30 Maj 2026, 09:30
Nga E. D
Elton Bani
ITALI- Numri i karabinierëve nën hetim për vdekjen e 41-vjeçarit shqiptar Elton Bani është rritur në katër. Bani vdiq më 17 gusht 2025 në hollin e hyrjes së shtëpisë së tij në Manesseno, pasi u godit me armë elektrike taser. Fillimisht, dy karabinierët që përdorën armën elektrike u regjistruan si të dyshuar për vrasje nga pakujdesia.
Por tashmë ndaj tyre rëndojnë edhe akuza për falsifikim të aktit publik, së bashku me dy kolegë të tjerë që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes gjatë ndërhyrjes. Sipas mediave italiane, akuza e re lidhet me mospërputhjet mes procesverbaleve të hartuara nga efektivët dhe dëshmive të dy fqinjëve okularë, të cilët do të merren në pyetje me kërkesë të prokurores Paola Calleri, e cila drejton hetimet.
Karabinierët kanë deklaruar se përdorimi i taserit ishte i nevojshëm pasi 41-vjeçari kishte reaguar me dhunë, duke i goditur me grushte dhe shqelma dhe duke qenë jashtë kontrollit. Megjithatë, dy dëshmitarët kanë dhënë një version tjetër të ngjarjes, duke treguar se Elton Bani nuk ishte i armatosur.
Sipas tyre, në një moment shqiptari kishte refuzuar të ngjitej në banesë për të marrë dokumentet dhe më pas ishte kapur pas parmakut të shkallëve, duke u hedhur në tokë. Dëshmitarët pretendojnë se shkarkesa e dytë e taserit është përdorur kur ai ndodhej me fytyrë përtokë në hyrjen e pallatit, ndërsa mbante njërën dorë poshtë barkut dhe katër karabinierët nuk po arrinin t’i vendosnin prangat.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka ngritur dyshime se pikërisht kjo shkarkesë e fundit elektrike mund të ketë shkaktuar arrestin kardiak. Raporti thekson gjithashtu se Bani kishte konsumuar kokainë, e cila konsiderohet edhe si shkak i vdekjes së tij së bashku me goditjet e taserit.
Përmes procedurës së incidentit provues, prokuroria, avokatët mbrojtës të të hetuarve, mes tyre Mario Lavicoli, si dhe avokati Cristiano Mancuso, që përfaqëson familjen e viktimës, do të kenë mundësinë të marrin në pyetje dy dëshmitarët okularë në seancën e rradhës, e cila ende nuk është caktuar./Dosja.al
elton bani
Aktualitet
30 Maj 2026, 08:26
E. D
Stresi në fushatën e PD-së
TIRANË- Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka shpallur kandidaturën për t...
Aktualitet
30 Maj 2026, 07:27
E. D
Efraim Diveroli
SHBA- Trafikanti amerikan i armëve Efraim Diveroli që mori një tender nga Pentagoni dhe u përfshi në ska...
Aktualitet
30 Maj 2026, 07:23
E. D
Një avion pasagjerësh që fluturon me 500 nyje shpejtësi (575 milje në orë) dhe një tanker nafte që lëviz ngadal&e...
Aktualitet
30 Maj 2026, 07:21
E. D
Audituesit, kontabilistët dhe ekspertët fiskalë njëzëri vlerësojnë se rideklarimi i pasqyrave financiare të bizneseve ...
Aktualitet
30 Maj 2026, 07:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pa...
Aktualitet
29 Maj 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
Milloshi, student në Universitetin e Mitrovicës së Veriut, nuk ka mundur të aplikojë përmes platformës e-...
Aktualitet
29 Maj 2026, 21:59
D.S
TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar pas miratimit të Udhëzuesit të Praktikës Klinike “P...
Aktualitet
29 Maj 2026, 21:40
D.S
Eugena Tomini
TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka reaguar pas publikimit të udhëzuesit p&eum...
Aktualitet
29 Maj 2026, 21:26
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Autoritetet italiane po hetojnë një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës me seli qen...
Aktualitet
29 Maj 2026, 21:02
E.d
Peshkaqeni
VLORA- Një peshkaqen i vogël ka dalë në breg në Lungomaren e Vlorës, ndërsa ka pasur lëndime në pje...