Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës/ Përmbyset autobusi i linjës së Beratit, 1 viktimë dhe 15 të plagosur
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Furgoni me pasagjerë doli nga rruga, humbin jetën dy persona të cil&...
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Furgoni me pasagjerë doli nga rruga, humbin jetën dy persona të cil&...
"Ndryshimi fillon me ne"/ Protestë sot në orën 10:00 para Parlamentit: Është koha të zgjohemi 30 Qershor, 09:31 ...
"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re 30 Qershor, 10:19 ...
Dita e 30-të e protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët përsërisin thirr...
Të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që dyshohej se merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit duke përfshirë edhe ambjentet e shkollave 9-vjeçare.
TIRANË- Disa persona kanë rënë në prangat e policisë pas finalizimit të operacionit të koduar “Segmenti”. Të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që dyshohej se merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit duke përfshirë edhe ambjentet e shkollave 9-vjeçare. Operacioni u zhvillua pas hetimeve të kryera nga autoritetet, të cilat dokumentuan veprimtarinë e grupit.
NJoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Segmenti”.
Goditet një grup i strukturuar kriminal që shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 14 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetase, pjesëtarë të këtij grupi. Shpallen në kërkim 5 shtetas, të dyshuar si pjesëtarë të grupit.
Gjatë operacionit u vu në pranga edhe 1 shtetas që u kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, si dhe u zbuluan ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit. Sekuestrohen 220 gramë Kokainë, qindra doza Cannabis Sativa të gatshme për shitje, 1 armë zjarri pistoletë, 2 tavolina pokeri, fisha, çipsa për lojëra fati dhe 2 300 000 lekë të rinj. Në vijim të hetimeve të kryera me metoda speciale, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni i koduar “Segmenti”.
Në kuadër të operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata, për shtetasit G. Gj., 41 vjeç; A. H., 39 vjeç; K. M., 25 vjeç; K. K., 22 vjeç; P. K., 35 vjeç; A. M., 51 vjeç; A. C., 33 vjeç; R. Q., 31 vjeç; R. M., 32 vjeç; E. Sh., 43 vjeç; S. Z., 32 vjeç; A. H., 27 vjeç; A. C., 22 vjeç dhe G. M., 28 vjeç, si dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen F. Gj., 38 vjeçe.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: M. Gj., 34 vjeç; O. N., 30 vjeç; E. A., 24 vjeç; E. S., 19 vjeç dhe K. S., 41 vjeç. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit u sekuestruan 220 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, pjesërisht e ndarë në doza, qindra doza të dyshuara Cannabis Sativa, gati për shitje, 2 tavolina pokeri, fisha dhe çipsa që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të palejuara, dhe 2 300 000 lekë të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 22 vjeç, të cilit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion. Nga hetimet e deritanishme është dokumentuar me prova ligjore se pjesëtarët e këtij grupi kriminal, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë, në kuadër të të cilit, në periudha të mëparshme, janë finalizuar edhe disa operacione të tjera policore, me rezultat arrestimin e 7 shtetasve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Dritan Goxhaj TIRANË- Protesta e zhvilluar sot para godinës së Parlamentit është shoqëruar me tensione të larta, ku...
Foto TIRANË- Autori i vrasjes së Endri Goxhajt në Memaliaj, Marjaldo Nela është vetëdorëzuar ditën e sotme n&e...
Pamje FIER- Shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i akuzuar si përpunues dhe shpërndarës i kokainës së prodhuar në lab...
Pamje nga protesta TIRANË– Në mes të tensionit të lartë dhe revoltës qytetare para Parlamentit, një gjest prek&eum...
fnsh TIRANË- Trupa të FNSH-së, të pajisura me skafandra dhe mjete të tjera mbrojtëse e sulmuese, janë rreshtuar n&...
Foto TIRANË- Protesta qytetare, e organizuar në Tiranë, është vendosur sot përballë Parlamentit teksa vazhdon të pa...
Pamje TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga operacioni i policisë për të arrestuar Emiljano Ninën. Mësohet se fo...
Studentet ne proteste TIRANË– Ndërkohë që brenda sallës së Kuvendit po zhvillohen punimet e seancës plenare, qyte...
TIRANË– Momente tensioni janë regjistruar ditën e sotme gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Kuvendi...
Pamje TIRANË- Protesta antiqeveritare që mbahet në Tiranë, ditën e sotme është zhvendosur në ambjentet perballë...