LIVE UPDATES
Aktualitet

GJKKO dënon me 14 vite burg kolumbianin, pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Frakull

Procesi gjyqësor ndaj tij është zhvilluar në mungesë nga GJKKO, ndërsa pritet ekstradimi i tij nga Kolumbia.

30 Qershor 2026, 13:01 Nga G.M
GJKKO dënon me 14 vite burg kolumbianin, pas zbulimit të laboratorit
Pamje

FIER- Shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i akuzuar si përpunues dhe shpërndarës i kokainës së prodhuar në laboratorin e zbuluar në Frakull, është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 14 vite burg. Procesi gjyqësor ndaj tij është zhvilluar në mungesë nga GJKKO, ndërsa pritet ekstradimi i tij nga Kolumbia.

Sipas hetimeve, Rodriguez dyshohet se ka pasur një rol kryesor në aktivitetet që zhvilloheshin në laboratorin e kokainës, zbulimi i të cilit u bë gjatë një operacioni të autoriteteve shqiptare.

SPAK më 8 dhjetor 2023 njoftoi mbyllen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështje në ngarkim të ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë, të akuzuar për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë të përzier me pleh kimik. Droga u zbulua më 24 nëntor 2022 në banesën e Viktor Çervanakut e cila ishte kthyer në një laborator kokaine.

SPAK zbuloi se nëse kokaina hidhej në treg, do të sillte një përfitim prej 40 milionë euro. Droga hyri në Shqipëri e përzier me “plehun organik” artificial. Kokaina ishte transportuar nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi. Pastaj në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri në datën 19 shtator 2022.

Ndërsa më 6 mars të këtij viti, SPAK njoftoi edhe pesë masa arresti të tjera të miratuara nga GJKKO-ja, “arrest me burg”, prej të cilave 3 u ekzekutuan dhe 2 persona u shpallën në kërkim. Mësohet se të akuzuarit janë; Kevin (Arjan) Margjoni, Durim Keçi, Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola. Dy të parët, Margjoni dhe Keçi, janë shpallur në kërkim, kurse të tjerët janë të ndaluar.

SPAK tha se të pestë akuzohen për një tjetër episod trafiku në kuadër të organizatës kriminale me 15 persona, 10 prej të cilëve të dënuar më parë nga GJKKO. Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: Nikolin Gjolena, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe kolumbiani Samir Rosales Rodriguez./Dosja.al

kokaina ne frakull

Sondazh

Poll

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

Aksidenti tragjik, Policia e konfirmon: 2 viktima, 15 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik me dy viktima, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur