Politike

I dënuar në Greqi, flet Agim Kajmaku: Jam i pastër, vazhdoj punën në krye të bashkisë

Kreu i Bashkisë së Vorës, në një reagim ka thënë se ai është krejtësisht i pastër. "Jam krejtësisht i pastër dhe vazhdoj takimet me popullin", ka thënë ai.
Featured image of article: I dënuar në Greqi, flet Agim Kajmaku: Jam i pastër, vazhdoj punën në krye të bashkisë Agim Kajmaku, kreu i Bashkisë së Vorës

TIRANË- Pas akuzave të Partisë Demokratike dhe kërkesës për Prokurorinë e Përgjithshme për verifikimin e figurës së tij, ka ardhur një reagim nga Agim Kajmaku.

Kreu i Bashkisë së Vorës, në një reagim ka thënë se ai është krejtësisht i pastër. “Jam krejtësisht i pastër dhe vazhdoj takimet me popullin“, ka thënë ai.

Agim Kajmaku më tej pranoi se ka punuar në Greqi por nuk ka pasur asnjë problem. “Jam krejtësisht i pastër dhe vazhdoj punën në krye të bashkisë. Aktualisht jam duke vazhduar takimet me popullin“, tha ai.

Ndërkohë me datë 6 gusht, Kajmaku ka publikuar disa dokumente ku pretendon pafajësinë e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PD me anë të një letre i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të verifikoj figurën e Agim Kajmakut. Sipas PD-së, Kajmaku është arrestuar në Greqi dhe ka ndërruar emrin kur ka qenë emigrant. Po ashtu PD shkruan në kërkesën për Prokurorinë se Kajmaku është subjekt i ligjit të dekriminalizmit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment