Mbreti Charles i dërgon urime Trumpit: Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, marrëdhënie të veçanta dhe të që...
Aktualitet
Grabitja e “Credins Bank” në Kavajë, kamerat filmojnë automjetin, 10 persona në komisariat
26 Gusht 2019, 06:27Nga DOSJA
KAVAJË– Janë shoqëruar 10 persona në lidhje me grabitjen e “Credins Bank” në Kavajë.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e shoqëruar po merren në pyetje për të mësuar më tepër informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Policia shpjegon më tej se është grabitur bankomati i filialit të “Credins Bank” në Kavajë. Autoritetet shtojnë se është marrë një sasi e vogël lekësh, por Dosja.al mësoi se bëhet fjalë për 2 milion lekë.
Mësohet gjithashtu se kamerat e sigurisë kanë filmuar automjetin me të cilin janë larguar dy nga personat që kanë vjedhur bankomatin e kësaj banke.
Njoftimi i policisë Kavajë
Në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi të vogël lekësh.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.
Mëngjesin e sotëm u raportuase ishte grabitur filiali i “Credins Bank” në Kavajë. Dosja.al mësoi se grabitësit, ende të paidentifikuar kanë shpërthyer me tritol murin e pasmë të godinës në mënyrë që të merrnin paratë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KAVAJË– Dosja.al ka mësuar mënyrën se si është grabitur banka në Kavajë. Bëhet me dije se rreth orëve të para të mëngjesit persona ende të paidentifikuar, ...
KAVAJË– Është grabitur bankomati i një banke të nivelit të dytë në qytetin e Kavajës. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për filialin e “Credins bank” në l...
TIRANË– Një emigrant shqiptar, baba i dy fëmijëve autike ka bërë një denoncim në redaksinë e Dosja.al. në një mesazh në inbozxin, tonë, babai i dy dj...
TIRANË– Një gabim i vendosjes së etiketave mbi qeset e perimeve të ngrira bën që klientët e supermarketit “KMY”, t’i blejnë ato për mish të grirë.Siç...
TIRANË– Një ministre Drejtësie e një populli Pa Drejtësi fle në hotelet më të shtrenjta të Evropës. Pritej një reagim apologjie nga Etilda Gjonaj sot, e ci...
TIRANË– Gazetari i Faktoje.al, Merxhan Daci që publikoi faturat e udhëtimeve luksoze të ministres Etila Gjonaj ka premtuar zbulime të reja.Pas reagim...