LIVE UPDATES
Aktualitet

SHBA-ja paralajmëron ndryshime në kontributin e saj në misionin e NATO-s në Kosovë

Një zyrtar i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi bazohet në rishikimin vjetor të bërë nga Komanda Supreme e Forcave Aleate në Evropë (SHAPE), e cila rekomandoi përshtatjen e trupave në terren.

16 Qershor 2026, 10:03 Nga E.d
SHBA-ja paralajmëron ndryshime në kontributin e saj në misionin e
Foto ilustruse

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në kuadër të një procesi më të gjerë të rishikimit të pranisë ushtarake të Aleancës në vend.

Një zyrtar i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi bazohet në rishikimin vjetor të bërë nga Komanda Supreme e Forcave Aleate në Evropë (SHAPE), e cila rekomandoi përshtatjen e trupave në terren.

“Bazuar në rishikimin më të fundit vjetor të Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë, NATO-ja do të optimizojë pozicionimin e Forcës së Kosovës (KFOR). Si rezultat, Komanda Evropiane e SHBA-së do të bëjë një përshtatje - në faza dhe të bazuar në vlerësim të rrezikut - të kontributit amerikan në KFOR, në përputhje me këtë rishikim të udhëhequr nga SHAPE”, tha zyrtari i EUCOM-it për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se SHBA-ja vazhdon ta konsiderojë misionin një komponent kyç të stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor, pa dhënë detaje për natyrën apo përmasën e ndryshimeve të mundshme.

NATO: Prani më e vogël graduale në KFOR

Javën e kaluar, NATO-ja njoftoi se do ta zvogëlojë gradualisht praninë e saj në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të, siç tha, përmirësimit të situatës së sigurisë. Radio Evropa e Lirë kërkoi sqarime nga selia e Aleancës në Bruksel për treguesit konkretë që mbështesin këtë vlerësim, veçanërisht në veri të Kosovës, ku situata mbetet e brishtë.

Në përgjigje, një zyrtar i NATO-s tha se Aleanca nuk komenton çështje operative apo të inteligjencës, por theksoi se situata në terren monitorohet vazhdimisht dhe nga afër përmes mjeteve të ndryshme, për të siguruar që misioni mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij. Aktualisht, KFOR-i përbëhet nga mbi 4.600 trupa nga 31 vende. 

Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe ministritë e Mbrojtjes në Itali dhe Hungari - dy nga kontribuueset kryesore në KFOR, krahas SHBA-së - për të mësuar nëse planifikojnë rishikim të forcave të tyre, por nuk mori përgjigje.

As Ministria e Mbrojtjes e Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Në një aktivitet javën e kaluar, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova ka ushtri të fortë dhe polici të aftë dhe se, së shpejti, do të ketë edhe xhandarmëri, me synim garantimin e paqes, stabilitetit dhe avancimin drejt integrimit në NATO dhe BE.

KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, si reagues i dytë.

Misioni është përgjegjës për sigurinë përgjatë kufirit me Serbinë, ndërsa në pjesët e tjera të vijës kufitare përgjegjësinë e ka Policia e Kosovës.

Debati për praninë amerikane në Kosovë dhe më gjerë

Në Kosovë, Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht rreth 590 ushtarë të dislokuar në kuadër të KFOR-it - një ulje e ndjeshme krahasuar me mbi 5.000 trupat e vendosura në vitin 1999, kur misioni u krijua pas përfundimit të luftës.

Që nga ajo kohë, SHBA-ja ka edhe kampin Bondsteel pranë Ferizajt, që konsiderohet baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan. Debati për rishikimin e mundshëm të pranisë amerikane në Kosovë nisi qysh në fillim të vitit të kaluar, kur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi se Evropa duhet të përgatitet për një rishikim dhe reduktim eventual të pranisë ushtarake amerikane.

Gjatë një vizite në Varshavë atëkohë, Hegseth tha se e ardhmja e pranisë amerikane do të varet nga kërcënimet globale dhe prioritetet strategjike të SHBA-së. Megjithatë, një zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha për Radion Evropa e Lirë asokohe se nuk ka ndryshime në pozicionimin aktual të forcave amerikane.

Po ashtu, në shkurt të këtij viti, gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, raportoi se SHBA-ja është duke kërkuar nga Aleanca që të reduktojë aktivitetin e saj të jashtëm, përfshirë misionin paqeruajtës në Kosovë - KFOR. Edhe atëherë, një zyrtar i Pentagonit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndryshime në dislokimin e forcave amerikane.

Sipas Komandës Evropiane të SHBA-së, numri i përgjithshëm i forcave amerikane në Evropë është luhatur mes 75.000 dhe 105.000 që nga viti 2022.

Prej tyre, rreth 63.000 janë të dislokuara në mënyrë të përhershme, ndërsa pjesa tjetër shërben me rotacion. Numri më i madh i trupave amerikane - mbi 35.000 - ndodhet në Gjermani, ku gjendet edhe baza ajrore Ramstein, me mbi 16.000 ushtarakë, civilë dhe kontraktorë.

Në fillim të majit, SHBA-ja njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania brenda 6-12 muajve të ardhshëm. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se vendimi pasqyron nevojat operacionale dhe situatën në terren.

“Reduktimi i SHBA-së në KFOR do të ishte destabilizues”

Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar në fund të muajit të kaluar, e përshkroi praninë e SHBA-së në KFOR si komponent kyç për garantimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë. 

Analisti Mark Montgomery, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive, thotë për Radion Evropa e Lirë se çdo reduktim i pranisë amerikane në KFOR do të ishte “shumë destabilizues”, pasi do ta largonte SHBA-në nga “pika më e mundshme e tensioneve” - kufiri Kosovë-Serbi - dhe do të dërgonte sinjal se Uashingtoni po tërhiqet nga roli i sigurisë.

Ai shton se SHBA-ja është thelbësore për suksesin e KFOR-it dhe se diskutimet për ndryshime në politikën ndaj Kosovës janë “shqetësuese”, pasi mund të dobësojnë parandalimin dhe të nxisin Serbinë të testojë vendosmërinë e SHBA-së dhe të Evropës.

Montgomery thekson se ruajtja e niveleve aktuale të trupave amerikane në KFOR është një masë me kosto të ulët, por me rëndësi të lartë strategjike, ndërsa çdo zvogëlim do të sillte, sipas tij, “kohë më të vështira” për Kosovën dhe rajonin.

“Pa asnjë zëvendësim logjik për Shtetet e Bashkuara në këtë rast, ka shumë gjasa që kushtet të destabilizohen më tej nëse SHBA-ja bën një hap prapa”, thotë Montgomery.

Ai shton se Kosova duhet ta forcojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara duke thelluar bashkëpunimin ekonomik, duke avancuar pavarësinë energjetike dhe duke lobuar vazhdimisht për një rol të qëndrueshëm dhe të fuqishëm amerikan në KFOR. Në të njëjtën kohë, ai thekson se vendi duhet të zgjidhë bllokadën e brendshme politike dhe të dëshmojë stabilitet institucional dhe qeverisje demokratike./REL

nato kosovë kfor

Sondazh

Poll

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë