19 Qershor 2026, 11:11
Nga E.d
Pamje
TIRANË- Policia ka zbuluar ditën e sotme një laborator për falsifikim të dokumenteve kundrejt shumave 3000-5000 euro. Në kuadër të kësaj janë sekuestruar 46 dokumente të dyshuara të falsifikuara, 2 vula të dyshuara false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë. Gjithashtu janë arrestuar babë e bir dhe bashkëpunëtori i tyre.
Gjatë kontrolleve rezultoi se të arrestuarit kishin përshtatur një banesë në fshatin Rrushkull, Durrës, për falsifikim të dokumenteve si: diploma, dokumente shkollore të tjera, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente për aplikime në institucione të ndryshme. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Gjeneralitetet”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë. Zbulohet një laborator për falsifikim të dokumenteve, kundrejt shumave 3000-5000 euro.
Sekuestrohen 46 dokumente (shkollore, gjyqësore, certifikimi dhe aplikimesh) të dyshuara të falsifikuara, 2 vula të dyshuara false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë.
Arrestohen 3 shtetas: babë e bir që kishin vënë banesën, në dispozicion të kësaj veprimtarie kriminale, dhe bashkëpunëtori i tyre. Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të dyshuar të përfshirë në mënyrë të organizuar, në falsifikim të dokumenteve, në një ambient të përshtatur për këtë qëllim, është finalizuar operacioni i koduar “Gjeneralitetet”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit H. M., 53 vjeç dhe S. M., 24 vjeç, babë e bir, dhe shtetasi E. V., 37 vjeç. Gjatë kontrolleve rezultoi se të arrestuarit kishin përshtatur banesën e shtetasve H. M. dhe S. M., në fshatin Rrushkull, Durrës, për falsifikim të dokumenteve si: diploma, dokumente shkollore të tjera, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente për aplikime në institucione të ndryshme. Në këtë ambient u gjetën 2 vula false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale, si dhe dhjetëra dokumente të dyshuara false.
Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të arrestuarit, për këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
policia tirane tre persona
Aktualitet
19 Qershor 2026, 10:31
E.d
Një nga granatat e gjetura
VLORA- Një qytetare në Vlorë ka gjetur tre granata dhe dy armë pranë plazhit të vjet&eum...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 09:59
E.d
Eglant Koçi
TIRANË- Trupi i të riut Eglant Koçi, i cili ishte zhdukur dy javë më parë është gjet...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 09:35
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 07:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet protesta e 20-të rradhazi, ku mijëra qytetarë pritet t&...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 07:44
E.d
Foto ilustruse
Sektori i industrisë vijoi rënien edhe në vitin 2026 ndjeshëm, duke reflektuar vështirësi në volumet e pr...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 07:30
E.d
Foto ilustruse
Në vitin 2024, sipërfaqja e lejeve të dhëna për ndërtim arriti në 2.5 milionë metra katror, duke sh&...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 07:23
E.d
Foto ilustruse
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. T&eum...
Aktualitet
19 Qershor 2026, 07:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kth...
Aktualitet
18 Qershor 2026, 22:40
D.S
Enduro Sharri
KUKËS- Në faqen zyrtare të organizatës Enduro Sharri është publikuar një njoftim për zhvillimi...
Aktualitet
18 Qershor 2026, 22:30
E.d
Pamje
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë. Nën thirrjet “Rama jepe dor&e...