LIVE UPDATES
Aktualitet

Limoni, domatja, nafta dhe kafeja, me rritjen më të fortë të çmimeve në prill, si ndryshoi shporta

Limoni ishte produkti me rritjen më të madhe të çmimit në muajin prill me rreth 41.6%, duke arritur në 212.4 lekë, nga 150 lekë që ishte në prill 2025.

16 Qershor 2026, 07:28 Nga E.d
Limoni, domatja, nafta dhe kafeja, me rritjen më të fortë të
Foto ilustruse

Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bashku me efektet e luftës në Iran kanë sjellë lëvizje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë të shportës dhe të karburanteve në muajin prill.  Sipas listës së çmimeve të INSTAT në artikujt kryesor të shportës në prill, tregu u përball me një shtrenjtim të fortë të prodhimeve të freskëta të sezonit dhe karburanteve, ulje të çmimeve të konservuar, teksa drithërat dhe bulmeti kanë shënuar stabilitet.

Limoni, domatja, nafta, kafeja, rritje rekord në prill

Limoni ishte produkti me rritjen më të madhe të çmimit në muajin prill me rreth 41.6%, duke arritur në 212.4 lekë, nga 150 lekë që ishte në prill 2025.

Pas limonit, domatja ishte produkti me rritjen më të fortë në prill 2026 me 20.1%, duke u shitur tashmë për 210.4 lekë për kilogram nga 175.2 lekë që kushtonin në prillin e vitit të mëparshëm, si rrjedhoje dëmeve që sollën ngricat dhe përmbytjet e pranverës. Në krahun e produkteve industriale, nafta ka shënuar rritje me 18.6%, ose me 32.2 lekë për litër më shumë në prill. Një litër naftë u shit mesatarisht 205.7 lekë, muajin e kaluar, një lëvizje që pritet të ketë efekt zinxhir mbi transportin dhe produktet e tjera.

Ky shtrenjtim është shoqëruar edhe nga rritja prej 17.3% e lëndëve të tjera djegëse. Çmimet e karburanteve u rriten si pasojë e luftë në Iran e cila solli rritjen e vlerës së gazoilëve në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu, një rritje dyshifrore prej 12.0% ka prekur edhe kafenë e bluar, ku paketa prej 100 gramësh ka arritur në 162.3 lekë në prill 2026, teka çmimi i verës u rrit me 11%.

Konservat, sheqeri dhe patatja me rënien më të madhe

Përveç rritjes ekstreme në disa artikuj, buxhetet familjare u lehtësuan nga ulja e çmimeve në disa produkte industriale. Sipas listës së çmimeve të INSTAT, rënien më të madhe në përqindje e kanë regjistruar konservat (për 100 gramë), të cilat kanë rënie me 18.8%, duke u tregtuar mesatarisht me 168.4 lekë. Sheqeri, një produkt bazë që ka shënuar një rënie prej 19.6%, duke zbritur në 89.8 lekë për kilogram në prill 2026, nga 111.7 lekë që ishte në prillin e vitit të mëparshëm.

Për shkak të mbiprodhimit në Europë dhe Gjermani, kryesisht patatja ka pësuar një rënie vjetore të ndjeshme të çmimeve prej 18.9% në prill, duke u stabilizuar në vlerën e 83.5 lekëve për kilogram, e ndjekur me të njëjtin trend edhe nga qepët e thata, të cilat kanë rënë me 13.5% dhe tregtohen aktualisht për 81.3 lekë për kilogram.

Drithërat dhe mishi bulmeti të qëndrueshme

Përtej këtyre lëvizjeve të skajshme me ulje dhe ngritje, produktet e brumit kanë treguar qëndrueshmëri të lartë ose rënie të lehtë, ku buka ka rënë me vetëm 0.7%, mielli me 3.6% dhe makaronat me 2.3%. Situatë e ngjashme paraqitet edhe te bulmetet, ku qumështi ka mbetur pothuajse i palëvizur me një rritje prej 0.4%, ndërkohë që rritje disi më të moderuara por të dukshme janë vërejtur te gjiza me 7.1% dhe kosi natyral me 5.6%. Gjithashtu produktet mishit nuk kanë pësuar ndryshime të dukshme./Monitor

shporta limoni kafeja

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush