"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Dënimi i Kajmakut në Greqi, Krimet e Rënda letërporosi shtetit fqinj, kërkohen shenjat e gishtave
26 Gusht 2019, 08:00Nga DOSJA
TIRANË– Pak ditë pasi Partia Demokratike akuzoi kryetarin e ri të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku se është i dënuar në Greqi dhe se nuk shkel prej 12 vitesh atje, Krimet e Rënda kanë bërë lëvizjen e parë. Të premten, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar një letërporosi në shtetin fqinj, ku kërkohet informacion nga pala greke për emrin “Agim Kajmaku, dhe identitetin e akuzuar nga PD, (Jorgo Toto).
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kajmakut i është kërkuar që të bëhet depozitimi i gjurmëve të gishtave, në Policinë Shkencore, për të bërë krahasimin e tyre me ato që mund të rezultojnë në sistemin e shtetit grek.
Lëvizja e Prokurorisë vjen pak ditë pasi kandidati fitues i Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen pasi Partia Demokratike botoi dënimin e Pjetrit në Itali në vitin 2013 për trafik droge dhe vjedhje.
PD akuzon tashmë Kajmakun se ka qenë i dënuar në Greqi, ndërkohë që zyrtarisht, Gazmend Bardhi i kërkoi akuzës të nisë verifikimet për socialistin. Dosja.al raportoi më herët se Kajmaku pritet që të japë dorëheqjen ndërsa socialistët kanë nisur lëvizjen për zëvendësimin e tij, me Laureta Omerin, e cila njihet si bashkëpunëtore e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Kajmaku, nga ana tjetër thotë se akuzat janë politike dhe se ka lëvizur lirisht në Greqi dhe në çdo vend tjetër të BE.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ekipi i ABC News sjell për herë të parë pamje ekskluzive dhe historinë për atë që sot quhet Kukësi i nëndheshëm. Gazetari Bujar Muçmata dhe operatori Fat...
TIRANË– Policia shqiptare ka finalizuar operacionin e nisur nga pala greke para tre ditësh për shkatërrimin e një grupi shqiptarësh që kishin marrë p...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
KAVAJË– Janë shoqëruar 10 persona në lidhje me grabitjen e “Credins Bank” në Kavajë.Sipas njoftimit zyrtar, personat e shoqëruar po merren në pyetje për të...
KAVAJË– Dosja.al ka mësuar mënyrën se si është grabitur banka në Kavajë. Bëhet me dije se rreth orëve të para të mëngjesit persona ende të paidentifikuar, ...
KAVAJË– Është grabitur bankomati i një banke të nivelit të dytë në qytetin e Kavajës. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për filialin e “Credins bank” në l...
TIRANË– Një emigrant shqiptar, baba i dy fëmijëve autike ka bërë një denoncim në redaksinë e Dosja.al. në një mesazh në inbozxin, tonë, babai i dy dj...