All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

VIDEO/ “Faqen ta prek içik kështu”, zyrtari i Tatimeve i fut duart koleges, punonjësja rrëfen 5 vite torturë në zyrën e Mexhit Allushit, përndjekje dhe dhunë

Ajo thotë se është ngacmuar seksualisht, përndjekur, shantazhuar, madje dhe dhunuar fizikisht nga kolegu i saj i auditimit Mexhit Allushi.

11 Janar 2023, 21:36 Nga DOSJA
VIDEO/ “Faqen ta prek içik kështu”, zyrtari i Tatimeve i
Mexhit Allushi dhe punonjësja
All - Paragraf - 1

TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan denoncon sonte rastin e përndjekjes dhe ngacmimit seksual të një nëpunëseje në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Një zonjë tregon se prej 18 vitesh ka punuar tek Tatimet dhe 5 vitet e fundit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ajo thotë se është ngacmuar seksualisht, përndjekur, shantazhuar, madje dhe dhunuar fizikisht nga kolegu i saj i auditimit Mexhit Allushi.

“Prej 18 vitesh jam punonjëse e administratës tatimore. Prej 5 vitesh në administratën qëndrore të Tatimeve, domethënë në Drejtorinë e Përgjithshme Tatimore, në një nga sektorët të ndjeshëm siç është auditi i brendshëm. Më vjen shumë keq që përveç historisë time, të “diskretitohet” dhe emri i këtij institucioni. Para 3 vitesh më ka rastisur të punoj me një nga kolegët e mi që është pak në moshë dhe quhet Mexhit Allushi. Pashë që përveç kësaj, zotëria filloi të kishte dëshira jashtë punës. Shihja që në mëngjes merrte lulet dhe i vendoste te makina, gjë që më bënte non sens. Bënte muhabete pak të turpshme që nuk mund t’i përmend në këtë intervistë. Gjatë udhëtimeve që bënim, sepse ai ishte shofer, filloi të vinte dorën mbi këmbë. Në atë moment i thashë të lutem. Më fal, tha, se rëshkiti. Pastaj një herë tjetër filloi përsëri. I thashë, të lutem…Filloi të ngacmojë dhe me duar. Një herë tjetër filloi të kapte nga fytyra, nga faqet. Ore ç’a bën? Shiko, unë doja pak të të prekja kështu. Gjatë orarit të punës më përndiqte qoftë me sy qoftë nga dritarja, ku shkoja, me kë pija kafe. Vinte tek hoteli ku qëndronim, pyeste a ka ardhur? Kur ka ardhur? Kur vjen? Me kë vjen? Kur dilja në mëngjes, recepsionistja që dorëzoja çelësin thoshte shiko se më ka pyetur kolegu jot për këto gjëra. Shtangesha. Telefonin e merrja e lija në një cep të shtëpisë aty, shikoja mesazhet që pse nuk e çon telefonin. Si duket ai ushqente iluzione… unë nuk e di, nuk e kuptoj. Unë nuk i kam lënë asnjë lloj shkaku”, thotë denoncuesja.

Zonja tregon edhe mesazhet që i dërgonte 60-vjeçari Mexhit Allushi pas orarit të punës.

Mexhit Allushi: Të pata shkruar diçka në WhatsApp. Shof që më ke bërë bllok. Bravo të qoftë, e ke gjetur fiks kujt t’i bësh bllok.

Denoncuesja: Mexhit Allushi hiq dorë nga këto metoda shiksi e provokuese. Telefonit tim mos i bjer e mos shkruan me numër të huaj dhe jashtë orarit të punës. Me mua matu mirë kur flet e sillesh, e ke tepruar shumë. Kontrollo veten dhe sjelljen patetike që ke. Kaq.

Mexhit Allushi: Numri është i imi. Kaq. Më mirë vonë se kurrë. Mendoj se nuk kemi asnjë arsye që të shpërfillim apo të injorojmë njëri-tjetrin. Klm.

Denoncuesja: Më ke marrë të premten telefon me kamera. Të lutem, telefonin e kam privat e nuk dua asnjë shqetësim mbas orarit të punës, e aq më tepër me kamera. Faleminderit në qoftë se do më kuptoni.

Mexhit Allushi: Të kërkoj shumë të falur meqë të ka ardhur sinjali. Doja të merrja dikë tjetër dhe e kam fikur menjëherë. Pandeha se nuk të ka ardhur sinjali prandaj nuk të mora për të të kërkuar të falur në moment. Edhe njëherë të kërkoj shumë ndjesë. Sinqerisht.

Denoncuesja: Katër herë gabim?! Nejse.

Mexhit Allushi: Nuk ka mundësi, vetëm një herë. Nëse flet që kam parë statusin është tjetër gjë. Unë i shoh të gjitha statuset, përfshirë edhe statuset e tua që më vijnë. Dhe të them të drejtën ndonjë status i joti më ka pëlqyer, prandaj i shoh.

Vetë Mexhiti, në një video-regjistrim, pranon se ka prekur kolegen në pjesë të ndryshme të trupit.

Mexhit Allushi-Si shokë edhe mund të përqafohemi, jo përqafim kështu, po përqafohemi, puthemi kështu..

Denoncuesja-Ore një sekondë, prit të të kap çikë faqen..! Ç’ishte kjo?

Mexhit Allushi-Faqen ta prek içik kështu..

Denoncuesja-Po mirë mo, ç’do të thotë ta prek çikë faqen? Mexhit të kam thënë shumë herë, po e tepron, po e trash avazin, po e trash zullumin, tashi unë nuk do rri përditë.

Mexhit Allushi-Çfarë do bësh tani?

Denoncuesja-Ore, unë çfarë kam ardhur që në fillim, atë punë do bëj.

Mexhit Allushi-Çfarë do bësh në lidhje me mua?

Denoncuesja-Mexhit,jo,jo,jo, unë kam kërkuar korrektësi dhe ti kontrollo veten! Ky është problemi jot.

Mexhit Allushi-Si do sillesh me mua?

Denoncuesja-Jo më jo, me ty do sillem siç jam sjellë.Nuk ka lidhje si do sillesh, unë siç jam sjellë në fillim do sillem e tani. Ti kujdes me veprimet, që bën!

Fillimisht viktima e ngacmimit seksual e ka referuar problemin tek drejtuesi i saj, Shpëtim Projku, i cili nuk mori asnjë masë.

Jo vetëm kaq, por në kthimin e përgjigjes së zonjës i drejtohej kësaj të fundit duke i thënë se po bëhet pengesë për vazhdimin e punës?!

“I kërkoj drejtorit tim direkt dhe i them, ju lutem sepse unë isha bashkë me një koleg tjetër që do auditonim këtë drejtori, dhe ndër të tjerash drejtori sjell edhe këtë person. I them, të lutem o ço ata të dy ose ço grupin siç ishte sepse unë nuk mundem. Drejtori menjëherë, shiko se ka kaluar, është harruar, në qoftë se do ketë debate të lutem më njofto, domethënë drejtorit tim nuk i ka interesuar kurrë cënimi i dinjitetit të punonjësve të vetë. I kam nisur email në datën 21.4.2022 ora 10:00 dhe i kam thënë të gjitha arsyet ligjore përse unë nuk dua të jem pjesë e grupit me zotërinë. Ai e dinte shumë mirë arsyen. Më kthen një përgjigje në datën 22.4.2022 dhe më thotë që kërkesa ime nuk pranohet. Dhe absurditeti vazhdon me fjalinë që po bëhesh pengesë për vazhdimin e programit. Kërkesa juaj nuk pranohet. Ju po bëheni pengesë për vazhdimin e mëtejshëm të programit”, deklaron denoncuesja. /tvklan.al

mexhit allushi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari