16 Qershor 2026, 10:12
Nga E.d
Valter Lleshi
MIRDITË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Valter Lleshit në fshatin Shkorret, të Mirditës. Lleshi u qëllua me breshëri plumbash automatiku, ndërsa në vendngjarje u gjetën 18 gëzhoja. Viktima ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, ku mars të këtij viti, kësaj kompanie i ishte vendosur një sasi tritoli në një prej makinerive, e cila nuk kishte shpërthyer.
Sipas hetimeve të kryera deri më tani, 45-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe së bashku me një koleg pune, për të shkuar drejt vendit ku ata punonin. Pas kësaj, kolegu i tij është ndalur afër një lokali, ndërsa viktima ka vijuar rrugën i vetëm. Dyshohet se lëvizjet e tij janë ndjekur që nga momenti kur ai ka dalë nga banesa, ndërsa autorët i kanë zënë pritë në një kthesë.
Ai është qëlluar nga një distancë e afërt dhe ka marrë plagë të shumta në kokë dhe fytyrë. Grupi hetimor po ushtron kontrolle në zonën ku ndodhi krimi dhe po analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në biznese, në mënyrë që të ndihmojnë më shumë në gjetjen apo identifikimin e autorëve. Ai njihej për lidhjet miqësore me fisin Reçi. Nga ana tjetër, po hetohet edhe lidhja e tij me vrasjen e Anton Kelit, gjë e cila ka ngritur edhe një pistë të re hetimesh e cila fokusohet tek çështja e hakmarrjes. Kjo pasi Lleshi ishte i implikuar në eliminimin e Anton Kelit në vitin 2020, për shkak të prishjes me pazaret e drogës./Dosja.al
valter lleshi mirdite vrasje
Aktualitet
16 Qershor 2026, 10:03
E.d
Foto ilustruse
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR,...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 09:39
E.d
Momenti i përplasjes
KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Ksamil, ku një 20-vjeçar i cili p...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 09:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Palombarët dhe efektivë të policisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 09:14
E.d
Pamje
GJIROKASTRA- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, ku tre automje...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 08:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Protesta e 17-të rradhazi do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, ku qindra mijëra qytetarë pr...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 07:43
E.d
Pamje
VLORA- Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia,në qytetin e Vlorës ë...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 07:40
E.d
Ishulli i Sazanit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Shqipëria të garantojë sigurinë e sektorëve...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 07:28
E.d
Foto ilustruse
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bashku me efektet e luftës në Iran kanë sjellë lëv...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 07:25
E.d
Foto ilustruse
Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie dhe ka zbritur në një minimum të ri historik. Sipas kursit z...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Në vitin 2025, janë regjistruar 12 119 vdekje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej këtyre vdekjeve të regjistruara,...