LIVE UPDATES
Aktualitet

Virozat do jenë të pranishme edhe në qershor, mjekët: Ndikojnë temperaturat dhe prania e 4 viruseve

Luhatjet e temperaturave kanë sjellë edhe ngatërrim të alergjive me gripin. Mjeku pneumolog Jorgji thotë për Gazetasi.al se duke qenë se simptomat janë të njëjta, edhe për mjekët është e vështirë të bëhet dallimi mes alergjisë dhe gripit.

22 Maj 2023, 13:48 Nga k.m.
Virozat do jenë të pranishme edhe në qershor, mjekët:
Foto ilustruese

TIRANË- Moti i paqëndrueshëm, alergjia, prania e 4 viruseve dhe ndotja e ajrit kanë bërë që vendi ynë të përfshihet nga një shtim rastesh të pacientëve të prekur kryesisht nga gripi. Ardian Jorgji, pneumolog, tregon për Gazetasi.al se ka raste të shtuara por që paraqiten me një gjendje të menaxhueshme.

“Janë të prekur pacientë të çdo moshe, jo vetëm fëmijë apo të moshuar. Janë prindër që marrin gripin nga fëmijët dhe pastaj ua transmetojnë të tjerëve”, thotë Jorgji.

Ndërkohë, mjeku pediatër Bektash Mandri thotë për Gazetasi.al se fëmijët po i transmetojnë gripin njëri- tjetrit, duke bërë që të ketë raste të shtuara, sidomos në fillim jave.

“Për 3-4 orë kam pasur 18 vizita dhe vazhdoj të kem pa pushim. më së shumti janë të prekur fëmijët 1-2 vjeç”,- thotë Mandri. Fëmijët e prekur kanë shfaqur temperaturë deri në 38.5 dhe të vjella e diarre për disa ditë. Mandri shpjegon për Gazetasi.al se në vendin tonë vazhdon të jetë prania e 4 viruseve në qarkullim. Përveç Covid-19, kemi edhe prani të virusit të nëntipit AH1, AH2 si dhe RSV. Të gjithë këto viruse ulin imunitetin dhe shpesh herë shkaktojnë mbivendosje bakteriale.

“Problemet më të mëdha i kemi me infeksionet e grykëve dhe rrallë kemi infeksion të rrugëve të poshtme respiratorë”, thotë Mandri i cili tregon se problematika më e madhe e këtij viti tek fëmijët janë shqetësimet me sinuzitin.

“Vitet e tjera nuk i kemi pasur shumë të pranishme por këtë vit i kemi. Në këtë ndikojnë luhatjet e temperaturave”, thotë Mandri.

Luhatjet e temperaturave kanë sjellë edhe ngatërrim të alergjive me gripin. Mjeku pneumolog Jorgji thotë për Gazetasi.al se duke qenë se simptomat janë të njëjta, edhe për mjekët është e vështirë të bëhet dallimi mes alergjisë dhe gripit.

“Edhe njerëzit i ngatërrojnë dhe ndoshta i neglizhojnë viruset prej kësaj por edhe prej kohës, duke menduar se është një gjendje që vjen nga koha”, thotë Jorgji i cili shton se në fakt ndikon edhe ndotja e ajrit.

“Këtë vit kam vënë re se ndotja ka ndikuar në shtimin e rasteve me grip dhe alergji”.

Hulumtimet kanë treguar se ndotja e ajrit shkakton bronkit kronik apo dhe probleme të mushkërisë. Gjithashtu njerëzit që ndodhen në një mjedis të ndotur kanë një imunitet më të dobët. Jorgji thotë se ndotja është një nga arsyet kryesore e shtimit të rasteve të gripit, e kombinuar edhe me ‘relaksimin’ e njerëzve, viruset në qarkullim dhe luhatjet e motit.

Mjeku pneumolog thotë se edhe qershori do vazhdojë të jetë në të njëjtën situatë. Bashkë me virozat e ndryshme që po qarkullojnë këtë periudhë, edhe covid-19 nuk ka qenë më pak në vëmendje. Ndonëse me intensitet më të ulët, në spitalin infektiv në QSUT, vijojnë të shtrohen pacientë në gjendje të rëndë si pasojë e koronavirusit. Sipas shefes së spitalit infektiv, Najada Çomo, kryesisht mosha e të sëmurëve me Covid-19 të shtruar në spital janë mosha e tretë dhe problemet që ka shkaktuar Covid-19 tek ata janë kryesisht pulmonet e bllokuara dhe dëmtimi i veshkave.

“Raste të reja kemi ndonëse në numër më të vogël. Kemi patur dhe vdekje por sigurisht nuk bëhet fjalë për situatë si në pandemi. Edhe me viroza intenstinale ka shtrime gjatë kësaj periudhe të cilat nuk zgjasin shumë ditë. Rastet janë të menaxhueshme”, thotë për Gazetasi.al doktoreshë Najada Çomo. Mjekët këshillojnë që për çdo problem shëndetësor ti drejtohen mjekut të familjes për një trajtim më të specializuar pasi neglizhenca e simptomave të virozave apo Covid-19 rrezikojnë deri dhe jetën./GazetaSi

virozat e stines

Sondazh

Poll

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme...

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit