LIVE UPDATES
Aktualitet

“Zemrën e kam atje”, refugjatet shqiptare nga Ukraina ëndërrojnë lirinë, prej dy vitesh jetojnë në Gjermani si refugjate nga lufta

Një autobus i madh me shumë ukrainas të frikësuar, është kujtimi i fundit që Katarina Larina e ka nga vendi ku u lind e u rrit.

24 Shkurt 2024, 09:38 Nga h.k
“Zemrën e kam atje”, refugjatet shqiptare nga Ukraina
Foto iliustruese

GJERMANI-Dy gra nga Ukraina me origjinë shqiptare prej rreth dy vitesh jetojnë në Gjermani si refugjate nga lufta.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, të dyja thonë se ëndërrojnë për lirinë e Ukrainës, derisa kanë krijuar jetë në Gjermani dhe po tentojnë të krijojnë lidhje me komunitetin shqiptar atje.

Një autobus i madh me shumë ukrainas të frikësuar, është kujtimi i fundit që Katarina Larina e ka nga vendi ku u lind e u rrit.

Më 1 prill të vitit 2022, rreth një muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, ajo arriti t’i bashkohej kolonës së refugjatëve që largoheshin për në vende të tjera të Evropës.

Tash e afro dy vjet, ajo po jeton në qytetin Erfurt të Gjermanisë.

Para luftës, Katarina banonte në fshatin Karakurt në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës, ku jeton një komunitet i madh me origjinë shqiptare.

Këta shqiptarë besohet se janë shpërngulur në Ukrainë nga zona e Korçës së Shqipërisë dhe zona të tjera të Ballkanit, qindra vite më parë.

Shumica e kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqipe, ndonëse me një dialekt të ndryshëm nga shqipja standarde që përdoret sot.

“Nuk shqiptoj shumë”, paralajmëron Katarina para se të nisë intervistën, duke aluduar se “nuk kupton shumë”.

Kur nisi [lufta], më 24 shkurt… [njerëzit] ishin shumë të trembur. Unë kam këtu [në Gjermani] punën. Unë punoj në piceri, bëjmë gatime dhe vetëm mësoj [gjuhën] gjermane.

Kjo 57-vjeçare tregon se në Gjermani kishte ardhur bashkë me vajzën, 33 vjeçe.

Vajza e saj, megjithatë, u kthye në Ukrainë pas një viti, meqë dëshironte të rrinte pranë burrit të saj, i cili nuk kishte të drejtë të largohej nga Ukraina për shkak të ligjit të luftës.

“Mendohem, mendohem çdo ditë. Kam frikë për atë (për vajzën)”, thotë ajo.

Katarina planifikon të qëndrojë në Gjermani tash për tash deri në përfundim të luftës, ndonëse e merr malli për vendlindjen.

“Zemra më është atje (në Ukrainë)… Këtu është tjetër botë, atje është tjetër botë. (Atje), kam botën më të hapur, këtu më të mbyllur”.

Katarina, tani e 10 muaj është duke mësuar gjuhën gjermane. Ajo ka nisur punën në një piceri në qytetin e saj, ku tregon se kishte takuar edhe dy shqiptarë nga Kosova.

Me ta ajo thotë se bisedon çdo ditë që të arrijë të praktikojë edhe gjuhën shqipe.

Unë, kur u thashë se jam shqiptare, ata [u çuditën]. “Katarina? Ti shqiptare?”. Unë ju thashë: “Jam shqiptare”… Dhe, unë zura t’i pyes [si u thoni fjalëve], hudër-hudër, qepë-qepë… e të tilla fjalë, dhe ata më thonë: “Shumë mirë, e keni mbajtur gjuhën…”. Unë them: “Mirë”.

Lufta në Ukrainë tashmë ua ka marrë jetën më shumë se 10.000 civilëve, kurse miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen brenda dhe jashtë vendit të tyre.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Edhe rajoni i Odesës, prej nga vjen Katarina, është goditur nga sulmet e vazhdueshme ruse.

Nelli Syupyur, bashkëvendase e Katarinës, po ashtu me origjinë shqiptare, ka dy vjet që ka krijuar jetë në Gjermani.

Ajo kishte ikur në fillim të luftës në Ukrainë, së bashku me djalin e saj që atëherë ishte tre vjeç.

“Djali ndonjëherë thotë: Mama, kur do të kthehemi në Ukrainë, kur do të shkojmë në Ukrainë, unë dua të shkoj në det”, tregon Syupyur.

Kur iku nga Ukraina, kjo valltare profesioniste, la prapa më shumë se sa karrierën.

Burri i saj, një ushtarak i pensionuar, qëndroi në Ukrainë pasi iu bashkua sërish ushtrisë në vijën e frontit.

Malli dhe frika për sigurinë e burrit në luftë, Nellit i pushoi vetëm në fillim të vitit 2024, kur me leje të veçantë burri i saj arriti të vinte në Gjermani.

“Nëna e tij ishte vetëm (në Ukrainë) dhe ajo ishte shumë plakë dhe e sëmurë. Nuk mund të ecte. Burri mori nënën dhe erdhi në Gjermani”, tregon Syupyur.

Nelli thotë se ai do të kthehet në Ukrainë kur nëna e tij të bëjë më mirë dhe se për këtë është e përgatitur.

“(Takimi) ishte shumë emocional. Djali ia mbante dorën fort. I thoshte: Baba unë nesër do të zgjohem dhe ti nuk do të jesh këtu, do të shkosh në luftë”, rrëfen Nelli.

Sipas saj, bashkëshorti ka disa probleme shëndetësore, por ajo është e lumtur “që është gjallë”.

“Mund të them se unë këtu kuptoj se ne duhet të bëjmë diçka, që të kemi fitore ukrainase, të mbyllet kjo luftë, të mbarojë kjo luftë”.

Nelli tashmë ka rinisur ngadalë karrierën e saj të vallëzimit në Gjermani.

Peng i saj, megjithatë, janë planet që kishte para nisjes së luftës, për të bërë projekte që lidhen me kulturën shqiptare dhe Shqipërinë.

Unë këtu dua të gjej shqiptarë, organizata, kush mund të më ndihmojë, të lidhemi dhe të ngremë pak kulturën e Shqipërisë, të kërcejmë, të bëjmë diçka. Mund të jetë projekt i vogël. Unë [kuptoj] se nuk ka financim për projekt të madh për kulturën shqiptare.

Ajo ka gjetur kontakte me disa familje shqiptare në Gjermani, por thotë se ka dëshirë ta mësojë më shumë shqipen.

“Nuk kam shumë praktikë (për gjuhën). Nuk është lehtë të flasim shqip”, thotë Nelli.

Në të kaluarën ajo kishte jetuar për një kohë të shkurtër në Shqipëri, ku kishte lindur edhe djali i saj, Ervini.

Të shtunën, më 24 shkurt, bëhen dy vjet prejse Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së fundmi i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se “kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse”./ REL

ukraine

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty