tiranë. Në këtë moment është bërë bllokimi i këtyre dy shtetasve dhe pas kontrollit të dokumentacionit identifikues ka rezultuar se personi i moshës rreth 30 vjeç, me flokë të rëna në pjesën e përparme, i veshur me vluzë ngjyrë blu të errët dhe pantallona të shkurtra tre çerekshe me kuadrate, quhet Shkëlzen Buci.

Të dy këto raporte vëzhgimi janë administruar në dosjen hetimore dhe janë të shoqëruara me fotografi dhe një CD, ku janë fiksuar takimet e subjektit Ermir Tola, me subjektin tjetër të identifikuar me emrin Shkëlzen Buci.

Gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara në funksion të këtij procedimi penal, në bazë të autorizimit të prokurorit të çështjes, datë 21 korrik 2017, “Për lejimin e përgjimit ambiental” nga Seksioni Tekniko Shkencor dhe Depërtimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas kryerjes së veprimeve të përgjimit, është administruar në dosje proces-verbali mbi veprimin , transkriptimit të bisedave midis shtetasve Ermir Tola dhe të pandehurit Miklar Tola, i cili thirret ndryshe me emrin “Koli”, nga ky veprim kanë rezultuar me interes bisedat, të cilat pas transkriptimit janë të evidentuara si më poshtë vijon:

Ermiri: A je ngatërru me ndonjë gjë?

Miklari: Aaaa.

Ermiri: A je ngatërru me ndonjë gjë po të them?

Miklari: Eeeehee.

Ermiri: Bëj be?

Miklari: Ça thu ore?

Ermiri: A je ngatërru me ndonjë gjë?

Miklari: Po po..Ej…ato asnji eee, kur të dalësh tako Gertën.

Ermiri: Gertën?

Miklari: Gertën edhe duhet me gjet patjetër, vetëm ti dhe Gerta, duhet me gjet patjetër Xenin. Ndoshta ka fol Gerta, po më tha Koli thua e nigjo? Duhet të takoj Xenin ka thënë Koli thuj. “S’kanë shku lekët sot mbasdite tek shpia”.

Ermiri: “S’kan shku lekët”?

Miklari: “Eee afrou…S’kanë shku lekët sot mbasdite tek shpia dhe avokati më i mirë, të vij këtu e të më nxjerri thuaj. Ta mbaj e di vete ai shoku se çfarë do e gjej, kaq…Do flasi Koli thuaj.”

Ermiri: Të qe…..lekët mos mbaj asnjë gjo them.

Miklari: Nuk kam mbajt asnjë gjo un o shok. As nuk kam mbajt gjo, as nuk kam nxjer njeri gjo. S’kam çar mbaj, nuk kam bo gjë un me dorën time o shok, me hajn k….

Ermiri: Për sa lek, për car lekët nuk kanë shku lekët që keni bërë atë?

Miklari: E di ai se ai e di atë person. Se ju se gjeni dot.

Ermiri: Ku ta gjejm Xenin?

Miklari: Në telefon o burr e ka numrin Gerta, fol me Gertën mos e ka Gerta numrin e telefonit ose ose mer Enxhon po se gjete dot numrin dhe thuj më jep pak atë numrin që të ka çuar mesazh Koli dje thuaj, është 6641, pastaj një katër gjashtë dhe një 3 më duket në fund. A në rregull, nuk kanë shku lekët tek shpia thuaj të përgatitet ai shoku për arrati thuaj në rregull?

Ermiri: Për ku me u përgatit?

Miklari: Për këtu në vend tim, se cari…

Ermiri: Sa lek…?

Miklari: Janë nja 30 mij euro, 30 mij euro.

Ermiri: Dhe për ato je tu rreziku?

Miklari: Po jo shoku un nuk kam asnjë lloj rreziku rrot k…, më rruajn…më i miri s’kam shti.

Ermiri: Kush ka shtu?

Miklari: S’ka ç’të duhet ty….Jo idjot mo kalama b…tetë plumba, dy e kan kap në këmb, nji në stomak. Po ça më plasi trapi mu, i shkuan për lesh, do e bëjë m…me zorrë, i shkuan për lesh se i kanë ça zorrën e trashë, e ku e di unë. Kështu u thuj. A e more vesh? Për të fol Koli nuk ka fol, nuk ka nxjerrë njëri thuj. Le të rij i qetë thuj, ama lekët te shpija edhe muj për muj rrogën thuj, 500 euroshin tek shpija, edhe avokati më i mirë të vijë këtu thuj. Se Koli nuk ka lek me e pagujt.

Ermiri: Si si?

Miklari: Lekët tek shpija sot mbasdite, sa të japi ai, njëzetë e pesë, tridhjetë. Sa të japi ai o njëzet e pesë o tridhjetë mund të japë edhe më shumë.

Ermiri: Kaq, kaq t’i them.

Miklari: E di vetë ai. Lekët thuj më ka thënë Koli, me fol me atë thuj dhe deri më sot s’kan vajt lekët te shpija ku ka than Koli, se nuk do kalbet Koli njëzet vjet mrena për b…e atij p… të motrës. Kështu thuj, kështu thuj. Edhe me më gjet mu mënyrën me më lajmaru, që ta di unë se nqs nuk bëhet ajo…të flas unë o shok. Të iki në shtëpi un.

Ermiri: Po të solla. Po të solla paketë, edhe uj ta dish që kan shku lekët.

Miklari: Paketë dhe uj?

Ermimi: Po nuk të solla gjë, nuk do e kem taku Xenin fare.

Miklari: Paska harru telefonin në makinë time dhe kam gjet këto. Vetëm ajo ma q.. nanë mu. Nuk është i imi, nuk di gjë i thash unë. Ene Trimin e kishin marrë mren.

Armimi: Aty isha.

Miklari: Aaa?

Ermimi: Aty përjashta ishte.

Miklari: Po ishte lart kur dola un.

Miklari: Ku lart?

Miklari: Se pika kafe me atë mram un

Ermimi: Më kë?

Miklari: Me trimin

Emrimi: Kur?

Miklari: Në Në darkë.

Ermiri: Në darkë dje?

Miklari: Po

Ermiri: Aty sipër

Miklari: Piva kafe. Po pra ky me….te shkolla Bajram Curri. Piva kafe te shkolla Bajram Curri them me Trimin.

Ermimi: Ehë.

Miklari: Dhe më pyetën, ku ishe. Thash që aty më ka makina naftë, e ika lart tek shkolla Bajram Curri, takova një shok e piva një kafe

Ermiri: Po

Miklari: Shkova bleva ilaçet, i hypa taksisë e ika në shtëpi. Se e kishin me të shpejt. Pse nuk bleve naftë? Do rrija unë të meresha me makinën….ato e kishin urgjent.

Ermimi: Se ma gjo përsipër k….

Miklari: Unë?! Pse k… je ti!

Ermiri: Sa do rrish aty?

Miklari: Nja njëzet vjet (qesh)

Ermimi: Jo ore!

Milari: (qesh) Po ca të të them

Ermiri: Se ma gjo përsipër k…

Miklari: Unë! Pse k… je ti!

Ermimi: Qafsha të gjithë

Miklari: Pse je kaq k… ti, si mund të merrkam përsipër gjë unë!

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermiri miklar mishel prela ermiri miklar mishel prela

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari